medina

Ezani i parë

Spread the love

 

“Ezani është i vetmi zë që arrin tek qiejt”.

 

Ezani dhe kiameti janë dy gjëra të rëndësishme dhe të pëlqyeshme të namazit. Në një hadith thuhet: “Ezani është i vetmi zë që arrin tek qiejt”. Kur engjëjt e Zotit e dëgjojnë zërin e ezanit, ata thonë: “Ky është zëri i pasuesve të Muhamedit”. Më pas, deri në përfundim të ezanit dhe kiametit, kërkojnë nga Zoti që t’i falë falësit e namazit.

Dielli ndriçonte në mes të qiellit të kaltër. Një frymë e lehtë po frynte mbi degët e pemëve të hurmave. Atë ditë kur Xhebraili (as) i zbriti të Dërguarit (saa), Imam Aliu (as) ishte pranë tij. Xhebrailli (as) ia këndonte ezanin dhe kiametin me një zë zë qetë për të Dërguarin (saa). Fytyra e të Dërguarit (saa) ndriçonte nga gëzimi. Ai u kthye nga Imam Aliu (as) dhe e pyeti:
– A e dëgjove edhe ti zërin e xhebrailit?
– Po, o i Dërguari i Allahut.
– A i mësove përmendësh ato?
– Po, o i Dërguari i Allahut – i Dërguari (saa) i vendosi duart mbi supet e Imam Aliut (as) dhe me dashamirësi tha:
– Thirre Bilallin dhe mësoja atij ezanin dhe ikametin!

Pas një ore, kur Bilalli kishte mësuar se si thirrej ezani, e thirri ezanin e parë nga minarja e xhamisë së Medinës.




There are no comments

Add yours