99-names-allah-vector-26981374

DOBITË NGA EMRAVE E BUKUR TË ZOTIT – ESMAUL HUSNA

Spread the love

وَلِلَّـهِ الْأَسْمَاءُ الْحُسْنَىٰ فَادْعُوهُ بِهَا ۖ وَذَرُوا الَّذِينَ يُلْحِدُونَ فِي أَسْمَائِهِ ۚ سَيُجْزَوْنَ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ

“Allahu ka emrat e Tij më të bukur, prandaj thirreni atë (luteni Atë) me ata (emra të bukur…”

(Surja El-A’raf, ajeti 180)

Përmes ajeteve kur’anore, Allahu i Lartësuar i mëson robërit e Tij besimtarë se me çfarë fjalësh t’i drejtohen Atij. Ja si thuhet në Kur’anin Fisnik, në suren A’raf, ajeti 180:

وَلِلّهِ الأَسْمَاء الْحُسْنَى فَادْعُوهُ بِهَا وَذَرُواْ الَّذِينَ يُلْحِدُونَ فِي أَسْمَآئِهِ سَيُجْزَوْنَ مَا كَانُواْ يَعْمَلُونَ

“Ve lil-lahi esmul husna fed’uhul biha…” – “Allahu ka emrat e Tij më të bukur, prandaj thirreni atë (luteni Atë ) me ata (emra të bukur)…” (Surja: El A’raf, ajeti: 180)

* * *

ٱلْرَّحْمَـٰنُ 1. Er-Rahman (i Gjithëmëshirshmi) Ai që reciton këtë emër 100 herë, do të ketë kujtesë të mprehtë.

ٱلْرَّحِيمُ 2. Er-Rahim (Mëshirëploti) Ai që reciton këtë emër shtatë herë, do të jetë nën mbrojtjen e Allahut.

ٱلْمَـٰلِكُ 3. El-Malik (Sunduesi) Ai që reciton këtë emër shpeshherë, do të respektohet dhe të trajtohet në përputhje me të tjerët.

ٱلْقُدُّوسُ 4. El-Kuddus (i Pastri) Ai që reciton 100 herë çdo ditë, do të jetë i lirë nga ankthi.

ٱلْسَّلَامُ 5. Es-Selam (Paqedhënësi) Ai që ia reciton këtë emër 160 herë një personi të sëmurë, ai do të jetë i mundur të rifitojë shëndetin e tij të mëparshëm.

ٱلْمُؤْمِنُ 6. El-Mu’min (Siguruesi) Ai që reciton këtë emër, do të jetë i siguruar nga çdo dëm.

ٱلْمُهَيْمِنُ 7. El-Muhejmin (Mbizotëruesi) Ai që reciton këtë emër me abdes të plotë, qenia e tij e brendshme do të jetë e shkëlqyeshme dhe e ndritur.

ٱلْعَزِيزُ 8. El-Aziz (Fuqiploti) Lexojeni 40 herë pas lutjeve të mëngjesit për 40 ditë për të qenë të pavarur nga nevoja për të tjerët.

ٱلْجَبَّارُ 9. El-Xhebbar (i Gjithëfuqishmi) Recitimi i këtij emri ndihmon për të parandaluar nga dhuna, ashpërsia apo vështirësia.

ٱلْمُتَكَبِّرُ 10. El-Mutekebbir (i Madhërishmi) Me recitimin e këtij emri para se të keni marrëdhënie me gruan, do të bekoheni me fëmijë të drejtë.

ٱلْخَـالِقُ 11. El-Halik (Krijuesi) Recitimi i këtij emri gjatë natës do ta krijojë një engjëll.

ٱلْبَارِئُ 12. El-Bari (Filluesi) Recitimi i këtij emri 21 herë do t’i ndihmojë gruas gjatë lindjes së fëmijës.

ٱلْمُصَوِّرُ 13. El-Musavvir (Formëdhënësi) Recitimi i këtij emri 21 herë do t’i ndihmojë gruas gjatë lindjes së fëmijës.

ٱلْغَفَّاٰرُ 14. El-Gaffar (Gjithëfalësi) Ai i cili e reciton këtë emër, do t’i falen mëkatet.

