Ja çka ndodh kur pini kafe në barkun bosh?
Hyrje
Kafja është një nga produktet më të dashura për njerëzit në mëngjes. Sipas studimeve thuhet se kafja nuk duhet konsumuar me stomakun bosh, ju duhet të konsumoni mëngjes më parë dhe më pas të pini kafe.
Rrihet aciditeti i stomakut: stomaku përmban acid klorhidrik i cili balancon nivelin e aciditetit në stomak. Konsumimi i kafes esëll rrit nivelin e aciditetit në stomak, ju shkakton urth, sindromën e zorrës nervoze, ulcerë etj.
Shkakton ankth: nëse konsumoni kafe në stomakun bosh do t’ju ulet aftësia e trurit për të përpunuar siç duhet nivelin e serotinës. Serotina është hormone që ju jep ndjesinë e qetësisë dhe lumturisë.
Dehidraton: kafja ka veti dehidratuese, prandaj edhe në rastet që konsumohet duhet të shoqërohet patjetër me ujë.
Shkakton problem në stomak: kafja në stomak bosh rrit shanset për t’u prekur nga sëmundjet e stomakut si ulcerat, urthi etj.
(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 23, korrik/gusht 2017, fq. 48)