HistoriKëshille e PytjeMësime IslameSociologji

Pse i përmendim pasardhësitë e Profetit?


Një rrëfim nga oborri i Sulltanit Muhammed Hodabande
Në një nga ditët e qeta të sundimit të tij, Sulltan Muhammed Hodabande ishte ulur me
thjeshtësi në njërën nga xhamitë e oborrit të tij. Pranë tij, hoxha i njohur i asaj kohe po
mbante një ligjëratë për vlerën dhe madhështinë e salavatit – përshëndetjes dhe bekimit mbi
Profetin Muhammed (paqja qoftë mbi të dhe familjen e tij).
Ndërsa ligjërata po thellohej, sulltani ngriti kokën dhe me një ton të butë por plot mendim
thellësor, pyeti:
– Pse, kur përmenden profetët e tjerë, nuk përmendet pasardhësia e tyre? Ndërsa kur
përmendet Profeti ynë Muhammed dhe dërgohet salavat mbi të, është e domosdoshme të
përmendet edhe pasardhësia e tij? Pra të themi salallahu alejhi ve alihi – paqja qoftë mbi të
dhe Familjen e tij.
Pyetja ra si një qetësi në zemrën e ligjëruesit. Hoxha mbeti i heshtur, pa një përgjigje të
menjëhershme.
Pas pak çastesh, vetë Sulltani e theu heshtjen me një përgjigje që i përkiste jo vetëm
diturisë, por edhe mençurisë shpirtërore që ai mbante:
– Së pari, – tha ai, – sepse armiqtë e Profetit e quanin “ebter” – pa pasardhës. Allahu e
hodhi poshtë këtë pretendim. Ai bëri që vetë ata të mbesin pa pasardhës, ose që
pasardhësit e tyre të mos kenë vlerë për t’u përmendur, ndërsa pasardhësia e Profetit
Muhammed jo vetëm që u ruajt, por po shtohet e po ndriçon brezat, ditë pas dite.
– Dhe së dyti, – vazhdoi ai, – sepse të gjitha fetë janë të ekspozuara ndaj rrënimit dhe
harresës, ndërsa feja islame është e mbrojtur nga zhdukja. Ajo ka nevojë për kujdestarë të
dijshëm, të urtë, që njohin çështjet e mëdha e të vogla të saj. Këta janë Imamët, pasardhësit
e Profetit, nga familja e tij e pastër. Ata janë udhëheqësit dhe mbrojtësit e kësaj feje.
Prandaj, njësoj siç është e domosdoshme të dërgojmë salavat mbi Profetin, është po aq e
domosdoshme të dërgojmë salavat edhe mbi pasardhësit e tij, që janë dritë për ne dhe për
botën pra Ehli Bejti a.s.
 ***.
Ky rrëfim i thjeshtë, por i thellë në kuptim, na kujton një realitet që s’e shuajnë as shekujt e
as armiqtë: dashuria dhe lidhja me familjen e Profetit është pjesë përbërëse e vetë
besimit islam. Salavati që i kushtohet atij dhe familjes së tij është më shumë sesa fjalë:
është shprehje e përulësisë, dashurisë dhe respektit për udhëzimin hyjnor që vjen nëpërmjet
gjakut të pastër të Ehli Bejtit.
Përgatiti Redaksi Vlera

Të ngjashme

Back to top button