HistoriMësime IslameSociologji

Imam Muhamed Bakiri (a.s.) quhej Bakirul-Ulum (hapës i dyerve të dijes)


Fjala për dijen dhe njohuritë e Imam Bakirit, a.s., aq shumë ishte përhapur në botën
islame sa që kishte fituar pseudonimin Bakirul-Ulum (hapës i dyerve të dijes, respektivisht
zgjidhës i çështjeve shkencore).
Ibn Haxher Hejthemi shkruan: “Muhammed Bakiri hapi dhe shpalosi aq thesare të
njohurive të fshehura, dhe shpalosi aq të vërtetat të fikhut, urtësisë dhe dijeve të sofistikuara
sa që kjo nuk është e dukshme vetëm për ata që nuk shohin apo ata që janë keqdashës.
Pikërisht për këtë ai është quajtur zgjidhës dhe përmbledhës i njohurive si dhe përhapës i
flamurit të dijes.
Abdullah ibn Atau, një nga personalitetet e shquara dhe dijetar i madh i kohës së Imamit,
thotë: “Kurrë nuk kam parë që në ligjëratat e dikujt të kenë marrë pjesë më shumë dijetarë të
islamit si në ligjëratat e Muhammed ibn Aliut, a.s., dhe që ndjeheshin aq të dobët dhe të
vegjël kur është fjala për njohuritë.
Imam Bakiri, a.s., gjatë rrëfimeve të tija kryesisht thirret në ajetet kur’anore dhe për
dëshmi ka marrë Fjalët e Allahut, dhe ka thënë: “Çkado që them, më pyetni se ku gjendet
ajo në Kur’an, dhe t’ua citoj ajetin, i cili ka të bëj me atë që është thënë.” 1
Nxënësit e shkollës së Imam Bakirit (a.s.)!
Hazreti Bakiri, a.s., kishte edukuar nxënës të cilët pastaj ishin bërë personalitete të
dalluara në fushën e fikhut, hadithit, tefsirit dhe shkencat e tjera islame dhe secili prej tyre
llogaritet mes dijetarëve të shquar. Personalitet e mëdha si Muhammed ibn Muslimi, Zerare
ibn A’ina, Ebu Basiri, Burida ibn Muavi Axhili, Xhabir ibn Jezidi, Hamran ibn A’ina dhe
Hisham ibn Salim ishin edukuar e arsimuar në shkollën e Imamit.
Imami i gjashtë ka thënë: “Katër persona e kanë mbajtur gjallë shkollën tonë dhe
hadithet e babait tim: Zerare, Ebu Basiri, Muhamed ibn Muslimi dhe Burid ibn Muavi
Axhili. Po sikur të mos ishin këta, askush nuk do të përfitonte nga dituritë fetare dhe
shkenca e Pejgamberit. Këta të katër ishin roje të fesë. Ata, në mesin e shi’itëve të
kohës sonë, ishin të parët që ishin njohur me botëkuptimin tonë dhe në ditën e
Gjykimit para të tjerëve do të na bashkëngjiten neve.” 2
Nxënësit e shkollës së Imam Bakirit, a.s., ishin njohësit më të shquar të fikhut dhe
muhadithë në kohën e tyre dhe kishin përparësi në raport me fakihët dhe juristët jo shi’itë.
Përhapja e shkencës dhe hapja e dyerve të dijes
Veprat e shkëlqyeshme të Imamit të pestë dhe nxënësve të tij më të shquar që shkolla e
tij ia kishte dhuruar shoqërisë islame, kishin bërë që të realizohej profecia e Pejgamberit të
islamit, s.a.a.
Bartës i kësaj profecie është Xhabir ibn Abdullah Ensari, personalitet i njohur nga
periudha e hershme e islamit. Xhabiri, përndryshe një nga as’habët e mëdhenj të
Pejgamberit të islamit, s.a.v.a., dhe shumë i lidhur me familjen e të Dërguarit thotë:
“Në një rast Pejgamberi i islamit, s.a.a., më tha: ‘Pas meje, do ta takosh një njeri nga
familja ime, emri i të cilit është emri im dhe i cili më pamje ngjanë në mua. Ai para
njerëzve do të hapë dyert e dijes.’”
1 Tabrisi, Ihtixhxhaxh, Metbu’atul-Murtezavi, Nexhef 1350, faqe 176.
2 Shejh Tusi, Ihtijari ma’refatir-rixhal, Daneshgah-e Mashhad, Mashhad, faqe 136-137.

Kur Pejgamberi, s.a.a, e tha këtë profeci, Imam Bakiri, a.s., ende nuk kishte lindur.
Kaluan vite, dhe erdhi koha e Imamit të katërt. Në një rast Xhabiri po kalonte rrugëve të
Medinës, kur e shikoi hazreti Bakirin. Vuri vëmendjen dhe pa shenjat për të cilat Pejgamberi,
s.a.a., kishte folur, dhe e pyeti: “Si quhesh?” Ky u përgjigj: “Quhem Muhammed ibn Ali ibn
Hysein.” Xhabiri atëherë e puthi në ballë dhe tha: “Përmes meje të ka bërë selam gjyshi yt,
Pejgamberi i Allahut!”
Që nga ajo ditë, nga respekti për Pejgamberin, s.a.a., dhe si dëshmi e madhështisë së
Imam Bakirit, a.s., Xhabiri dy herë në ditë e kishte vizituar. Ulej në xhaminë e Pejgamberit
mes njerëzve dhe si përgjigje disa keqdashësve që e përqeshnin për shkak të veprimit të
tillë ritregonte parashikimet e Pejgamberit të islamit. 3

Referenca (Fusnota):

  1. Al-Mufid, Kitab al-Irshad: The Book of Guidance into the Lives of the Twelve Imams,
    translated by I.K.A. Howard, Islamic Texts Society, 1981.
  2. Sheikh Abbas Qummi, Muntaha al-Amal, Qum, Iran, 1995.
  3. Madelung, Wilferd, The Succession to Muhammad: A Study of the Early Caliphate,
    Cambridge University Press, 1997.
  4. Nasr, Seyyed Hossein, Ideals and Realities of Islam, London: George Allen & Unwin, 1966.
  5. Rizvi, S.V. Mir Ahmad Ali, The Holy Imams, Dar-ul-Tabligh, Qum, 1986.

3 Mexhlisi, Muhammed Bakir, Biharul-Anvar, Darul-kitabi islamijje, Teheran, vëllimi 46, faqe 226.

Të ngjashme

Back to top button