b52b4eed0b038c45e07bcd1483c95216

Analizë letrare poezisë “Libri i Fyellit” – Mevlana

Spread the love

Analizë letrare poezisë “ Libri i Fyellit”   Mevlana

Teksti letrar i këtyre vargjeve që i kemi zgjedhur për analizë ka të bëjë me një lloj të vargjeve të cilat edhe ndryshe i quajmë vjershë. Këto vargje në njëfarë mënyre të bëjnë të komunikosh me veten sepse edhe poeti këtë gjendje e shpreh pothuajse tërë kohën në këtë poezi duke e krahasuar gjendjen e fyellit me gjendjen e tij personale.

Raportet e poetit me krijimin e tij shfaqen përmes fjalëve të thjeshta por të thella në kuptimin esencial. Poeti ballafaqohet me një gjendje frymëzuese, shpirtërore që e ka shprehur në një kallishte të misrit nga e cila pjesë e kësaj kallamishte është ndërtuar një instrument që është i njohur me emrin najë apo siç është njohur tek ne kavall nga i cili shtegton një zë i dhimbshëm dhe melankolik.

Përmes këtij instrumenti ai e përshkruan gjendjen e tij emocionale duke na rrëfyer për dhimbjen e kësaj kallamishte, e në realitet dhimbja e fyellit simbolizonte mallëngjimin e poetit dhe dashurinë e tij të madhe për takimin me të madhin Zot.

Gjatë leximit të këtyre vargjeve  vërehet intuita që e përdor poeti në këtë poezi duke i trajtuar dhe shprehur ndjenjat e tija reale në një rrafsh mjaftë mistik. Ne si lexues nëse nuk e kuptojmë natyrën apo zhanrin, llojit krijues dhe nëse nuk kemi njohuri me të gjëra në fushën e misticizmit si dhe në njohjen e simboleve letrare, do të hasnim në probleme shumë të mëdha që do të na vështirësonin analizën letrare të kësaj poezie si dhe të njohurit e mendimit apo idesë dhe ndjenjës subjektive të poetit.

Xhelaludin Rumiu apo siç ishte i njohur me emrin Mevlana, ka shkruar një vepër të mrekullueshme voluminoze e titulluar “Mesnevi”. Këto vargje që do ti cekim më poshtë janë emëruar me titull “Libri i fyellit” apo në gjuhën Perse “Naj Name”. Përmbledhja e veprës Mesnevija e Mevlanës, ka mbi 25.000 distik ku vetëm 18 distikët e parë autori i ka shkruar vetë, ndërsa distikët tjerë ia ka diktuar nxënësit të vetë Husamedinit kurse vet Mevlana ishte në gjendje meditimi duke e sjellur dhe shqiptuar fjalët që rridhnin nga shpirti, fjalë të cilat deri në ditën e sotme çdo njeri mund të marr mësim e këshilla jetësore.

Para se të kalojmë te analiza strukturore e këtyre vargjeve, do tua interpretojmë këto vargje distike, e pastaj do të bëjmë një komentim adekuat për strukturën dhe mënyrën e ndërtimit të kësaj poezie.

 

Libri i fyellit

Dëgjoje këtë fyell ç’thotë, ç’tregon,
Për ndarjet ankohet, për to vajton.

 

“Nga kallamishtja që kur më kanë ndarë,
Qaj dhe burra me gra me mua qajnë.
Kërkojë zemrën që nga ndarja ka plagë,
Mallin tim t’ia them, t’ia shpaloj të tërë.
Nga rrënjët e veta kush është i larguar,
Synon çastin për tu kthyer e bashkuar,
Kudo të jem unë, jam i ngashëryer,
Secilit shokë, i keq qoftë a i mirë.
Të gjithë pandehin, se janë miqtë e mi,
Por dhembjen time askush s’do ta dijë.
E fshehta e vajit tim nuk është larg,
Por syri e veshi nuk e kapin dot,
Trupit shpirti asnjëherë si fshihet,
Porse shpirti nuk lejon të shihet!”

 

Zëri i fyellit është zjarr jo erë ;
Kush s’e ka këtë zjarr mos qoftë më mirë!
I ra fyellit zjarri i dashurisë,
Dhe nga dehja ky zjarr i tërë u harlis.
Fyellin shokë e ka, kush pa shokë ka mbetur,
Tingujt e tij tisat tan i çjerrin,
Dhe një si fyellin, ilaç e helm, ke parë?
Si fyelli, ligjërim e mall, ke parë?
Për rrugën e gjakosur fyelli ligjëron,
Dashurinë e Mexhnunit fyelli këndon.
Kjo mendje është e huaj për dashuri!
Gjuha jonë e ka veshin- myshteri!
Nga hallet që kemi ditët na shkuan kot,
Dhe kështu me zjarrin ata bëhen shok.
Se ditët rrjedhin nuk ke pse mërzitesh!
Qëndro ti, O Zot, që s’ke njollë e shok!
Përveç peshkut, uji ngop të gjithë.
Kush pa bukë është, mezi e bënë ditë.
Nuk e njeh pjekjen kush është i papjekur,
Prandaj mbylle gojën tash duhet heshtur!

 

Në një fushë të mbushur me kallamishte misri, shkëputen nga toka trupi i këtij fyelli, ku poeti krahason këtë instrument muzikor me veten e tij. Për tu shndërruar nga një kallamishte e pavlerë në një fyell të mrekullueshëm duhet që kjo kallamishte të zbrazet nga brendia e saj përbërëse që është e but mu sikur mishi  njeriut. Po nëse i kthehemi njeriut fyell dhe hiqet pjesa e brendshme, do të thotë të mposhtet tërësisht ego-ja e tij, për të arritur gjendjen e harmonisë absolute ndërmjet mendimit, fjalës dhe veprimit.

Flijimet që i përjeton fyelli (hapja e vrimave, largimi i brendisë së kallamishtes) përballohen patjetër, sepse njeriu i këtillë i moralit nuk është qëllim në vete, është vetëm hapi përgatitor që mundëson përshkrimin e frymës hyjnore nëpër qenien e tij.