1.2 Allame Muhamed Ikball mbi rolin e femrës (2)

Allame Muhamed Ikball për rolin e femrës (2)

Spread the love

Vazhdim

Në Kuran femrat janë simbol i dashurisë kurse barabartësia potencohet në shumë aspekte:

O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njoheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (nga të këqijat) e Allahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë” (Surja el-Huxhurat, ajeti 13).

Ikballi në një anë vështronte manifestimin e injorancës lindore kurse në anën tjetër eksperiencën dhe presionin e civilizimit perëndimor. Ai thotë: “Liria evropiane nuk përmban në vete shpirtin e vërtetë të gruas. Gruaja e ndershme e mbron veten nga shoqëria e korruptuar dhe konfirmon se detyra më e ndershme dhe më e vlefshme e saj është ‘të jetë grua”.

Problemi që e preokuponte shumë Ikballin ishte ai i Lindjes dhe i Perëndimit. Ai ka zgjedhur rrugën, ashtu që njeriu lindor të mos eliminohet nga ai perëndimor dhe të jetojë në kulturën e tij të pavarur (as Lindje as Perëndim).

Muhamed Ikballi shpeshherë shprehte mendimin e tij ndaj pozitës së gruas në shoqërinë perëndimore nëpërmes vargjeve dhe konfirmonte se mashkulli është përgjegjës për korrupsionin si dhe theksonte se ligjet natyrore nuk mund të zëvendësohen me gjendjen momentale të civilizimit, gjë që nënkupton se janë të ndryshueshëm dhe se janë argument të pabaza.

Duke e shfrytëzuar me një shkathtësi kulturën islame, ai prezenteonte ide të reja që ishin të inspiruara vetëm nga ideologjia islame. Qëndrimit i Islamit të vërtetë ndaj gruas është krejtësisht ndryshe nga ai i shoqërisë bashkëkohore perëndimore. Ky qëndrim është i shëndoshë dhe mund të gjendet vetëm në shoqërinë e shëndoshë.

Ikballi ishte mendimtar musliman, reformator dhe lider i antikolonializmit. Ai e ndjente veten si përgjegjës për kohën dhe shoqërinë e tij në atë kohë kritike. Ai i frikësohej faktit që vlerat fetare (religjioze) të injorohen, kurse ajo që dominonte në shoqëri ishte pozita e gruas. Kur zhvillohej çështja e lirisë seksuale, ajo pritet me mirëseardhje dhe mu për këtë shkak faktori më kryesor i luftës mes njerëzve qëndron në kolapsin e vlerave etike dhe familjare. Ikballi thotë: “Në Islam femra është e gjallë, konstruktive dhe e adaptueshme, por ajo duhet të kuptojë se gjëja më e vlefshme për të është maturia”. Pastaj vazhdon e thotë: “Njeriu i cili është lindur jashtë mitrës së gruas, e shkelë krenarinë e saj dhe gjithmonë e mban në stagnim”.

Sipas Ikballit, femra është baza e shoqërisë dhe respektimin e saj e ka porositur shumë herë edhe vet Muhammedi a.s.. Prestigji, fuqia, nderi, shëndeti dhe pavarësia e çdo shoqërie varen nga lidhja me fëmijët e shëndoshë familjarë që janë lindur e që janë zhvilluar me ndihmën e nënës.

Ikballi e respektonte shumë nënën e vet. Me siguri, roli më i rëndësishëm i gruas është ai i nënës. Ky rol është përqendruar që prej kohës së krijimit dhe është kompatibil me kapacitetin e saj psikik e intelektual. Nuk është e thjeshtë e as e kuptueshme dashuria e nënës në çfarëdo kohë e çfarëdo vend. Vetëm zemrat e nënave janë pakufi të gjera kur është fjala për dashurinë e tyre ndaj fëmijëve.

Ikballi dëshironte t’i ngjallë të drejtat e nënës së nënkontinentit. Sipas tij, gruaja muslimane është mbrojtëse e shoqërisë, roje e prestigjit familjar; ajo mbron rrethin familjar me ndjenjat e saja të ngrohta dhe kontribuon në zhvillimin e vendit me rritjen e fëmijëve të shëndoshë e të edukuar.

Ikballi ua rekomandonte të gjitha femrave Fatimen, vajzën e Muhammedit a.s. si shembull për to. Në realitet, asnjë pozitë në Islam nuk krahasohet me pozitën e saj. Ajo ishte trashëgimtare e Muhammedit a.s. dhe për këtë gëzon respekt të lartë. Ikballi për të thotë: “Merjemja respektohet për shkak të lidhjes së saj me Isaun, kurse Fatimja për shumë shkaqe, sepse ajo është bebëza në syrin e mëshirës së tokës, prijësit të parë e të fundit, të vetmit që ka flijuar jetën për njerëzinë, të vetmit që predikonte fe të re, grua e luanit të zgjedhur e të devotshëm…”.

Ikballi më tepër përqendrohej në arsimimin e femrave se sa të meshkujve edhe atë duke thënë:

Roli i gruas në ndërtimin e shoqërisë është më i madh se ai i meshkujve.
Gruaja islame e mbron pastërtinë dhe është krijuese e meshkujve”.

Ai i kritikon femrat perëndimore për shkak se ato e refuzojnë rolin e nënës. Në “Zarb Kalim” thotë: “Edukata evropiane sjell vdekjen e amësisë dhe e shkatërron. Kjo, në anën tjetër gruan e shndërron në ‘jogrua’ dhe emërtohet si ‘vdekje e vetëdijshme’. Nëse shkolla e femrave u mbetet e huaj instruksioneve fetare, atëherë shkenca dhe arti do të kuptojnë se e kanë arritur vdekjen e dashurisë”.

Shkrim i huazuar nga revista kulturore islame “Nur”, nr. 3, Shkup 1994, fq. 43-45.