Vlera_Page_03

Hixhabi në Kuran, si edhe dëshira feministe për modifikim të ligjeve Hyjnore

Spread the love

Kryeredaktore: Ikballe Berisha Huduti

Një ndër temat më të përfolura në shoqërinë Perëndimore është tema e mbulesës, apo thënë ndryshe hixhabit në Islam, temë e cila paraqet shumë mospajtime në mesin e myslimanëve dhe jomyslimanëve. Bota moderne mendojnë, se me mbajtjen e hixhabit nga femrat myslimane tregon se ato janë nën shtypje nga ana e burrit, sepse e numërojnë hixhabin si simbol të shtypjes dhe këtë parim e kuptojnë se burrat mysliman ia bëjnë detyrim grave dhe bijave të tyre këtë veshje.

Sa i përket vet myslimanëve, kjo temë ka filluar të bëhet e diskutueshme, sidomos tek myslimanët e kohëve moderne, ku mund të gjeni shumë mendime e konkludime lidhur me mbulesën. Si shembull konkretë, kohëve të fundit mund të dëgjoni këto dilema të panevojshme se a është hixhabi pjesë e kulturës, apo pjesë e fesë, a ka urdhëruar Allahu që femrat ta mbajnë hixhabin, apo është traditë dhe kulturë e një populli, në këtë rast e arabëve. Nëse është pjesë e religjionit, a duhet patjetër që ky urdhër të praktikohet, e pse jo të mos modifikohet në këtë ditë të sotme, madje pse të jetë i njëjtë sikur para 1400 viteve më parë. Gjithashtu, parashtrohet pyetja tek myslimanët, nëse vetëm e mbajmë hixhabin atëherë cilat janë ato norma, rregulla të mbajtjes së hixhabit.

Si rrjedhojë, këto pyetje përfundime dhe mospajtime, më kanë bërë që të bëjë një hulumtim më të gjerë, pak më gjerësisht dhe me ndihmën e Zotit këto dituri të dijetarëve të mëdhenj mysliman, kam arritur të kuptojë këtë çështje rreth mbulesës islame, hixhabit, si një fenomen i kohës në shoqërinë myslimane   moderne, tek të cilët paraqet një mospajtim dhe është shumë delikate për myslimanët modern, të cilët nuk i pëlqejnë disa ajete Kuranore, sepse nuk kanë atë forcë që t’i zbatojnë, atëherë mundohen t’ia lehtësojnë vetes, duke u bazuar dhe komentuar Kuranin dhe ligjet e Zotit, sipas mënyrës dhe opinionit personal.

Nga perspektiva Islamike për shqyrtimin e kësaj teme, ne do t’i cekim disa pika kryesore që përkojnë me temën.

1.Çfarë është përkufizimi i hixhabit në Islam, apo mos ndoshta vërtet është pjesë e kulturës. A e ka urdhëruar Zoti i Lartësuar femrën, që të mbajë mbulesën islame, nëse është pjesë e besimit islam, ku përmendet në Kuran? Pa u ndalur aspak, ne po cekim ajetin e parë Kuranon lidhur me hixhabin :

“O bijt e Ademit! Ju kemi dhënë rrobe që të mbuloni vendet tuaja të turpshme edhe veshje për zbukurim, mirëpo rrobat e devotshmërisë janë më të mirat. Ato janë disa argumente të Allahut që ndoshta të mblidhni mend”, surja al Araf 26.

Nga ky ajet kuptojmë se pjesa e parë e veshjes është veshja fizike që të mbulohen vendet e turpshme, të cilat në të njëjtën kohë dhe e zbukurojnë njeriun, si dhe lloji i dytë është veshje sociale morale, e ajo pra është veshja apo rrobat e devotshmërisë. Nga kjo kuptojmë që nëse dëshirojmë që hixhabi të jetë efektivë në shoqëri, atëherë duhet t’i ketë këto dy komponentë përbërëse, pra, hixhabi fizik dhe hixhabi socio-moral, që në vete përmban kulturë, sjellje të mirë, ahlak, terbije, të ketë qëndrim dhe domethënie te një femër që e mbanë mbulesën islame etj.

Shumë njerëz kanë ardhur në keqkuptim dhe keqinterpretim sa i përket hixhabit, duke mos dalluar se hixhabi është dy llojesh, është hixhabi fizik dhe ai social, që përmban në vete sjelljen, modestinë, moralin dhe devotshmërinë. Shumë njerëz nuk i kuptojnë pra këto mësime hyjnore, ata vijnë në kontradikta me veten duke e sulmuar fenë Islame, sepse atyre i mungon dituria e thellë prandaj janë injorantë në kuptimësinë e filozofisë së Islamit dhe në këtë rast, temës në fjalë.

