HistoriIslamologji

Kush është Imam Muhamed Bakiri a.s. (1)

Imam Bakiri, paqja qoftë mbi të, ka lindur në vitin 57 sipas Hixhrës në Medinë. Në kohën
e vdekjes së babait të tij Imam Zejnul-Abidinit, a.s., 94 H., kishte tridhjetë e nëntë vjet. Emrin
e kishte Muhammed, ndërsa ofiqet i ishin Ebu Xhafer, Bakir dhe Bakirul-ulum.
Nëna e tij ishte Fatimja bija e Imam Hasan a.s. dhe ai është i pari i cili si nga ana e babait
gjithashtu edhe nga ana e nënës i përkiste pasardhësve të Fatimes dhe Aliut. Imam Bakiri
vdiq në vitin 114 sipas Hixhrës në Medinë, dhe ishte varrosur në varrezat e njohura bekije
pranë babait të tij dhe gjyshit. Imamati i tij kishte zgjatur shtatëmbëdhjetë vjet.
Gjatë jetës së tij, ai kontribuoi fuqishëm në përhapjen e dijes islame në një kohë të trazuar,
ku dinastia Umajade kishte nisur të shtypte çdo zë të drejtësisë. Ai hapi një qendër dijesh në
Medinë, ku mësonte nxënës të përkushtuar si Xhābir ibn Jānī dhe Mufaddhal ibn ‘Umar.
Imam Bāqiri ishte ai që i dha teologjisë islame një themel të ri shkencor, duke theksuar
rëndësinë e dijes dhe interpretimit të saktë të Kur’anit.
Por ndikimi i tij i thellë nuk kaloi pa u vënë re nga qeveria Umajade. Kalifi Hisham ibn Abdul-
Malik, i shqetësuar nga autoriteti shpirtëror dhe popullariteti i Imam Bāqirit, urdhëroi
helmimin e tij. Sipas burimeve historike, Imam Bāqiri u helmua në fshehtësi dhe ndërroi jetë
më 7 Dhul-Hixhxhe, në vitin 114 hixhri (732 e.s.) në Medinë, në moshën 57-vjeçare. Ai u
varros pranë gjyshit të tij, Imam Hasan (a.s.) në varrezat e Bakiut, ku më pas u varrosën
edhe disa imamë të tjerë të Ehli Bejtit¹.
Martirizimi i tij shënon një pikë kthese në historinë islame, sepse humbja e tij për komunitetin
ishte humbja e një figure të dijes së thellë, përulësisë dhe guximit intelektual përballë
tiranisë.

Kalifët, bashkëkohës të Imamit
Gjatë imamatit të tij Imami i pestë ishte bashkëkohës i kalifëve në vijim:

  • Velid ibn Abdul-Melik (86-96 H.);
  • Sulejman ibn Abdul-Melik (96-99 H.);
  • Omer ibn Abdul-Aziz (99-101 H.);
  • Jezid ibn Abdul-Melik (101-105 H.);
  • Hisham ibn Abdul-Melik (105-125 H.).
    Këta kalifë – po e përjashtuam Omer ibn Abdulazizin i cili ishte mjaft njeri i drejtë dhe
    besnik ndaj familjes së Pejgamberit, s.a.v.a., të gjithë ishin mizorë dhe tiranë, nuk kishin
    mëshirë as ndaj farefisit të tyre, e sidomos ishin të ashpër ndaj Imamit të pestë.
    Themelimi i lëvizjes së madhe shkencore
    Imami i pestë gjatë imamatit të tij, përkundër kushteve të papërshtatshme, ishte marrë me
    paraqitjen dhe përhapjen e të vërtetave hyjnore dhe dijes, kishte shpjeguar problemet
    shkencore dhe kishte iniciuar lëvizjen e madhe shkencore duke krijuar parakushte për

themelimin e universitetit të madh islamë, i cili zenitin e tij do ta arrijë në kohën e djalit të tij
të dashur Imam Sadikut, a.s.. Imami i pestë për nga dija e tij, arsimimi dhe virtytet ishte më i
shquari mes dinjitarëve Hashimi, dhe vendin e tij të jashtëzakonshëm për sa i përket
arsimimit dhe moralit e kishin vërtetuar edhe miqtë edhe armiqtë. Pas tij kishin mbetur aq
shumë transmetime dhe hadithe për çështjet e dispozitave fetare islame respektivisht fikhut,
tefsirit, historisë së islamit dhe shkencave të ndryshme, sa që deri atëherë nga asnjë prej
pasardhësve tjerë të Imam Hasanit dhe Hyseinit, paqja qoftë mbi të dytë. 1 Duke u shoqëruar
me të kishin përfituar shumë dijetarë të dalluar, por edhe disa as’habë të Pejgamberit,
s.a.v.a., të cilët ende ishin gjallë.
Tabi’inët Xhabir ibn Jezid Xhafi dhe Kejsan Sexhestani, si dhe dijetarët e fikhut Ibn
Mubarek, Zehri, Evza’i, Ebu Hanife, Maliku, Shafiu dhe Zijad ibn Munzimehdi kanë përfituar
nga vepra e tij shkencore dhe fjalët e tij i kishin transmetuar drejtpërdrejtë, apo herë-herë,
përmes disa ndërmjetësuesve.
Librat dhe punimet e dijetarëve sunnit dhe historianëve si Taberiu, Belazeri, Selami, Hatib
Bagdadiu, Ebu Naim Isfahani, mandej librat si Muvetta-ja e ibn Malikut, Suneni i Ebu
Davudit, Musnedit të Ebu Hanifes, Suneni i Meruzit, tefsirit të Zamahsherit dhe dhjetëra të
ngjashëm, pra librat më të rëndësishme të botës sunite, janë përplot rrëfime të Imamit të
pestë dhe i vërejmë fjalët “ka thënë Muhammed ibn Aliu” apo “ka thënë Muhammed Bakiri”. 2
Gjithashtu, librat shi’ite për çështje të ndryshme janë përplot me fjalët dhe hadithet e
hazreti Bakirit, a.s., që do ta vërtetoj secili që sado pak është i njoftuar me këtë literaturë.

1 Shejh Mufid, Al-Irshad, Kom, Mektebeti basireti, faqe 261.
2 Ibn Shahrashub, Menakibi Ali ibn Ebi Talib, Entesharat-e Allame, Kom, vëllimi IV, faqe 195.

Të ngjashme

Back to top button