
Situata dhe kushtet politike e shoqërore në kohën e Imam Bakirit a.s. ( 3)
Kemi thënë që Imam Bakiri, a.s., ishte bashkëkohës i pesë kalifëve emevit. Në vazhdim
veçoritë e periudhave të pushtetit të secilit prej tyre do të na jenë më të qarta në çfarë kushte
shoqërore dhe politike kishte jetuar Imam Bakiri, a.s..
Velid ibn Abdul-Meliku
Velid ibn Abdul-Meliku ishte kalifi i parë bashkëkohës i Imamit të pestë, këtu vetëm do të
përmendim disa të dhëna.
Periudha e hilafetit të Velidit është koha e fitoreve myslimane në luftërat kundër
jobesimtarëve. Në kohën e tij hapësira nën pushtetin emevit ishte zgjeruar në lindje dhe në
perëndim. Prandaj hapësira nën sundimin e tij zgjerohej edhe në lindje edhe në perëndim, dhe
kësisoj ishin pushtuar pjesë të Indisë, Kabuli, Kashgari, Tusi edhe disa hapësira të tjera i ishin
bashkëngjitur tokës së madhe islame dhe ato pushtime ishin zgjeruar deri në Andaluzi.
Mbretëria e atëhershme e Andaluzëve ra nën forcat e udhëhequra të Musa ibn Nusejrit,
komandantit të ushtrisë islame, dhe ky vend ra në duar të myslimanëve. 1
Sulejman ibn Abdul-Meliku
Periudha e hilafetit të Sulejman ibn Abdul-Melikut zgjati shkurtë, jo më gjatë se tre muaj.
Sulejmani në fillim të sundimit të tij u tregua i butë, dhe për të ardhur në pushtet hapi dyert e
burgjeve të Irakut dhe liroi mijëra njerëz të cilët ishin arrestuar pa faj dhe mbaheshin në
burgje nga ana e Haxhxhaxh ibn Jusufit. Ai largoi nga shërbimi nëpunësit e Haxhxhaxhit dhe
tagrambledhësit si dhe anuloi shumë tradita tiranike.
Flaka e hakmarrjes
Lirimi i të burgosurve nga Sulejmani në Irak kishte ndodhur në fillim të pushtetit të tij; më
vonë kishte vepruar ndryshe, dhe për shkak të interesave personale si dhe i prirë nga dëshira
për hakmarrje, iu dha dhunës dhe krimeve. I nxitur nga shovinizmi fisnor, ua ekspozoi
trysnive pjesëtarët e fisit Mudra dhe ndihmoi kundërshtarët e tyre, respektivisht fisin Jemeni
(Kahtani). 2 Gjithashtu, kishte vrarë një sërë komandantësh ushtarak dhe personalitete të
njohura, ndërsa nuk kishte mëshirë as ndaj Musa ibn Nusejrit dhe Tarik ibn Zijadit, dy
heronjve të cilët kishin pushtuar Spanjën. 3
Autori i librit “Historia politike e islamit” shkruan: “Sulejmani ndaj mëkëmbësve të tij
ishte sjellur në mënyrë specifike: disa gëzonin simpatinë e tij të veçantë, derisa të tjerët ishte
përpjekur t’i eliminonte. Mes atyre ndaj të cilëve Sulejmani ishte armiqësor bënin pjesë edhe
mëkëmbësit në Indi, Muhammed ibn Kasimi, Kutejba ibn Muslimi, mëkëmbësi në
Mesopotami, si dhe mëkëmbësi në Andaluzi, Musa ibn Nusejri.” 4 Mosdurimi ndaj tyre
1 Ayeti, Muhammed Ibrahim, Andalus ja tarih-e hukumat-e muslimin dar Uropa, Daneshgah-e Tehran,
Teheran 1363, faqe 17-18.
2 Furukh, Omer, Muhtasiri tarihul-‘arab, Dari ‘Ilmul-melayin, Bejrut 1967, faqe 125.
3 Ibn Asir, Al-Kamilu fil-tarih, Bejrut, Dari Sadir, 1399. H., vëllimi V, faqe 11 dhe 37; Mesudi, Muruxhul-
dheheb, Bejrut, Darul-Anadalus, vëllimi III, faqe 173 dhe 182.
4 Ibrahim Hasan, Hasan, Tarih-e sijasi-je islam, Xhavidan, Teheran 1360, vëllimi I, faqe 401.
buronte nga disa motive personale respektivisht nga mosdurimet ndërfisnore, që është një
temë të cilën për fat të keq këtu nuk mund ta shqyrtojmë më gjerësisht.
Amoraliteti në pallatin e kalifit
Sulejman ibn Abdul-Meliku, ishte njeri shumë dorështrënguar, grykës, që donte ahengjet
dhe i përkushtuar ndaj kënaqësive të kësaj bote. Transmetohet se mund të hante sa disa njerëz
mesatar së bashku! Sofra e tij gjithmonë ishte e mbushur me mëlmesa të llojllojshme. Vishej
në rroba të shtrenjta të stolisura dhe në këtë insistonte aq shumë sa që as nëpunësve të tij, dhe
as ujëbartësve të pallatit nuk u lejonte të vishnin rroba të zakonshme, por edhe ata gjatë
ceremonive (!) në pallat, ishin të detyruar të vishnin rroba me lara. Animi ndaj komoditetit së
shpejti nga pallati u bart në qytete, dhe rroba të ngjashme së shpejti filluan të vishnin edhe
