nurdan-sayfalar

EKONOMIA FAMILJARE

Spread the love

“Atij qe shpenzon me mase i garantoj se kurre nuk do te behet i varfer”

Të përkujdesuri për nevojat e gruas është vaxhib (obligim) për burrin. Gjegjësisht burri është i obliguar t’i paguajë shpenzimet e gruas së vet siç janë: ushqimi, veshmbathja, banesa, mjekimi dhe barërat. Do të bëjë gabim nëse nuk e përmban bashkëshorten e vet dhe mund të dënohet me ligj. Nuk mund të pritet që familja të jetojë pa asnjë harxhim. Të gjithë kanë nevojë për ushqim, barëra, veshmbathje dhe për vendbanim. Por, ato mund të kërkojnë gjëra të panevojshme, e në atë rast burri mund të mos i dëgjojë dhe mos tu nënshtrohet dëshirave të tyre të lloj-llojshme.

Njeriu i mençur do të harxhojë në bazë të të ardhurave. Ai patjetër të bëjë klasifikimin e gjërave, dhe t’i ofrojë ato sipas principit të prioritetit sa herë që të ketë mundësi. Ai, gjithashtu, duhet të ruajë ndonjë para për ditë të zeza. Disa para duhet patjetër të ndahen për qira ose për blerjen e banesës së re. Nuk duhet të harrojë rrymën elektrike, ujin, gazin ose pagesat e telefonit. Tatimi patjetër duhet paguar, por edhe shkollarisën nuk duhet harruar. Duhet t’u ik harxhimeve të tepërta dhe nuk guxon të harxhojë për gjërat e panevojshme. Mbajtja e llogarisë për shpenzime kurrë nuk do ta sjellë njeriun gjer te bankrotimi dhe borxhi. Harxhimin me masë All-llahu i Lartësuar e konsideron si dëshmi e imanit (besimit) dhe në Kur’anin Famëlartë thotë: ”Dhe ata, të cilët kur shpenzojnë nuk derdhin e as janë tepër dorështrënguar, por në këtë mbajnë mesataren” (25:67). Imam Sadiku paqa qoftë mbi të, ka thënë:

”Atij që shpenzon me masë i garantoj se kurrë nuk do të bëhet i varfër”. Imam Sadiku, gjithashtu ka thënë: ”Ka katër grupe njerëzish, lutjet e të cilëve nuk do të pranohen. Një ndër ata është edhe personi i cili harxhon pasurinë e vet, e pastaj i lutet All-Allahut të Gjithëfuqishëm: O All-llah më furnizo! Atëherë All-llahu i përgjigjet: ”A nuk të kam urdhëruar të jesh i matur në harxhime”. Abdullah ibën Ebi Abbasi ka thënë: ”E pyeta Musa ibën Ebi Xha’ferin për mirëmbajtjen e familjes, e ai tha: Harxhimet e tepërta dhe koprracia janë të papëlqyeshme. Njeriu nuk guxon ta humbasë maturinë”. Njeriu i mençur do të largohet që të mos huazojë ose të marrë borxh për gjëra të parëndësishme. Ekonomia e cila bazohet në borxhe (me kamatë) të marruar nga banka dhe nga institucionet e tjera, edhe sipas Islamit edhe sipas logjikës është gabim dhe e papëlqyeshme.

Blerja e gjërave në bazë të pagesës me këste, edhe pse kontribuon që shtëpia juaj të duket e bukur, ua merr juve komforin dhe qetësinë shpirtërore. Për se të blejë njeriu
gjëra të panevojshme me çmime të larta e t’ia mbush bankierit xhepat me këste? Çfarë jete është ajo kur gjithçka blihet me këste? Po a nuk është më mirë për njeriun që të pres dhe ta ruajë paranë e vet me qëllim që të blejë gjëra me çmime më të lira? Është e vërtetë se paraja fitohet me vështirësi dhe se ndikon në jetë, por shumë më e rëndësishme është mënyra se si njeriu e harxhon paranë e vet. Ka familje që kanë të ardhura të mira e që gjithnjë janë në borxh. Gjithashtu, ka familje që kanë të ardhura modeste e që jetojnë komfor. Ato dallohen në mënyrën se si i harxhojnë të ardhurat e veta. Mu për këtë, më mirë për familjen është që burri apo gruaja që mendojnë mirë si më lartë, ta marrë kontrollin mbi harxhimet apo ta mbikëqyrë atë që është përgjegjës për të.

