5.1

Dhjetë thënie të arta

Spread the love

Askush nuk mund të të lëndojë më shumë se sa e lëndon ti veten tënde duke menduar për njerëz dhe gjëra që nuk vlejnë as një sekondë të kohës tënde!

Çdo gjë që këputet mund të lidhet, por mos harro se në vendin ku lidhet mbetet nyja përgjithmonë”.

Nëse ndalesh gjithmonë sa herë që një qen leh, nuk ke për ta mbaruar kurrë rrugën tënde, injoroje atë dhe vazhdo cakun”.

Ai që ta ruan të fshehtën, të do me shpirt”.

Kur mendon se i di të gjitha përgjigjet e jetës, në atë çast jeta t’i ndërron pyetjet!

Shikimin tim e mbaj gjithmonë lart sepse atje është dikush që më ndihmon, çdoherë dhe pa asnjë kusht dhe pa asnjë pikë dyshimi. Kurse na ana tjetër edhe shumë gëzohet kur më sheh se i përulem Atij dhe e lus Atë (Allahun) për ndihmë”.

Gënjeshtra kërkon logjikë¸kurse drejtësia trimëri. Nëse nuk ke logjikë të mjaftueshme për të gënjyer, bëhu trim dhe tregoje të vërtetën!

Mjerë ai që ka dashur vetëm formën, trupin dhe pamjen, pasi vdekja ia rrëmben të gjitha. Dashuroni shpirtin se do ta rigjeni përsëri”.

Mos e humb paqen tënde të brendshme për asgjë edhe sikur gjithë bota të jetë mërzitur me ty”.

Njeriun duhet ta trajtosh ashtu siç është e jo ashtu siç dëshiron ti që ai të jetë”.

Autore: Nazlije Selimi – NELA

(Revista “Vlera”, nr. 6, gusht 2011, fq. 26)




There is 1 comment

Add yours
  1. bezpieczne zakupy

    You are actually a good webmaster. The site loading pace is amazing.
    It seems that you are doing any unique trick.
    Also, the contents are masterwork. you’ve done a fantastic task in this topic!
    Similar here: dyskont online and also here: Dyskont online


Post a new comment