ٱلْقَهَّارُ 15. El-Kahhar (Mposhtësi) Ai që reciton këtë emër, do të bëhet i abstenuar ndaj kënaqësive të kësaj bote dhe do të arrijë të fitojë paqen e brendshme.

ٱلْوَهَّابُ 16. El-Vehhab (Dhuruesi) Ai që reciton këtë emër 100 herë, pas dy rekateve namaz do t’i përmbushen të gjitha nevojat.

ٱلْرَّزَّاقُ 17. Er-Rezzak (Furnizuesi) Ai që reciton këtë emër, do të ketë furnizim nga Allahu.

ٱلْفَتَّاحُ 18. El-Fettah (Zgjidhjedhënësi) Ai i cili e reciton këtë emër do të arrijë dhe sigurojë fitoren.

ٱلْعَلِيمُ 19. El-‘Alim (i Gjithëdituri) Ai që reciton këtë emër do të bëhet i ndritur dhe mund të zbulojë dritën hyjnore (nur).

ٱلْقَابِضُ 20. El-Kabid (Shtrënguesi) Ai i cili shkruan këtë emër në 50 pjesë të ushqimit (fruta, bukë etj.) për 40 ditë, do të marrë ushqim të mjaftueshëm.

ٱلْبَاسِطُ 21. El-Basit (Dhënësi) Ai që reciton këtë emër 10 herë në namaz të mëngjesit me duart e hapura (kijam, rekati i dytë) do të përfitojë pasuri.

ٱلْخَافِضُ 22. El-Hafid (Përulësi) Ai që e reciton këtë emër 16 herë çdo ditë, do të jetë i mbrojtur nga fatkeqësitë, shqetësimet dhe rreziqet.

ٱلْرَّافِعُ 23. Er-Rafi’ (Lartësuesi) Recitimi i këtij emri 100 herë gjatë ditës dhe natës, do të bëjë personin më të lartë dhe të pasur.

ٱلْمُعِزُّ 24. El-Mu’izz (Ngritësi) Recitimi 140 herë i këtij emri pas lutjes së namazit të jacisë, do të ndihmojë në arritjen e dinjitetit në sytë e të tjerëve.

ٱلْمُذِلُّ 25. El-Mudhil (Nënshtruesi) Ai që reciton këtë emër 75 herë, do të parandalohet nga fitimi i xhelozisë.

ٱلْسَّمِيعُ 26. Es-Semi‘u (Dëgjuesi) Ai që reciton këtë emër 100 herë pa folur me askënd të enjten pas namazit të drekës, Allahu do t’ia plotësojë atij/asaj çdo dëshirë.

ٱلْبَصِيرُ 27. El-Basir (Vështruesi) Ai që reciton këtë emër 100 herë, pas lutjeve të së premtes, do të marrë nderim, vlerësim dhe respekt në sytë e të tjerëve.

ٱلْحَكَمُ 28. El-Hakem (Gjykuesi) Ai që reciton këtë emër shpesh gjatë natës, shumë sekrete do t’i zbulohen atij/asaj.

ٱلْعَدْلُ 29. El-‘Adl (i Drejti) Ai që ha nga kjo botë pasi ta ketë shkruar këtë emër natën e premte, do të respektojë rendin e Tij.

ٱلْلَّطِيفُ 30. El-Latif (i Buti) Ai që reciton këtë emër 100 herë pas kryerjes së dy rekateve namaz, të gjitha dëshirat e tij do të plotësohen.

ٱلْخَبِيرُ 31.El-Habir (i Gjithëinformuari) Ai që reciton këtë emër, do të lirohet shpejt nga ndonjë zakon i keq.

ٱلْحَلِيمُ 32. El-Halim (Përdëllimtari) Shkruani këtë emër në një copë letre dhe vendosni aty ku farat mbillen, kjo do të parandalojë nga çdo fatkeqësi dhe shkatërrim.

ٱلْعَظِيمُ 33. El-Adhim (Madhështori) Ai që reciton këtë emër shpesh do të marrë respekt nga të tjerët (do të jetë i respektuar).