Në fund përkujtojmë se koprracia gjithashtu është e keqe sikur derdhja. Nëse njeriu ka fitim më të madh, ai patjetër duhet që jetën e familjes ta bëjë më të këndshme dhe t’ia plotësojë asaj nevojat themelore në masë më të madhe. Pasuria dhe paratë janë për t’u harxhuar dhe për sigurimin e nevojave jetësore e jo të grumbullohen e të mbeten pas tij kur të shpërngulet në botën tjetër (të vdes).

Pasuria patjetër të hetohet në familje e në shtëpi. Çfarë dobie ka nëse punoni me zell e nuk harxhoni? Njeriu patjetër ta shfrytëzojë pasurinë e tij dhe ajo patjetër të ndikojë në familje dhe në konforin e tij. E pahijshme është të shohish dikë që është i aftë e fiton, ndërkaq fëmijët e tij janë të etshëm për ushqim të mirë e për rroba të mira. Fëmijët e një personi koprrac do të presin vdekjen e tij në mënyrë që ta ndajnë pasurinë e tij. Nëse dikujt All-llahu i Gjithëfuqishëm i ka dhuruar begati, ato patjetër duhet të shihen në jetën e tij.

Pejgamberi s.a.a. thotë: ”Nuk është prej nesh (prej ithtarëve të Pejgamberit s.a.a.) ai që posedon para, ndërsa familjen e vet e mban larg pasurisë së tij”. Musa ibën Xh’aferi r.a. ka thënë: ”Anëtarët e familjes varen nga mashkulli. Prandaj kushdo që i ka dhuruar Allahu nga begatitë e veta, duhet që të harxhojë për konforin e atyre që varen prej tij ose, përndryshe këto të mira mund t’i ndërpriten”. Imama Riza-paqa qoftë mbi të ka thënë: ” E lëvduar është që njeriu anëtarëve të familjes së vet t’u sigurojë, me paratë e veta konfor, në mënyrë që të mos presin vdekjen e tij”. Imama Aliu a.s. ka thënë: ”Siguronie ujin për çdo javë për ata që janë të varur nga ju kështu që të mund të gëzohen për javën që pason”.




There are 67 comments

Add yours
  1. site

    Inspired by the sents of the attractive Fern Canyon, this ddiffuser is like a getaway to Northern California in a bottle.

  2. www.gunma.top

    New Silkroad is no stranger too the island, with the company already opdrating the MegaLuck Casikno in the Jeju KAL Hotel, which permits entry to foreigners only.

  3. 온라인카지노

    If the arbitrator finds the arbitration to be non-frivolous, we will spend alll of the actual filing and
    arbitrator charges for the arbitration, offered your claim does not exceed $75,000.

  4. Online-Kauf von mometasone in Buenos Aires

    You are so awesome! I don’t think I have read through anything like
    this before. So great to find someone with a few original thoughts on this subject.
    Really.. thanks for starting this up. This site is one thing that’s needed on the internet, someone with
    a little originality!

  5. precio de ciraset en Perú

    I just like the valuable info you provide on your articles.
    I’ll bookmark your blog and take a look at once more here regularly.
    I am somewhat sure I’ll be told many new stuff right here!
    Best of luck for the following!

  6. looking for coolest lego kits

    These Lego sets show the power of creativity and imagination. These Lego sets remind us that we
    can build something amazing no matter what
    age we are. looking for coolest lego kits I don’t need a hoverboard when I have a mega LEGO set to keep me entertained
    for hours on end. The LEGO Starry Night set is such
    a masterpiece that it should be displayed in museums of modern art.
    Van Gogh might be impressed!

  7. compra de lquin de Mylan

    Its like you read my mind! You appear to know so much
    about this, like you wrote the book in it or something.
    I think that you can do with some pics to drive the message home
    a bit, but other than that, this is great blog.
    A fantastic read. I will definitely be back.


Post a new comment