3.1

Kombi dhe shteti i shqiptarëve në krijimtarinë e Naim Frashërit

Spread the love

Hyrje

Krijimtaria e Naim Frashërit ka rëndësi të posaçme për studime të lirisë dhe të të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve dhe krijimtaria e Naim Frashërit ka vlera të veçanta studiuese në rrafshin e studimit të lirisë dhe të të drejtave njerëzore dhe kombëtare, sikurse edhe në rrafshin e sociologjisë së kulturës, të estetikës dhe të psikologjisë.

Kombi dhe shteti i shqiptarëve

Të drejtat dhe liritë njerëzore Naim Frashëri i lidhë ngushtësisht me të drejtat dhe me liritë kombëtare të shqiptarëve. Madje, kombësinë e shqiptarit dhe ndjenjën e përkatësisë së tij kombëtare, sikurse edhe vetëdijen kombëtare e vlerëson lartë. Sipas Naimit “Duhet mbi çdo gjë, pa tjetër, kombësia të fitojë”. Këtë pohim e dallojmë në shumë vargje dhe, madje, mund të thuhet se ky pohim përbën një prej motiveve kryesore të të gjithë veprimtarisë së Naimit. Kështu, bie fjala, ndër vargjet e këtilla dallohen edhe këto vargje:

Ashtu si fjala grek është për ju e shtrenjtë dhe e dashur,
dhe për ne fjala shqiptar është e shtrenjtë dhe e çmuar
”.

Lirinë njerëzore dhe lirinë kombëtare Naimi nuk e ndanë, por në emër të lirisë së përbashkët Naimi porositë:

Ne duhet me të fortë të lidhemi që të gjithë.
Për dallim ton’të shtrenjtë, në emrin e lirisë
”.

Sipas tij njeriu arrin deri në liri të mirëfilltë duke u zhvilluar në kuadrin e lirisë së kombit. Këtë e dallojmë në vargjet, ku mallkon ata që “ prekin” në lirinë dhe në kombin e shqiptarëve dhe të dheut të tyre. Në këtë drejtim Naimi ka thënë

Edhe kur, në këtë shekull? Në këtë epokën tonë?
A e doni miqësinë dhe dashurinë tonë?
Hiqni dorë nga sofizmat,
nga gënjeshtrat, nga mashtrimet
”.

Naimi dallimin ndërmjet njeriut dhe kafshës e bëri edhe sipas kriterit të pohimit dhe të mohimit të atdheut. Këtë e dallojmë në këto vargje:

Kush kërkon që të këmbejë kombësinë, gjuhën e mëmës,
të mohojë atdheun, ndjenjat, ai do të jetë kafshë
”.

Për Naimin gjuha e nënës, ndjenjat kombëtare dhe atdheu është mbi të gjitha. Ai që tradhton këto, ai ka tradhtuar atdheun dhe këtë shqiptar nuk e do, sipas Naimit, “as mëma e vetë”. Secilin që përpiqet t’i rrëmbejë trojet tona, atij, sipas Naimit, i vijë vdekja.

Duke u bazuar në këtë të vërtetë Naimi porositë:

Ju o fqinjët tanë, dhe ti o diplomaci dinake,
binduni njëherë e mirë dhe pa pikën e dyshimit,
se shqiptari atdheun s’ia dorëzon askujt kurrë
”.

Ndërkaq, kushtet e zhvillimit të kombit i parasheh në zhvillimin e diturisë të shkencës dhe të shkollës. Qysh shekullin e XIX e ka konsideruar shekull të dritës.

Autor: Prof. Dr. Pajazit Nushi

(Revista “Vlera”, nr. 13, janar 2015, fq. 24)




There are no comments

Add yours