5.7

Sekretet dhe misteret e gjashtë veprave më të famshme në botë

Spread the love

Hyrje

Përpos arkitekturës dhe madhështisë që mbartin, ndërtesat dhe statujat ikonë të botës, fshehin detaje mistike që shumë pak prej nesh i kanë vënë re. Por, jo pa qëllim ato janë aty, mesazhi që përcjellin është aq i vjetër sa dhe jeta e tyre.

Apartamenti në katin e fundit të Kullës Eiffel

Gustav Eiffel, njeriu që dizajnoi monumentin më të famshëm të Francës, kroji dhe ndërtoi një apartament në katin e fundit të kullës, të cilin e përdorte për të pritur miqtë. Shpeshherë aty ai bënte diskutime të gjata me Thomas Edison-in, shpikësin e llambës elektrike. Sot ai apartament shërben si muze për turistët dhe sigurisht ofron pamje të mrekullueshme të Parisit.

Zinxhiri i thyer në këmbën e Statujës së Lirisë

Statuja e Lirisë iu thurua ShBA-ve nga Franca në 100-vjetorin e revolucionit amerikan. Simboli i saj është liria, demokracia dhe shfuqizimi i skllavërisë. Është ky pikërisht kuptimi që mbart zinxhiri i shkëputur nga këmba e statujës, fundin e epokës së skllevërve.

Mona Lisa e Isleworth-it

Në të gjithë historinë e artit njihet përpjekja e piktorëve për të riprodhuar figurën e Mona Lisa-s. Por besohet se ekziston një tjetër portret i saj, i pikturuar nga vetë Da Vinci, dhe se kjo nuk është një kopje. Thuhet se version i dytë i pikturës ka ndryshim pak në perspektivë. Aludimet se kjo pikturë është risjellë nga piktorë të tjerë janë të shumtë, por ekspertët besojnë se ky është thjesht një version më i hershëm i kryeveprës së Da Vinci-t.

“The time capsule” në malin Rushmore

Gjatë ndërtimit të këtij monumenti të famshëm, arkitekti i saj dëshironte të krijonte brenda shkëmbit një dhomë sekrete, ku gjeneratat e reja të njiheshin dhe të merrnin çdo lloj informacioni në lidhje me historinë e Amerikës. Kështu ata krijuan një shpellë në pjesën e pasme të statujës së Abraham Lincoln-it. Edhe pse projekti mbeti i papërfunduar, pas vdekjes së arkitektit, 50 vite më vonë, në hapësirën e krijuar u vendosën kopje dokumentesh shumë me rëndësi dhe kujtime të presidentëve të ndryshëm, që shërben sot si dëshmi e historisë së ShBA-ve.

Pamja e vërtetë e Sfinksit

Statuja më e vjetër e botës sigurisht që mbart mistere që nga krijimi i saj. Për pamjen e këtij monumenti ka patur gjatë gjithë kohës komente. Disa ekspertë besojnë se Sfinksi original ka patur kokën e një luani (ose ujku/anubis) dhe shumë më vonë është gdhendur fytyra e një njeriu. Kjo shpjegon gjithë dyshimet rreth diferencës së madhe midis trupit gjigant dhe kokës së vogël.

Ura Golden Gate

Ura Golden Gate ka qenë gjithmonë në fokusin e fotografive më të bukura të shkrepura ndonjëherë. Por ajo që nuk dimë, është se për ndërtimin e saj ka patur shumë debate me Flotën e ShBA-ve. Pasi u dha leje për ndërtimin e saj, flota dëshironte që ngjyra e kësaj ure të ishte me vija të zeza dhe të verdha, në mënyrë që të ishte e dukshme edhe në raste mjegulle. Por kjo u kundërshtua nga arkitekti i urës, i cili vendosi ta lyente me ngjyrë portokalli të errët. Në këtë mënyrë, përveçse do të ishte e dukshme në çdo situatë, do të afeksiononte të gjithë ata që e shihnin.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 23, korrik/gusht 2017, fq. 44-45)