ٱلْغَفُورُ 34. El-Gafur (Falësi) Recitimi i këtij emri ndihmon në shërimin nga dhimbjet e kokës, etheve dhe depresionit.

ٱلْشَّكُورُ 35. Esh-Shekur (Mirënjohësi) Recitimi i këtij emri 41 herë, do të ndihmojë në shërimin nga depresioni.

ٱلْعَلِيُّ 36. El-‘Alijj (i Larti) Recitimi i shpeshtë i këtij emri ndihmon në fat dhe në udhëtim.

ٱلْكَبِيرُ 37. El-Kebir (i Madhi) Ai që reciton këtë emër 100 herë, do të ketë konsideratë.

ٱلْحَفِيظُ 38. El-Hafidh (Ruajtësi) Ai që e reciton këtë emër 16 herë çdo ditë, do të jetë i mbrojtur nga fatkeqësitë, shqetësimet dhe rreziqet.

ٱلْمُقِيتُ 39. El-Mukit (Ushqyesi) Ai që reciton këtë emër në një gotë me ujë dhe ia jep këtë ujë fëmijës që ka sjellje të keqe, ajo do të ndihmojë fëmijën në arritjen e një sjelljeje më të mirë.

ٱلْحَسِيبُ 40. El-Hasib (Llogarimarrësi) Ai që e reciton këtë emër për shtatë ditë e net 70 herë duke filluar të enjten dhe në herën e 71 e reciton “HasbiAll-llahul-Hasib” do të jetë i lirë nga frika në grabitje dhe xhelozi.

ٱلْجَلِيلُ 41. El-Xhelil (Fisniku) Ai i cili shkruan këtë emër në një copë letër me misk dhe shafran, e lanë atë, dhe e pi ujin e saj nga një emër qeramike e bërë prej tokës, do të jetë i nderuar në mesin e njerëzve.

ٱلْكَرِيمُ 42. El-Kerim (Bujari) Ai që reciton këtë emër do të ketë vlerësimin në këtë botë.

ٱلْرَّقِيبُ 44. Er-Rakib (Vigjiluesi) Ai që reciton këtë emër 7 herë do të jetë nën mbrojtjen e Allahut.

ٱلْمُجِيبُ 45. El-Muxhib (Lutjepranuesi) Recitimi i këtij emri do të përmbushë lutjet.

ٱلْوَاسِعُ 46. El-Vasi’ (Gjithëpërfshirësi) Recitimi i këtij emri do të zhduk varfërinë.

ٱلْحَكِيمُ 47. El-Hakim (i Urti) Ai që reciton këtë emër vazhdimisht, do të ketë lehtësim në vështirësitë e tij/saj në punë.

ٱلْوَدُودُ 48. El-Vedud (i Dashuri) Recitimi i këtij emri 1000 herë në ushqim para se të hahet, do të ndihmojë në arritjen e kompromisit mes dy personave.

ٱلْمَجِيدُ 49. El-Mexhid (i Lavdishmi) Ai që reciton këtë emër, zemra e tij do të ndriçohet.

ٱلْبَاعِثُ 50. El-Ba‘ith (Ringjallësi) Ai që reciton këtë emër do të fitojë frikën ndaj Allahut.

ٱلْشَّهِيدُ 51. Esh-Shehid (Dëshmuesi) Ai që reciton këtë emër, do të ketë fëmijë të bindur.

ٱلْحَقُّ 52. El-Hakk (i Vërteti) Ai që reciton këtë emër, do të marrë gjësendin e tij të humbur.

ٱلْوَكِيلُ 53. El-Vekil (Përkujdesësi) Ai që reciton këtë emër, do të ketë jetë të gjatë.

ٱلْقَوِيُّ 54. El-Kavijj (i Forti) Ai që reciton këtë emër me qëllim që të mos dëmtohet, do të jetë i sigurt nga armiku i tij.

ٱلْمَتِينُ 55. El-Metin (i Pathyeshmi) Ai që reciton këtë emër, do të jetë i mbrojtur dhe i çliruar nga ndonjë problem.

