37. Agjërimi dhe sëmundjet e mushkërisë

Agjërimi dhe sëmundjet e mushkërisë

Spread the love

Të prekurit nga sëmundjet në mushkëri, përfshihen nga një gamë e gjerë e çrregullimeve, por ajo çka është debatuar më shumë është agjërimi i të prekurve nga astma. Pikëpamja e dijetarëve fetarë në lidhje me këtë rast është e ndryshme. Disa prej tyre janë të mendimit se përdorimi i sprejit për kurimin e astmës dhe për kontrollin e sulmeve të saj nuk konsiderohet si pjesë e ushqimit dhe e pijeve dhe përdorimi i sprejit nuk e prish agjërimin.

Por një pjesë e dijetarëve fetarë, janë të mendimit se përdorimi i sprejit për shkak të ujit dhe përbërjes së tyre, bëhet shkak për prishjen e agjërimit. Si rrjedhim në bazë të pikëpamjes së parë të sëmurët me astmë mund të mbajnë agjërim dhe në rast se është e nevojshme mund të përdorin sprej.

Por nga pikëpamja e dytë të sëmurët me astmë dhe sidomos ata që janë prekur rëndë nga kjo sëmundje nuk mundë të agjërojnë. Në rast se të sëmurët shfrytëzojnë sprej me ndikim më të gjatë ata mund të agjërojnë.

Autorë:

Ali Jazdinezhad dhe
Sejed Ramazan Mohsenpur

Huazuar nga libërthi: “Udhëzues shëndetësor për muajin e bekuar të Ramazanit”, përktheu: Almir Shakollari, botues: “Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi”, Tiranë 2002, fq. 28.




There are 9 comments

Add yours

Post a new comment