Rikujtim në lidhje me iftarin
Disa këshilla në lidhje me çeljen e iftarit kanë këto:
1. Çelni iftarin me ujë, hurma, rrush të thatë, mjaltë dhe në përgjithësi me glukozë natyrore. Mund të pini edhe çaj me pak kafeinë, qumësht të ngrohtë si dhe ëmbëlsira me pak yndyrë.
2. Patate të ziera, perime të ziera (gjethe lakre, selino, lulelakër, karrotë) pak arra, sultiash, mana, gjalpë, mjaltë dhe vezët të ziera janë gjithashtu ushqime të përshtatshme për iftar.
3. Janë të ndaluara ëmbëlsirat dhe yndyrat. Përdorimi i këtyre ëmbëlsirave shkakton rritjen e glukozës dhe yndyrës në gjak dhe neutralizon mekanizmin e balancimit të yndyrave në trup. Agjëruesit duhet të distancohen nga ky lloj ushqimi dhe të mjaftohen me glukozë natyrale.
4. Mos e çelni iftarin me glukozë artificiale (sheqer, çokollatë, ëmbëlsira).
5. Gjatë iftarit mos hani asnjë ushqim me yndyrë.
6. Asnjëherë mos e hapni iftarin me ujë të ftohtë, ushqime të ftohta dhe me pije me gaz.
7. Supa me qepë të skuqura nuk është ushqim i përshtatshëm për iftar, sepse përmban sasi të madhe yndyre. Këshillohet që për iftar të përdorni supa të holla dhe pa yndyrë.
Autorë:
Ali Jazdinezhad dhe
Sejed Ramazan Mohsenpur
Huazuar nga libërthi: “Udhëzues shëndetësor për muajin e bekuar të Ramazanit”, përktheu: Almir Shakollari, botues: “Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi”, Tiranë 2002, fq. 9.