40. Agjërimi i të sëmurëve me probleme në shikim

Agjërimi i të sëmurëve me probleme në shikim

Spread the love

Në shumicën e sëmundjeve të syrit si lotimi apo mplakja e syrit nuk ka pengesë për agjërim. Një nga pyetjet që shtrohet nga të sëmurët e këtij lloji është a mund të agjërojnë apo jo të sëmurët që përdorin syze apo të sëmurët me çrregullime të tjera të syve? Në bazë të fakteve shkencore që posedohen deri tani, nuk ekziston ndonjë problem për agjërim për personat që vuajnë nga probleme të shikimit si miopia, hipertropia dhe astigmatizmi.

Vetëm në tre raste këshillohet që këta persona të mos agjërojnë:

  • Personat që vuajnë nga uji i zi (glaukom) dhe sidomos kur mosha e të sëmurit është e madhe dhe kur problemet e shikimit pasohen edhe nga sëmundjet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut.
  • Miopia e theksuar me numër të syzeve më të larta se 18. Në këtë rast pakësimi i ujit të trupit si pasojë e agjërimit mund të shkaktojë çrregullime të theksuara në të gjithë rrjetin e syrit dhe të ushtrojë presion të madh mbi nervin e shikimit.
  • Në rastin kur shëndeti i syrit rrezikohet si pasojë e çrregullimeve vaskulare si pasojë e sëmundjeve të diabetit të pakontrolluar, tensionit të gjakut etj., ndalohet agjërimi.

Të prekurit nga miopia para fillimit të muajit të Ramazanit patjetër duhet të këshillohen me mjekun.

Errësimi i shikimit gjatë agjërimit krijohet në kushtet u urisë, kryesisht nga anemia, ulja e sheqerit në gjak, rënia e tensionit të gjakut dhe zakonisht nuk ka lidhje me sëmundjet e syrit.

Agjërimi i personave që kanë operuar retinën e syrit, nëpërmjet operacionit me rreze laser, nuk ka asnjë problem.

Autorë:

Ali Jazdinezhad dhe
Sejed Ramazan Mohsenpur

Huazuar nga libërthi: “Udhëzues shëndetësor për muajin e bekuar të Ramazanit”, përktheu: Almir Shakollari, botues: “Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi”, Tiranë 2002, fq. 29.




There are no comments

Add yours