Femra dikur nuk konsiderohej njeri
Autor: Mexhid YVEJSI
Në shekunllin V, “Këshilli nga Makoni” u mblodh në mënyrë që të shqyrtonte “Të vërtetën rreth femrave”. Qëllimi ishte nëse ato kanë apo jo shpirt. Në fund të studimit erdhën në përfundimin se të gjitha femrat kanë shpirt të prishur, janë të dënuara me mallkim të përjetshëm, dhimbje dhe qëndrim në zjarr, përveç Marisë, nënës së Jezusit. Etërit e shenjtë të ritit katolik e kanë konsideruar femrën si përgjegjëse për mëkatet. Sipas tyre, “trupi i femrës është derë për hyrjen e djallit”, ndaj ajo është mallkuar përgjithmonë. Në vitin 586, “Këshilli i të Shkathtëve” shpalli se gruaja nuk i takon gjinisë njerëzore dhe është krijuar vetëm për t’i shërbyer njeriut. Sot nuk janë më sekret apo fshehtësi krimet nga më mizoret që janë bërë ndaj femrës gjatë historisë. Anglia, një ndër shtetet që sot radhitet ndër më kryesorët në mbrojtjen e të drejtave të femrës, dikur i ka masakruar në mënyrën më çnjerëzore. Një ndër to ishte dhe dënimi për virgjërinë. Për të ndëshkuar femrat, përdorej një mjet, i cili shërbente për të eliminuar kontaktin seksual me meshkujt. Ky quhej rrip i virgjërisë. Shitblerja e femrave u lejua në Angli deri në vitin 1805. Çmimi i tyre ishte 5 peni. Një ndër autorët më të njohur që ka bërë studimin historik të trajtimit të femrave, Kahn shkruan në një libër të posaçëm për to: “Në Angli, në shekullin XVI, vetëm të gjalla janë djegur rreth 8 milionë femra. Duhej që të vinte viti 1850, që femra të konsiderohej si qytetare, ndërsa më 1882 kishte të drejtën e posedimit të pronës”.
Në Francë, më 1586, ende diskutohej, nëse femra ka shpirt dhe se a i takon gjinisë njerëzore. Vetëm më 1938 është shpallur ligji për të drejtën e pronës dhe posedimin e llogarisë bankare. Ndërsa E. Figar thotë: “Deri vonë gruaja nuk ka pasur të drejtën e votës, ishte e përjashtuar nga jeta kulturore dhe punët publike”. Deri para një shekulli, kudo në Perëndim, vendi i femrës ishte në shtëpi dhe puna më e madhe e saj ishte kujdesi që bënte për fëmijët. Ato ishin plotësisht të varura nga burrat e tyre apo meshkujve të tjerë. Një lloj i tillë i dhunës kishte vazhduar me shekuj.
(Revista “Vlera”, nr. 7, nëntor 2011, fq. 18)