16. A mund të agjëroj një nënë që ushqen foshnjën me qumësht!

A mund të agjërojë një nënë që ushqen foshnjën me qumësht?

Spread the love

Në bazë të fakteve, deri në 6 muaj kur burimi i vetëm i ushqimit të foshnjës është qumështi i nënës, është më mirë që nëna të mos agjërojë, sepse agjërimi i nënës do të shkaktonte probleme për procesin e rritjes së foshnjës. Por nënat që pas 6 muajsh, përveç qumështit të tyre përdorin edhe ushqime të tjera ndihmëse për foshnjën, mund të agjërojnë duke pasur parasysh pikat e mëposhtme:

1. Regjimi ushqimor i këtyre nënave të jetë i pasur me proteina, hekur, kalcium dhe vitamina të ndryshme (mish, drithëra, bulmete, vezë, fruta dhe perime).
2. Në periudhën nga iftari në syfyr të konsumojnë lëngje si ujë dhe qumësht në sasi të mëdha.
3. Të evitojnë kryerjen e punëve të rënda e të lodhshme.

Autorë:

Ali Jazdinezhad dhe
Sejed Ramazan Mohsenpur

Huazuar nga libërthi: “Udhëzues shëndetësor për muajin e bekuar të Ramazanit”, përktheu: Almir Shakollari, botues: “Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi”, Tiranë 2002, fq. 15.