4.1

Aftësia e njeriut për të “shëruar” veten

Spread the love

Hyrje

Njeriu është qenie shumë e zgjuar, shumë interesante në të gjitha aspektet. Ju duhet ta dini se edhe vetë jeni në gjendje që deri në një shkallë të caktuar ta ndërroni disponimin tuaj. Ju duhet ta pranoni dhimbjen dhe mllefin, si dhe ta lejoni veten ta ndjeni atë për një kohë të caktuar, por jo për shumë gjatë. Ne, si njerëz, duhet t’i ndjejmë edhe ato ndjenja ndonjëherë, ashtu që të njihemi më mirë me jetën dhe veten tonë. Çdo herë e më shumë po përhapet dukuria e stresit te njerëz të shumtë, sidomos te ata që punojnë. Pasojat e stresit duket të jenë prej atyre më të voglave, deri te ato më të mëdhatë, që rezultojnë edhe me vdekje. Natyrisht, që pas streseve të shumta vijnë edhe depresionet dhe ankthet.

Stresi

Mirëpo, prapë njerëzit stresin nuk e marrin si shumë të rëndësishëm. Menaxhimi i kësaj dukurie është më se i rëndësishëm. Atë më së miri e bëjmë duke përdorur vetë trupin dhe mendjen tonë. Lidhshmëria e këtyre dyjave është aq e ngushtë, ndërsa shumë pak shfrytëzohet si e tillë. Se sa ndihmon besimi në lehtësimin e përballimit të këtyre dukurive negative, flet edhe Kur’rani Famëlartë në këto ajete:

“Zoti që më krijoi, Ai më udhëzon mua. Dhe Ai që më ushqen dhe më jep të pijë. Dhe kur të sëmurem Ai më shëron”. (Surja esh-Shu‘ara’, ajetet 78-80)

Këto ishin vetëm disa përkufizime të shkurtëra të disa gjërave që na rrethojnë, që na preokupojnë dhe që ndoshta nuk i kemi vënë re. Të jeni të bindur se këto e shumë gjëra të tjera që ndihmojnë jetesën më të lehtë, do të vazhdojmë t’i ndajmë me ju.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 1, nëntor/dhjetor 2009, fq. 30)




There are no comments

Add yours