2.Pyetja e dytë që sillet në shoqërinë myslimane është: “A është hixhabi urdhër nga Allahu i Lartësuar, apo është pjesë folklor i një kulture arabe apo aziatike në përgjithësi?”

Rreth kësaj teme, ne mund të njihemi me shumë pohime, njoftime, analiza dhe norma legjislative të ndryshme që i predikojnë shumë mysliman, qofshin ata predikues të fesë, apo njerëz të panjohur rreth diturive të pakufishme kuranore. Ju mund të gjeni shumë artikuj që i shkruajnë njerëzit që janë mysliman feminist, që janë të ndikuar dhe prekur nga mendimet e feministëve Perëndimore, apo janë të ndikuar shpirtërisht nga toleranca moderne që ka krijuar ushtrinë e tyre antiislame, pa e vërtetuar se kanë kaluar në devijim fetarë, të këtillë mysliman dhe predikues, jokompetent mund të gjeni nga vetë mesi i myslimanëve të cilët thonë se, hixhabi nuk është uazhib (obligativ), nuk është i detyrueshëm, si dhe këta persona flasin më plotë guxim, pa pasur argumente por duke qenë kryekëput të bindur se hixhabi nuk është obligativ dhe kjo është e gjitha që ata dinë dhe pohojnë.

Disa njerëz kurrsesi nuk pajtohen me atë që hixhabi është urdhër hyjnor, por ata me shumë bindje flasin dhe argumentojnë, se hixhabi është kulturë e myslimanëve në arabi, sepse atje ka pasur klimë të nxehtë është dashur patjetër të mbulohet trupi për të mos u dëmtuar lëkura, arabët gjithashtu kanë qenë meshkuj shumë xheloz dhe për shkak të kësaj xhelozie kanë urdhëruar gratë që të mbajnë hixhabin duke i mbuluar bukurit e tyre. Këto pra janë argumentet që s’kanë aspak përputhshmëri me doktrinat kuranore dhe logjikën islame, që atëherë edhe sot janë në shërbim të shoqërisë së kohës.

Çfarë thonë myslimanët modernistë për hixhabin?! 

3.Pyetja e tretë për sa i përket pohimeve dhe shqyrtimeve që japin disa myslimanë, është: “Se hixhabi është pjesë e besimit islam, duke mos i përmendur normat, por duke e justifikuar mendimin e tyre, se hixhabi duhet të ketë dhe është modesti dhe kjo modesti është e mjaftueshme për një femër myslimane pa marrë parasysh dukjes së saj me hixhab apo pa hixhab?”

Sipas tyre, disa femra mund të veshin nikabin (peqen) dhe të thonë se janë modeste me atë veshje, disa tjera mund të mbajnë mantelin e zi të gjatë dhe të thonë se kjo është prapë modesti, disa mund të mbajnë vetëm shaminë në kokë edhe kjo është hixhab veshje modesti, disa mund të mos mbajnë as edhe shaminë në kokë dhe prapë kjo është modesti që sipas tyre s’ka problem, pse trupi i gruas apo vajzës së tij vizatohet dhe në njëfarë mënyre ai trup vetëm ngjyrohet duke e mbështjell me një pëlhurë e cila nuk ia qetë në pah çdo vijë të trupit, e disa tjerë thonë se veshje e modestisë mund të jetë edhe dukja e gjoksit në një masë, apo edhe e pjesëve tjera të trupit, por me qëllim të ketë modesti në qëndrimin e saj.

3.E tretë e myslimanëve që japin përgjigje për hixhabin është: “Se hixhabi është mirë të mbahet, është pjesë e fesë por nuk është vaxhib (obligative, farz).”

“Lidhur me këtë pohim shumë mysliman arsyetojnë veten se unë jam besimtare, e praktikojnë islamin, imani im është i lartë, zemra ime është e pastër, besoj në Zot dhe për këtë arsye unë nuk e shoh besimin vetëm në hixhab.”

Është shumë interesante të dimë se krijesat njerëzore qëndrojnë ndërmjet sinqeritetit dhe ndershmërisë, dhe kështu pra e fajësojmë të tjerët, por edhe Zotin, njëlloj si shembulli i Muauiju babai i Jezidit, që ishte në udhëheqësi si një shtypës e një diktator i madh, kur Muauiun e pyesnin: -Pse i mbyt njerëzit pa pikë faji?- ai nuk thoshte pse është njeri i ligë e i keq, por thoshte: -Sepse Allahu, po më urdhëron e detyron mua,- kjo pra është e njëjtë që me atë gjendje të myslimanëve sot, të cilët qëndrojnë në mes të sinqeritetit dhe ndershmërisë, ata nuk janë të sinqertë me veten me Allahun, prandaj e fajësojnë Allahun lidhur me hixhabin, e nga ana tjetër janë injorant të kësaj fushe hyjnore kuranore duke thënë: -Imani im është i lartë dhe kjo është e tëra,- pra i japin vetes përparësi duke thënë se kjo është zgjidhje e vet femrës myslimane. Me një fjalë ajo mund ta mbajë mbulesën dhe këtë zgjedhje Allahu i Lartësuar ia ka lënë në duart e saja.

