3.1

Dobitë e organizimit të tubimeve për të kujtuar Imam Husejnin (1)

Spread the love

Hyrje

Me emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit

Falënderimet i takojnë Allahut të Madhëruar. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Profetin Muhamed, mbi familjen e tij të pastër dhe mbi shokët e tij të zgjedhur!

Es-Selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu

(Paqja, mëshira dhe begatitë e Allahut qofshin mbi ju)

Transmetohet nga Imam Xha’fer ibn Muhamed Sadiku (paqja qoftë mbi të) se i ka thënë Fudejl ibn Jesariut: “O Fudejl! A po tuboheni dhe bisedoni?” Fudejli i tha: “Po, u bëfsha kurban për ty!” Imam Sadiku (paqja qoftë mbi të) i tha: “Unë i dua ato tubime. Ringjalleni çështjen tonë! Allahu e mëshiroftë atë që e ringjall çështjen tonë!

Ka shumë transmetime nga Ehli Bejti (paqja qoftë mbi ta), të cilat urdhërojnë për ringjalljen e përmendjes së tyre. Imam Rizai (paqja qoftë mbi të) ka thënë: “Kush ulet në një tubim dhe në të ringjall çështjen tonë, zemra e tij nuk do të vdesë atë ditë kur do të vdesin zemrat (në Ditën e Kiametit)”. (Vazhdon)

Shkrim i huazuar.