qelja e iftarit

Si ta çelim iftarin?

Spread the love

Hapja e iftarit është një nga çastet më të bukura të agjërimit në të cilat ka begati të shumta. Në traditën e Profetit të Zotit (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) theksohet që iftari të hapet menjëher pasi të thërret ezani i akshamit. Është mirë që iftari të hapet me ujë të vakët dhe me hurma. Qumështi i ngrohtë, pak bukë me djathë, jeshillëqe dhe supë është ushqimi më i mirë për iftar. Hapja e iftarit me ujë të valuar e të vakët ndihmon në zhdukjen e lëndëve helmuese nëpërmjet urinimit dhe aparatit të frymëmarrjes.

Trupi i njeriut në kohën e iftarit ka nevojë për një burim energjie si glukoza që energjinë e nevojshme e dërgon menjëherë në inde, qelizat nervore dhe në tru. Sot nga ana shkencore është vërtetuar se hurma e cila Kur’an përmendet si frut i shenjtë dhe që përmendet edhe në disa hadithe të Profetit, është një nga ushqimet më të mira që furnizon trupin me lëndët e nevojshme si glukoza, fibra, kaliumi dhe magnez. Profeti i nderuar i Islamit (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) thotë: “Çdo kush që agjëron, ta çelë iftarin me hurma dhe nëse nuk gjen hurma, ta çelë me një ujë të pastër”.

Në fakt ushqimet e përmendura në Kur’an dhe në hadithe janë ushqime të ekulibruara, të shëndetshme dhe në përputhje me nevojat e trupit që ndihmojnë në balancimin e aktiviteteve të trupit gjatë muajit të Ramazanit. Ushqimet e këshilluara nga hazret Muhamedi (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij) janë: qumështi, hurma, mishi i deles dhe buka e elbit. Edhe në Kur’an përmenden fruta si hurma, ulliri dhe fiku. Agjëruesi në iftar duhet të hajë ushqimen të lehta dhe me energji dhe të evitojën ushqimet voluminoze, si: pilaf, dhe ushqime të skuqura si dhe ushqime të përgaditura, me qëllim që trupi gradualisht të bëhet gati për darkën.

Autorë:

Ali Jazdinezhad dhe
Sejed Ramazan Mohsenpur

Huazuar nga libërthi: “Udhëzues shëndetësor për muajin e bekuar të Ramazanit”, përktheu: Almir Shakollari, botues: “Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi”, Tiranë 2002, fq. 8.




There are 2 comments

Add yours

Post a new comment