Ka edhe prej atyre myslimanëve të cilët thonë, se: “Hixhabi është parim detyrues (vaxhib) i fesë islame, por është obligim vetëm për gratë e Pejgamberit s.a.a.”

Lidhur me këtë teori shumë femra myslimane në botën moderne kanë filluar të japin teza e teori duke thënë se hixhabi nuk është i detyrueshëm për gratë myslimane në përgjithësi, por vetëm për gratë e Pejgamberit s.a.a. dhe kështu këta myslimanë modernë duan ta reformojnë fenë islame duke u munduar t’i modifikojnë dhe rrëzojnë ajetet dhe teoritë hyjnore kuranore.

Ajete që janë dekdikuar hixhabit -mbulesës Islame.

Në Kuran janë tre ajete që flasin për hixhabin dhe normat sheriatike. Më lartë e përmendëm ajetit Kuranon  të sures Al Araf ajeti 26, dhe tani do ta përmendi ajetin që fletë për mënyrën se si të takohemi në shtëpinë e Resulullahut si dhe si duhet të flasin e mbulohen gratë e pejgamberit s.a.a.

 O ju që besuat, mos hyni në shtëpitë e Pejgamberit ndryshe, vetëm se nëse u lejohet për ndonjë ngrënie e duke mos pritur përgatitjen e saj, por kur të thirreni, atëherë shpërndahuni, duke mos hyrë në bisedë me njëri-tjetrin, vërtet këto (pritja, qëndrimi, biseda) e mundojnë Pejgamberin, por ai turpërohet prej jush; Allahu nuk i turpërohet realitetit. E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkojeni pas perdes, kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të tyrte. Juve nuk u takon ta mundoni të dërguarin e Allahut, e as të martoheni kurrë me gratë e tij, pas (vdekjes së) tij. Këto janë te Allahu mëkat i madh.”

Ky ajet ka zbritur si këshill për miqtë e Pejgamberit s.a.a atëherë, para 1400 viteve, por ky ajet sipas komentuesve (mufesirëve) të Kuranit vlen edhe për të sotmen dhe për të ardhme gjersa të ekzistojë koha. Ky ajet nuk ka zbritur vetëm për të Dërguarin e Allahut, por për të gjithë myslimanët të cilët këshillohen, që kur ju thërret Pejgamberi s.a.a të jeni mysafirët e tij, mos shkoni para kohe për t’i penguar atij në përgatitjen e ushqimit, por edhe pas ushqimit mos rrini gjatë për mos t’i penguar . Në pjesën e dytë të Ajetit përmendet edhe hixhabi “ … E kur kërkoni prej tyre (grave të Pejgamberit) ndonjë send, atë kërkojeni pas perdes, kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të tyre”, kjo pjesë e ajetit ka zbritur për gratë e Pejgamberit, në atë kohë por edhe sot është urdhër për gratë në përgjithësi, sepse kjo është një cilësi e mirë edhe është një pastërti për zemrat e femrave dhe të burrave atëherë, por edhe sot.

Shtrohet pyetja: “Pse u desh të zbriste ky ajet dedikuar Profetit Muhamed s.a.a. dhe grave të tij.” Pejgamberi s.a.a. ka qenë njeri me sjellje, terbije të përkryer ( hulukil adhim) dhe ai ka pasur turp t’i thoshte shokëve të tij edhe pse i pengonin shumë me sjellje jo të mira, pra nuk kishte guxim t’i thoshte shokëve të tij mos ejani tre ore para thirrjes, ftesës dhe mos rrini gjatë pas ngrënies së darkës, sepse ai jo vetëm që ka qenë pejgamber por edhe burrë familjar dhe burrë shteti me shumë obligime dhe përgjegjësi. Prandaj, ky ajet ka zbritur për Pejgamberin s.a.a. dhe gratë e tij në atë kohë, por ama edhe sot ky ajet vlen si këshill dhe etikë e sjelljes, në mes të burrave dhe grave.

Sa i përket myslimanëve modernistë, që nuk janë të detyruar që të interpretojnë dituritë e thella kuranore, ata thonë se ky ajet vlen vetëm për gratë e Muhamedit s.a.a. dhe se ato prej modestisë së madhe që kanë pasur, Zoti i ka urdhëruar që të kenë edhe perde para fytyrës gjersa bisedonin me meshkujt. Mirëpo kjo është vetëm një justifikim modern i myslimanëve modernistëm, që i japin të drejtë opinionit të vetë, se hixhabi nuk është i detyrueshëm, por është një zgjedhje e femrës dhe një shkallë e modestisë.

