3.1

Aftësia e njeriut për të falur

Spread the love

“Të falurit dallon, prandaj të falim vetëm për hir të Allahut, të falim për hir të Atij që na ka mbushë me mëshirë”.

A thua sa herë përballemi me sfida të ndryshme në jetë, kur vihemi në një situatë shumë të rëndë e aq të lehtë njëkohësisht? Sa e sa herë ndodhemi përballë mundësisë për të falur? Për të falur gabimet e dikujt ndaj jush? Sigurisht se shumë e shumë herë jeni ndeshur me këto situata? Natyra e njeriut është e tillë që të dëshirojë edhe nënshtrimin e dikujt tjetër ndaj jush, mirëpo ajo që më së shumti e forcon dhe, njëkohësisht, e zbut zemrën tonë është të falurit. Të falurit e gabimeve të të tjerëve, padyshim, se nuk është edhe aq e lehtë, mirëpo, është cilësia më e mirë e njeriut.

Le të mendojmë kështu: kur hasni në ndonjë gabim të dikujt ndaj jush, padrejtësi që iu ka bërë, shpifje që ka bërë për ju, apo çdo gjë tjetër që ju ka bërë të qani, të luhateni në ndonjë vendim, të ndiheni e ofenduar e tradhtuar, atëherë ajo që më së shumti ju lehtëson dhimbjen është falja. Apo, si thoni që në raste të tilla të mundoheni që të filloni ta trajtoni rastin si rast, prej nga buron, çka e ka detyruar atë person që të veprojë ashtu. Në këtë formë shumë më mirë e më lehtë do të largoheshim nga ajo që nuk e dëshirojmë në mendjen tonë “urrejtjen”.

Urrejtja nuk na duhet. Ajo vetëm na bën më të egër, na xhindos më shumë. Prandaj, largojeni atë nga vetja juaj. Të falësh është cilësi e njeriut, dhuratë shumë e mirë nga Allahu. Imagjino sikur të mos e kishim këtë cilësi? Çfarë do të bëhej me njerëzimin? Natyrisht, edhe të falurit dallon, prandaj të falim vetëm për hir të Allahut, të falim për hir të Atij që na ka mbushë me mëshirë. E keni provuar të falni? E si jeni ndier pastaj? Jam i sigurt që është ndjenjë e papërshkruar. Aftësia për të falur është madhështore. Është dhunti nga Allahu. Ngushëllimi më i madh është që çdo falje që e bëni për hir të Tij, nuk humbet. Për ta përmbledhur edhe më fuqishëm këtë që thamë, disa ajete të Kuranit Fisnik thonë:

Çka u është dhënë nga ndonjë send, ajo është kënaqësi në këtë botë, e ajo që është te Allahu është shumë më e mirë dhe e përjetshme, por për ata që besuan dhe që vetëm Zotit të tyre i mbështeten. Dhe ata që iu shmangën mëkateve të mëdha e të shëmtuara, dhe kur hidhërohen, ata falin. Ndëshkimi i të keqes bëhet me një të keqe në të njëjtën masë, e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek Allahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët. Kush bën durim dhe fal, nuk ka dyshim se ajo është virtyti më i lartë (i lavdishëm). (Surja esh-Shura, ajetet 36-37, 40, 43)

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 1, nëntor/dhjetor 2009, fq. 30)




There are 2 comments

Add yours
  1. dyskont online

    I see You’re in reality a excellent webmaster.

    The web site loading speed is amazing. It seems that you are doing any distinctive trick.
    Furthermore, the contents are masterpiece.
    you have performed a wonderful job on this topic! Similar here: najlepszy sklep
    and also here: Dyskont online

  2. Link Building

    Hey! Do you know if they make any plugins to assist with
    Search Engine Optimization? I’m trying to get my site to rank
    for some targeted keywords but I’m not seeing
    very good gains. If you know of any please share.

    Cheers! I saw similar text here: GSA Verified List


Post a new comment