6. Agjërimi në sëmundje të ndryshme

Agjërimi në sëmundje të ndryshme

Spread the love

Feja islame e cila në ligjet dhe udhëzimet e saj ka parashikuar më së miri të gjitha rrethanat dhe rastet, thekson shumë në faktin se personat që vuajnë nga sëmundjet e ndryshme dhe shëndeti i të cilëve dëmtohet nga agjërimi, ndalohen të agjërojnë. Ajeti 183 dhe 184, të sures el-Bekare, theksojnë mbi këtë çështje:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ

 أَيَّامًا مَّعْدُودَاتٍ ۚ فَمَن كَانَ مِنكُم مَّرِيضًا أَوْ عَلَىٰ سَفَرٍ فَعِدَّةٌ مِّنْ أَيَّامٍ أُخَرَ ۚ وَعَلَى الَّذِينَ يُطِيقُونَهُ فِدْيَةٌ طَعَامُ مِسْكِينٍ ۖ فَمَن تَطَوَّعَ خَيْرًا فَهُوَ خَيْرٌ لَّهُ ۚ وَأَن تَصُومُوا خَيْرٌ لَّكُمْ ۖ إِن كُنتُمْ تَعْلَمُونَ 

  1. O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi (saum), ashtu si u ishte urdhëruar atyre që ishin para jush, me qëllim që të bëheni të devotshëm.
  2. Agjërimi zgjatë disa ditë, por, nëse ndonjëri prej jush është i sëmurë ose duke udhëtuar, le të agjëroj aq ditë sa i ka prishur në ditët tjera pas. Ata që kanë vështërsi për të agjëruar, duhet të ushqejnë si shpagim nga të varfër për çdo ditë agjërimi. E, nëse ndonjëri jep më shumë se kaq, kjo është edhe më mirë për të. Por, agjërimi juaj është më i dobishëm, në qoftë se e kuptoni”.

Si rrjedhim në bazë të ligjeve fetare të sëmurët që pas një farë kohe rifitojnë shëndetin, mund të mbajnë agjërim për aq ditë saqë nuk kanë agjëruar, por nëse sëmundja është e gjatë dhe kronike mundet të mos agjërojë por duke ushqyer të varfërit.

Autorë:

Ali Jazdinezhad dhe
Sejed Ramazan Mohsenpur

Huazuar nga libërthi: “Udhëzues shëndetësor për muajin e bekuar të Ramazanit”, përktheu: Almir Shakollari, botues: “Fondacioni Kulturor Saadi Shirazi”, Tiranë 2002, fq. 22.




There are 2 comments

Add yours

Post a new comment