ٱلْوَلِيُّ 56. El-Velijj (Mbrojtësi) Recitimi i shpeshtë i këtij emri ndihmon në fat dhe në udhëtim.

ٱلْحَمِيدُ 57. El-Hamid (i Falënderuari) Ai që reciton këtë emër, do të jetë i dashur dhe i vlerësuar.

ٱلْمُحْصِيُ 58. El-Muhsi (Gjithënjohësi) Ai që reciton këtë emër 1000 herë, do të ketë lehtësim në Ditën e Gjykimit.

ٱلْمُبْدِئُ 59. El-Mubdi (Nismëtari) Recitimi i këtij emri në grua shtatzënë apo nga vetë ajo, do ta parandalojë atë nga aborti.

ٱلْمُعِيدُ 60. El-Mu‘id (Rikrijuesi) Recitimi i këtij emri 70 herë, do të jetë i dobishëm në kthimin e sigurt të personit të zhdukur.

ٱلْمُحْيِى 61. El-Muhji (Jetëdhënësi) Ai që reciton këtë emër, do të çlirohet nga ndonjë barrë e rëndë.

ٱلْمُمِيتُ 62. El-Mumit (Vdekjeprurësi) Ai që reciton këtë emër, do të parandalojë armiqtë.

ٱلْحَيُّ 63. El-Hajj (i Gjalli) Ai që reciton këtë emër, do të ketë jetë të gjatë.

ٱلْقَيُّومُ 64. El-Kajjum (i Përjetshmi) Ai që reciton këtë emër, nuk do të bie në shkujdesje.

ٱلْوَاجِدُ 65. El-Vaxhid (Përceptuesi) Ai që reciton këtë emër vetëm dhe në një vend të qetë, do të jetë i lirë nga frika dhe ankthi.

ٱلْمَاجِدُ 66. El-Maxhid (i Nderuari) Ai që reciton këtë emër, zemra e tij do të ndriçohet.

ٱلْوَاحِدُ 67. El-Vahid (i Vetmi) Ai që reciton këtë emër vetëm dhe në një vend të qetë, do të jetë i lirë nga frika dhe ankthi.

ٱلْأَحَدُ 68. El-Ehad (Njëshi) Recitimi i këtij emri për 1000 herë hap sekrete të caktuara.

ٱلْصَّمَدُ 69. Es-Samed (i Domosdoshmi) Ai që reciton këtë emër shpesh, do t’i përmbushen nevojat.

ٱلْقَادِرُ 70. El-Kadir (i Fuqishmi) Recitimi i këtij emri ndihmon në përmbushjen e dëshirave të dikujt.

ٱلْمُقْتَدِرُ 71. El-Muktedir (i Gjithëmundëshmi) Recitimi i këtij emri ndihmon ta njohim dhe ta kuptojmë të vërtetën.

ٱلْمُقَدِّمُ 72. El-Mukaddim (Përparuesi) Recitimi i këtij emri është e dobishme për në fushën e betejës.

ٱلْمُؤَخِّرُ 73. El-Muehhir (Paslënësi) Recitimi i këtij emri 100 herë ndihmon që ta duash vetëm Allahun.

ٱلْأَوَّلُ 74. El-Evvel (i Pari, Primar) Recitimi i këtij 1000 herë përgjatë 40 të premteve, do të ndihmojë që të bëheni me fëmijë.

ٱلْآخِرُ 75. El-Ahir (i Fundit, Definitiv) Ai që reciton këtë emër shpesh, do të çojë një jetë të mirë dhe në fund të kësaj jete, do të ketë një vdekje të mirë.

ٱلْظَّاهِرُ 76. Edh-Dhahir (i Dukshmi) Ai që reciton këtë emër 15 herë pas namazit të xhumasë, do t’i ndizet drita hyjnore në zemrën e tij.

ٱلْبَاطِنُ 77. El-Batin (i Padukshmi) Ai që reciton këtë emër 70 herë do të jetë i shpëtuar dhe larg nga të gjitha fatkeqësitë.

ٱلْوَالِي 78. El-Vali (Udhëheqësi) Ai që reciton këtë emër, do të jetë i mbrojtur.

