fkj

Aisheja r.a tregon: “Fatimeja, bija e Profetit të Shenjtë, i drejtoi Ebu Bekrit një kërkesë…

Spread the love

Aisheja r.a tregon: Fatimeja, bija e Profetit të Shenjtë, i drejtoi Ebu Bekrit[10] një kërkesë, ku i kërkonte trashëgiminë mbi pronat që kishte lënë i Dërguari i Allahut (s), të cilat ia kishte dhuruar vetë Zoti, sidomos në Medinë dhe Fedek, si dhe gjithë ç’kishte mbetur nga taksa një-e-pestë[11] mbi të ardhurat vjetore të banorëve të Khajberit ….

 

Por Ebu Bekri s’pranoi t’i jepte gjë. Atëherë Fatimeja u zemërua, e humbi respektin për të dhe s’i foli me gojë deri në fund të jetës së saj …. Kur vdiq, burri i saj, Ali ibn Ebi Talibi, e varrosi natën. Ai s’e lajmëroi fare Ebu Bekrin për vdekjen e saj dhe ia bëri vetë lutjet funerale të varrimit … (el-Bukhari, Sahih, vol. 5, f. 177; vol. 8, f. 185; Muslim, Sahih, vol. 5, ff. 153-155; el-Bejhaki, Sunen, vol. 4, f. 29; vol. 6, ff. 300-301; Ibn Sa’d, Tabakat, vol. 2, pj. II, f. 86; Ahmed ibn Hanbel, Musned, vol. 1, f. 9; et-Tabari, Tarikh, vol. 1, f. 1825; Ibn Kethir, el-Bidaje we’n-Nihaje, vol. 5, ff. 285-286; Ibn Ebi’l-Hadid, Sherh, vol. 6, f. 46; dhe Samhudi, Wafa ul-wafa, vol. 3, f. 995).