
Jo Islam Politik, por Paqe Njerëzore.
Feja e pranuar tek Allahu është Paqja.
“Inned-dîne ‘indallâhi-l-islâm.”
إِنَّ الدِّينَ عِندَ اللَّهِ الْإِسْلَامُ
(Sureja Ali Imran, ajeti 19)
Islami do të thotë “Paqe”, ndërsa Musliman do të thotë “i nënshtruar” vetëm ndaj Zotit.
Njerëzit e Paqes janë të gjithë ata që kërkojnë drejtësi dhe duan paqe për njerëzimin, pa marrë parasysh kombësinë, flamurin, vendin, besimin apo mosbesimin e tyre – me shpresën që një ditë të jenë besimtarë e jo fetare të dogmatizuar.
Ibrahimi (paqja qoftë mbi të) nuk ishte thjesht një nga muslimanët e parë, por ishte prej të nënshtruarve të parë ndaj Zotit, siç përkthehet fjala “muslim” në arabisht.
Feja ime është udhëzim që vjen që nga Profeti Ibrahim, i cili u përgëzua me shkëlqimin e Nebijut (Profetit-lajmëtar) dhe me titullin Imam (Prijës qiellor në tokë të Zotit).
Kjo Profetësi dhe Lidership (Imamat) ka udhëhequr deri te Profeti Muhammed (paqja qoftë mbi të dhe Familjen e tij) dhe ka vazhduar me Lidersi te Imami i Kohës, Mehdiu (Zoti e shpejtoftë ardhjen e tij).
Prandaj, mua nuk më duhet Islami Arab, por Islami Botëror, me Profetësi dhe Lidership hyjnor.
Siç thuhet në Sureja El-Bekare, ajeti 124:
> وَإِذِ ابْتَلَىٰ إِبْرَاهِيمَ رَبُّهُ بِكَلِمَاتٍ فَأَتَمَّهُنَّ ۖ قَالَ إِنِّي جَاعِلُكَ لِلنَّاسِ إِمَامًا ۖ قَالَ وَمِن ذُرِّيَّتِي ۖ قَالَ لَا يَنَالُ عَهْدِي الظَّالِمِينَ
“…. ‘Unë do të të bëj ty imam për njerëzit.’ Ai tha: ‘Po edhe nga pasardhësit e mi?’ Ai tha: ‘Premtimi Im nuk i përfshin zullumqarët.’” pra vetem zullumqarët nuk mund të jenë Lider , por gjithmonë në çdo kohë do të ketë lider të devotshëm te frymëzuar nga Zoti.
Ne nuk kemi nevojë për Islamin e Muaviës, të Jezidëve, të Havarixhëve, të politikanëve, apo të medh’hebeve – këtyre shkollave sunite të formuara 200 vjet pas Profetit.
Ne kemi nevojë për Fenë që do të thotë Paqe – “Peace”.
Këtë Udhëzim e kanë predikuar Profetët, dishepujt dhe Imamët, të cilët sakrifikuan gjithçka: familjen, jetën, pasurinë dhe gjakun e tyre për ta mbrojtur këtë udhëzim të pastër nga deformimi dhe nga pushtetet e ndyra që e institucionalizuan Islamin në dinasti, mbretëri, dhe tash së fundmi – në politika të pista.
Mua nuk më duhet ky Islam.
Mua më mjafton Paqja.
Dhe më mjaftojnë Njerëzit e Paqes.
Autor :Ikballe Berisha Huduti
Prill 2025