njerëzit e zakonshëm në Jemen, Kufa dhe Aleksandri. 5
5 Mesudi, Muruxhul-dheheb, Bejrut, Darul-Andalus, vëllimi III, faqe 175.
Omer ibn Abdul-Azizi
Edhe pse me testamentin e tij Abdul-Melik ibn Mervani (babai i Sulejmanit) për
trashëgimtar të Sulejmanit e kishte emëruar vëllain e tij Jezid ibn Abdul-Melikun, Sulejmani,
kur i sëmurë e kuptoi që i ishte afruar vdekja, për disa arsye të tij për trashëgimtar të vetin e
emëroi Omer ibn Abdul-Azizin. Kur pas vdekjes së Sulejmanit, në xhami u publikua që Omer
ibn Abdul-Azizi është trashëgimtar i kalifatit, njerëzit e pranuan dhe ia dhanë betimin. 6
I vetëdijshëm për shqetësimin e masave dhe i përbetuar në urrejtjen e madhe të popullit
ndaj pushtetit emevit, Omer ibn Abdul-Azizi që nga fillimi ishte përpjekur t’i bënte për vete
të shtypurit dhe të rrezikuarit, prandaj në shpalljen e tyre mëkëmbësve të provincave dhe
përfaqësuesve të pushtetit qendror u shkruante kësisoj:
“Njerëzit janë ballafaquar me trysni, dhunë dhe shtypje, ndërsa dispozitat e Allahut ndaj
tyre aplikohen shtrembër. Dhunuesit në mesin e mëkëmbësve të deritanishëm dhe
komandantëve, me dispozitat dhe risitë e tyre që kanë futur, e kanë injoruar drejtësinë dhe
sjelljen e drejtë, dhe populli është gjendur në mjerim. Me këtë duhet ndaluar dhe duhet
kompensuar atë që është bërë në të kaluarën.
Prej tani e tutje, ai i cili vendos ta kryej haxhxhin menjëherë duhet paguar pjesën e tij të
bejtul-mallit që të mund të niset në rrugë. Askush nga ju nuk ka të drejtë, para se të më
konsultoj mua, ta dënoj dikend, t’ia prej dikujt dorën apo ta varë dikend.” 7
Lufta kundër amoralitetit dhe plangprishjes
Përveç të gjitha këtyre, pasi e vendosi pushtetin, Omer ibn Abdul-Azizi i shiti të gjithë
kuajt e pallatit në një ankand publik, ndërsa paratë i dorëzoi në arkën e bejtul-mallit. Gruas së
tij, Fatimes, bijës së Abdul-Melikut, i urdhëroi që tërë stolitë e saj, xhevahirët dhe dhuratat e
shtrenjta që ia kishin dhënë babai dhe vëllai nga bejtul-malli t’i kthente prapa në arkën e
shtetit, apo që, nëse e kishte vështirë të ndahej nga gjërat e tilla ta braktiste shtëpinë e tij.
Fatimja u pajtua dhe të gjitha stolitë e saj i dorëzoi dhe xhevahirët e marrë nga bejtul-malli. 8
Omer ibn Abdul-Azizi jo vetëm që ia bëri me dije gruas së tij se si duhet vepruar drejtë,
por i shiti të gjitha rrobat e shtrenjta të Sulejman ibn Abdul-Melikut dhe paratë e fituara, e
ishte fjala për katërmijë dinarë, i pagoi në arkën e shtetit. 9
Omer ibn Abdul-Azizi kësisoj e nisi reformën e vet shoqërore dhe luftën kundër
amoralitetit nga shtëpia e tij dhe vet pallati. Mandej e shtriu luftën e tij dhe i ftoi Emevitët,
xhaxhallarët e tij, të jepnin llogari dhe i urdhëroi që në bejtul-mall ta kthenin tërë pasurinë
shoqërore që e kishin përvetësuar. Me këmbëngulje të skajshme ua mori emevive të gjithë
pasurinë që me dhunë e kishin rrëmbyer nga populli dhe ua ktheu pronarëve të saj. Në masë
të madhe ia doli ta ruante pasurinë e popullit nga duart e Emevitëve. 10
Tërë këtë emevitët e përjetuan rëndë dhe ata nisën të vepronin kundër Omer ibn Abdul-
Azizit. Një i afërm i Omerit, duke ditur për këtë, në një rast i tha: “Vallë nuk ke frikë që
populli yt mund të ngritët kundër teje dhe të të rrëzoj nga pushteti?”, ndërsa Omeri iu
përgjigj: “Gjëja e vetme nga e cila kam frikë është dhënia e llogarive në ditën e Gjykimit.
(Vallë do të më frikësosh me popullin?)!” 11
6 Mesudi, Ibid, faqe 183.
7 Ibn Vazih, Tarihi Jakubi, Menshureti mektebetul-haydarijje, Nexhef 1384, vëllimi III, faqe 50.
8 Sujuti, Tarihul-hulefa, Mektebetu-musna, Bagdad 1383, faqe 232; Ibn Kutejba, Al-Imamet ves-siyaset,
Matbu’ati Mustafa Al-Babi Halebi, Kajro 1382, vëllimi II, faqe 116.; Faruk, Omer, Muhtasiri tarihul-
‘arab, Dari ‘Ilmul-melajin, Bejrut 1967, faqe 129.
9 Ibn Kutejba, Ibid, faqe 116.
10 Sujuti, Ibid, faqe 232.
11 Ebu Hanifa Dinvari, Al-Akhbari teval, Ihyai kutubul-‘arabijje, Kajro, faqe 331.