ٱلْمُتَعَالِي 79. El-Mute‘ali (i Gjithëlartësuari) Ai që reciton këtë emër shpesh, do të fitojë dashamirësinë e Allahut.

ٱلْبَرُّ 80. El-Berr (Mirëbërësi) Ai që reciton këtë emër për fëmijën e tij, fëmija do të jetë larg nga fatkeqësitë.

ٱلْتَّوَّابُ 81. Et-Tevvab (Pendimpranuesi) Ai që reciton këtë emër shpesh, pendimi i tij do të pranohet.

ٱلْمُنْتَقِمُ 82. El-Muntekim (Ndëshkuesi) Ai që reciton këtë emër shpesh, do të ngadhënjejë kundër armiqve të tij.

ٱلْعَفُوُّ 83. El-‘Afuvv (Mëkatfalësi) Ai që e reciton këtë emër shpesh, mëkatet e tij do të jetë të falura.

ٱلْرَّؤُوفُ 84. Er-Reuf (i Dhembshuri) Recitimi i këtij emri, do t’ju fal bekimin e Allahut.

مَالِكُ ٱلْمُلْكُ 85. Malikul-Mulk (Pushtetmbajtësi) Ai që reciton këtë emër, do të fitojë pushtet.

ذُو ٱلْجَلَالِ وَٱلْإِكْرَامُ 86. Dhul-Xhelali vel-Ikram (Atij i takon Madhështia dhe Nderi) Ai që reciton këtë emër shpesh, do të përfitojë pasuri të ndershme (hallall).

ٱلْمُقْسِطُ 86. El-Muksit (Drejtësidhënësi) Ai që reciton këtë emër, do të jetë i shpëtuar nga dëmi i djallit.

ٱلْجَامِعُ 87. El-Xhami‘ (Tubuesi) Ai që reciton këtë emër, do të gjej gjërat e humbura.

ٱلْغَنيُّ 88. El-Ganijj (i Pasuri) Ai që reciton këtë emër, do të jetë i kënaqur e jo lakmues.

ٱلْمُغْنِيُّ 89. El-Mugni (Pasuridhënësi) Ai që reciton këtë emër 10 herë përgjatë 10 të premteve, do të bëhet i pavarur ekonomikisht.

ٱلْمَانِعُ 90. El-Mani‘ (Privuesi) Ai që reciton këtë emër, do të ketë një jetë të mirë familjare.

ٱلْضَّآرُ 91. Ed-Darr (Dënimdhënësi) Ai që reciton këtë emër, do të fitojë pozitë.

ٱلْنَّافِعُ 92. En-Nafi‘ (Dobiprurësi) Ai që reciton këtë emër vazhdimisht për katër ditë, do të parandalohet nga ndonjë dëm.

ٱلْنُّورُ 93. En-Nur (Drita) Ai i cili e lexon këtë emër, do t’i lind (do të përfitojë) një dritë e brendshme.

ٱلْهَادِي 94. El-Hadi (Udhëzuesi) Recitimi i këtij emri për 1000 herë, hap sekrete të caktuara.

ٱلْبَدِيعُ 95. El-Bedi‘ (Shpikësi) Ai që reciton këtë emër 70 herë, do të jetë i shpëtuar dhe larg nga të gjitha fatkeqyësitë.

ٱلْبَاقِي 96. El-Baki (i Përhershmi) Ai që reciton këtë emër 100 herë para lindjes së diellit, do të jetë i shpëtuar nga të gjitha fatkeqësitë.

ٱلْوَارِثُ 97. El-Varith (Trashëguesi) Ai që reciton këtë emër, do të ketë jetë të gjatë.

ٱلْرَّشِيدُ 98. Er-Reshid (Udhëzuesi) Ai që reciton këtë emër 100 herë mes namazit të akshamit dhe jacisë, do të jetë i larguar dhe i mbrojtur nga problemet.

ٱلْصَّبُورُ 99. Es-Sabur (Durimtari)

Ai që reciton këtë emër 3000 herë, do të jetë i shpëtuar nga çdo vështirësi dhe Allahu do t’i dhurojë durim ndaj tyre