3.1

E bardha e vezës, ilaç kundër djegieve

Spread the love

Ngjarja e parë e shërimit

Një djalë i ri, po spërkaste lëndinën dhe shkurret e tij me pesticide dhe donte të kontrollonte përmbajtjen e barelës për të parë se sa pesticide kishte në të. Ai e ngriti mbulesën dhe ndezi dritën. Avujt u ndezën në fytyrën e tij si zjarr dhe e ngulfatën atë. Ai kërceu nga vendi duke bërtitur. Një grua që ishte komshi e tij doli jashtë me një enë me vezë duke bërtitur:

Sillni më shumë vezë këtu”.

Ajo i theu ato, duke ndarë të bardhat nga të verdhat. Një tjetër grua që ishte afër e ndihmoi gruan që të vendoste të bardhat e vezëve mbi fytyrën e djalit të ri. Kur mbërriti ambulanca dhe stafi panë djalin e ri, ata e pyetën se kush e kishte bërë këtë. Të gjithë treguan për gruan që e ndihmoi. Ata e përgëzuan atë dhe i thanë:

Ti ia shpëtove fytyrën këtij djali të ri”.

Në fund të verës, djali i ri i dërgoi kësaj gruaje një buqetë me trëndafila për ta falënderuar atë. Fytyra e tij ishte si lëkura e një bebeje.

Ngjarja e dytë e shërimit

Dikur një grua tjetër dogji dorën e saj me ujë të nxehtë. Ajo fillimisht vendosi ujë të ftohtë në dorën e saj, theu dy vezë dhe ndau të bardhat nga të verdhat dhe i vendosi të bardhat në lëkurë. Të bardhat e vesë ia thanë lëkurën dhe formuan një shtresë mbrojtëse. Më vonë ajo mësoi se të bardhat e vezëve janë kolagjenë natyralë dhe lëkura e saj u shërua plotësisht pa asnjë shenjë djegieje pas 10 ditësh!

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 12, tetor 2014, fq. 40)




There are no comments

Add yours