Tri hadithe të Pejgamberit Muhamed (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij)
Respekti për shkak të frikës
“Dijeni se më të këqijtë e ummetit (bashkësisë) tim janë ata që tregojnë respekt ndaj një personi për shkak të frikës nga e keqja e tij. Nuk është me mua ai që tregon një respekt të tillë”.
Mirësia për hir të njerëzve
“Mos kryej asnjë mirësi për t’u treguar para njerëzve dhe mos hiq dorë nga kryerja e saj për shkak të turpit”.
Disa shenja të Kiametit
“Ndër shenjat e Kiametit janë: shtimi i atyre që e lexojnë Kuranin dhe pakësimi i atyre që e zbatojnë; shtimi i atyre që urdhërojnë dhe pakësimi i njerëzve të besueshëm; rënia e shirave me bollëk dhe pakësimi i të mbjellave”.
(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 16, shtator/tetor 2015, fq. 35)