boronica-1

Koha për shëndetin

Spread the love

Boronica e kuqe

Përveç ndikimit shërues në traktin urinar, boronicat e kuqe shkatërrojnë bakterin Helicobacter pylori, i cili nxit të thatin në lukth dhe zvogëlojnë rrezikun nga shfaqja e sëmundjes së dhëmbëve dhe të mishit të dhëmbëve.

Frutat e boronicës së kuqe janë tepër të pasura me vitaminë C dhe me materie të tjera mbrojtëse, veç të tjerash, me bioflavonoide, të cilat kanë ndikim të fuqishëm si antioksidues, me të cilën zvogëlojnë rrezikun nga karcinoma (e gjinjve dhe e zorrës së trashë), si dhe nga sëmundjet e zemrës, sepse e rrisin përmbajtjen e kolesterinës “së mirë”. Boronicat e kuqe ndihmojnë edhe te përtëritja e shqisës së të parit dhe e ulin sheqerin në gjak, ndërsa janë të dobishme edhe për personat me stres.

Kopra pengon gazrat

Kopra ndihmon që ushqimi të kalojë shpejt nëpër organizëm, me ç’rast pengon krijimin e gazrave dhe ngërçet e muskujve, që kanë për pasojë fryerjen e barkut dhe dhembjen. Për të bërë çaj, merret një lugë gjelle fara të thyera të koprës me 2 decilitra ujë të vluar dhe lihet të qëndrojë 10 minuta. Pihet tri herë në ditë pas ushqimit. Më së lehti është që gjysmë luge fara të hahen pas ushqimit.

Mendra qetëson barkun

Çaji i mendrës ndihmon tretjen, zvogëlon turbullimin, gazrat, fryerjen, ngërçet dhe qetëson barkun e trazuar. Një lugë e gjysmë gjelle mendër qitet në 2 decilitra e gjysmë ujë të vluar. Lihet për 15 minuta, kullohet dhe përdoret menjëherë. Çaji i mendrës nuk bën të pihet nëse dhembja në bark është e shoqëruar me thartirë, sepse vajrat nga kjo bimë mund ta përkeqësojnë gjendjen.