5.1

IMAM XHAFER SADIKU (a.s.) DHE KËRKESA E VARFANJAKUT (tregim urtësie)

Spread the love

Dikush, shumë i shqetësuar dhe i stresuar, erdhi pranë Imam Xhafer Sadikut (paqja qoftë mbi të) dhe i tha:

Aman, të lutem, bëj një duá për mua te Zoti që të më japë pasuri, sepse jam shumë i varfër e i mjerë”.

Imam Xhafer Sadiku (paqja qoftë mbi të) iu përgjigj: “Kurrë nuk e bëj këtë lutje”.

Përse nuk e bëni?” – pyeti varfanjaku.

Sepse Zoti për këtë punë e ka caktuar një rrugë. Zoti ka urdhëruar që ta kërkoni dhe të punoni për ditën tuaj, kurse ti do që të rrish në shtëpinë tënde dhe duke u lutur të nxjerrësh ditën e punës” – ia ktheu Imam Xhafer Sadiku (paqja qoftë mbi të).

Redaksia e revistës “Vlera”.




There are no comments

Add yours