 Hixhabi obligim për gratë besimtare myslimane  

Suren Ahzab 59

 “ O ti Pejgamber, thuaju grave të tua, bijave tua dhe grave të besimtarëve, le të vendosin shamitë (mbulojën) e veta mbi trupin e tyre, sepse kjo është më afër që ato të njihen (se nuk janë rrugaçe) e të mos ofendohen. Allahu fal gabimet e kaluara, Ai është mëshirues.”

Në këtë ajet shihet qartë se mbulesa është një obligim për gratë, bijat e Pejgamberit dhe për të gjitha gratë e besimtarëve. Në këtë ajet përmendet fjala “xhilbab”, pra le t’i vënë shamitë apo mbulojat e tyre mbi trupat, apo dikush e përthyen mbi supet e tyre.  Për ta kuptuar më mirë fjalën xhilban, ne duhet të ndalemi në terminologjinë e fjalës “xhilbab”, që përkthehet në shqip, si një mbulesë që vendoset nga koka deri në këmbë, që sot e njohim në botën islame si “qadure, çarçaf, apo abae” . Nëse e hapim çdo lloj të fjalorëve do ta gjeni këtë përkthim këtë shpjegim, e jo siç thonë myslimanët modernist dhe joprofesionist të shkencës së komentimit të Kuranit, se me qëllim kjo mbulesë , shami xhilbab, po u dashka me u vendos mbi supe, mbi trup, banë me u pa qafa e femrës etj, etj.  Ne si zotërues të mendjes së shëndosh nuk duhet të biem në besime të verbra mashtruese nga feministët Perëndimorë, të cilët për interesat e tyre i bëjnë këto modifikime sipas tekeve të tyre, duke harruar se kusht për të qenë dijetarë dhe mufesir (komentues) i Kuranit, duhet të jesh njohës shumë perfekt i gjuhës arabe, të jesh personi që ka studiuar me vite të tëra në shkencën kuranore, gjersa ka bërë një zbulim shkencorë kuranor qoftë për hixhabin dhe shumë zbulime të tjera të ekspertëve genius, të cilët merren me studimin dhe zbulimin e Fjalës së Vërtet të Zotit.

Çka mbulon kjo xhilbabe, mbulesë, kjo më mirë shihet në ajetin tjetër të sures Nur, ku shumë bukur shpjegohet se çfarë mbulon xhilbabi, apo mbulesa shamia islame, hixhabi.

 Për ajetin e tretë që fletë për hixhabin që gjendet në Suren Nur ajeti 31, do ta shtjellojmë në vazhdimësi në numrin e ardhshëm të revistës Vlera.

Revista “Vlera” *Nr.27* Tetor-Nentor 2018 Fq.3-6

 




There are 44 comments

Add yours
  1. Jennifer

    Your style is very unique compared to other folks I’ve read stuff from.
    I appreciate you for posting when you’ve got the opportunity,
    Guess I’ll just book mark this blog.

  2. prudoxin expédié discrètement vers la France

    You actually make it appear really easy along with your presentation but I to
    find this topic to be really one thing that I think I’d never understand.

    It kind of feels too complicated and extremely huge for me.
    I’m having a look forward to your subsequent publish, I will attempt to get the hold of it!

  3. Bernardo

    With havin so much content do you ever run into any issues of plagorism or copyright infringement?
    My website has a lot of completely unique content I’ve either authored myself or outsourced but
    it looks like a lot of it is popping it up all over the
    internet without my permission. Do you know any ways
    to help stop content from being ripped off? I’d really appreciate it.

  4. acheter du prodroxy

    I absolutely love your website.. Excellent colors & theme.
    Did you build this website yourself? Please reply back as I’m trying to create my own website and would love to find out
    where you got this from or exactly what the theme
    is called. Thanks!

  5. Raul

    Good post. I learn something new and challenging on websites I stumbleupon on a daily basis.
    It will always be helpful to read through content from other writers and use a little something from their sites.

  6. Claude

    Hi there! I simply want to give you a huge thumbs
    up for the great info you’ve got here on this post.
    I will be coming back to your blog for more soon.

  7. Suivre le téléphone

    Meilleure application de contrôle parental pour protéger vos enfants – Moniteur secrètement secret GPS, SMS, appels, WhatsApp, Facebook, localisation. Vous pouvez surveiller à distance les activités du téléphone mobile après le téléchargement et installer l’apk sur le téléphone cible.

  8. Glenn

    Definitely consider that that you stated. Your favourite justification appeared to be on the net
    the easiest factor to take note of. I say to you, I definitely
    get annoyed while other folks consider worries that they
    plainly don’t realize about. You managed to hit the nail upon the highest
    and also defined out the whole thing with no need side effect
    , other folks could take a signal. Will likely
    be again to get more. Thank you


Post a new comment