1.1

Dashuria nuk duhet të bëhet pengesë për një rritje të mirë

Spread the love

Hyrje

Babai më i keq është ai që i do fëmijët e tij përtej kufijve” – Imam Muhamed Bakiri (paqja qoftë mbi të).

Prindërit duhet të kuptojnë se fëmija do të rritet si një adoleshent dhe do të bashkëveprojë me të tjerët në shoqëri. Nëse, për shkak të dashurisë së tepërt për fëmijët e tyre, ata i shpërfillin detyrat e tyre të formimit me anë të normave të mirësjelljes, fëmija nuk do të jetë i mirëseardhur në shoqëri dhe të tjerët do të largohen prej tij apo do ta urrejnë dhe ndiejnë neveri ndaj tij.

Prindërit duhet të marrin parasysh gabimet e fëmijëve

Janë disa prindër që i duan fëmijët e tyre deri në atë masë, saqë nuk e vërejnë se çka është e keqe për rritjen e tyre. Kur ata vërejnë se fëmija i tyre është duke vepruar gabim, apo kur ndonjëri ua bën me dije atyre për ndonjë gabim të fëmijës, ata nuk e marrin parasysh atë vetëm që të mos e bezdisin apo irritojnë fëmijën. Ju sigurisht keni parë fëmijë të tillë që i fyejnë fëmijët të tjerë, i bezdisin të tjerët, i thyejnë xhamat e fqinjëve dhe përdorin gjuhën fyese me të tjerët. Prindërit e fëmijëve të tillë, jo vetëm që nuk mundohen t’i korrigjojnë, por edhe mbajnë një buzëqeshje gjakftoftë në fytyrat e tyre kur fëmijët bëjnë ndonjë gabim të tillë. Në këtë mënyrë ata nxisin veprat e padëshiruara të fëmijëve dhe me këtë shkaktojnë një dëm të madh fëmijëve të tyre.

Kjo mospërfillje e rritjes së duhur nuk është e falshme në sytë e Allahut. Dashuria ndaj fëmijëve nuk do të thotë që prindërit t’i mbyllin sytë ndaj normave të rritjes së duhur. Prindërit e mirë janë ata që bëjnë përzierjen e shkathtë të dashurisë dhe të rritjes së mirë. Ata i duan fëmijët e tyre dhe e mbajnë syrin realist mbi sjelljen e fëmijës së tyre. Ata mundohen në mënyrë të shkathtë që t’i korrigjojnë gabimet e fëmijëve. Ata bëjnë që fëmijët t’i vërejë se ai nuk është i lirë në kryerjen e veprave të gabuara. Fëmijës i është dhënë në dije fakti se nëse prindërit e duan atë për shkak të
gjërave të mira që i bën, ai gjithashtu edhe mund të dënohet për ndonjë gabim të kryer.

Prindërit duhet të kuptojnë se fëmija do të rritet si një adoleshent dhe do të bashkëveprojë me të tjerët në shoqëri. Nëse, për shkak të dashurisë së tepërt për fëmijët e tyre, ata i shpërfillin detyrat e tyre të formimit me anë të normave të mirësjelljes, fëmija nuk do të jetë i mirëseardhur në shoqëri dhe të tjerët do të largohen prej tij apo do ta urrejnë dhe ndiejnë neveri ndaj tij. Duhet që të ngulitet mendja e fëmijëve se të tjerët nuk do të jenë si prindërit që i mbyllin sytë ndaj çdo gabimi të tyre dhe të vazhdojnë për t’i dashur ata. Në shoqëri, personi do të pranohet vetëm për shkak të sjelljes së mirë të tij.

Imam Muhamed Bakiri (paqja qoftë mbi të) për këtë thotë:

  • Babai më i keq është ai që i do fëmijët e tij përtej kufijve”.
  • Babai im i nderuar kishte parë një person duke shkuar me djalin e tij. Djali i pasjellshëm kishte hipur mbi krahët e babait të tij. Babai im, Zejnel Abidini, ishte shqetësuar shumë prej këtij djali të paturpshëm saqë deri në fund të jetës se tij nuk kishte folur me të”.

Ndërsa Imam Aliu, lideri i besimtarëve (paqja qoftë mbi të) ka thënë:

  • Janë zvogëluar gabimet e atij që ia kanë mësuar sjelljet e mira”.

Dr. Ibrahim Emini

(Revista “Vlera”, nr. 13, janar 2015, fq. 36-37)