2.1

Ç’është Qerbelaja?

Spread the love

Ç’është Qerbelaja?

Është vepra poemë e të madhit Naim Frashëri që përmban 25 këngë të mrekullueshme.

Është poemë që e shkroi Naimi në vitet e fundit të jetës ku trupi tij i sëmurë u solidarizua me dhimbjen e trimave të Qerbelasë.

Është legjendë e martirëve që u jep shembull të gjitha kombeve të shtypura në botë.

Është fitore që është arritur me gjak e liri.

Është mësim se si të luftohet e keqja dhe të ndërtohet e mira.

Është fjalë e vërtetë në fytyrë të tiranëve të padrejtë.

Është fushë e përgjakur në të cilën drejtësia kundërshtoi mizorinë.

Është vlerë humane dhe fetare.

Është, mirësjellje, edukatë dhe moral më i lartë njerëzor.

Është pasimi më i mrekullueshëm sipas parimeve të Imam Husejnit.

Është disfatë e superfuqive kundër së drejtës dhe së vërtetës.

Është gjak që ujiti fushën e historisë që i dha shembull njerëzisë.

Është çështje politike dhe devotshmërie shumë e rëndësishme.

Është thirrje në udhëzim me zemër të vërtetë e të sinqertë.

Është frymë që ringjalli fenë hyjnore për të mirën e njerëzisë.

Është triumf i arsyes mbi injorancën, i drejtësisë mbi tiraninë, i paqes mbi luftën.

Është simbol i trimave të cilët dolën ta mbrojnë të shtypurin, të drejtën dhe të vërtetën.

Është sakrificë dhe bindje ndaj një ideal të shenjtë.

Është pavarësi, liri, drejtësi, unitet, tolerancë, barazi, sovranitet e mbi të gjitha jetë me dinjitet.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 20, tetor/nëntor 2016, fq. 4)




There are no comments

Add yours