20. Lauren Booth

Kunata e Tony Blair rrëfen për fenë islame

Spread the love

Me ftesën e “World Hijab Kosova” në bashkëpunim me “Word Hijab Albania” ka qëndruar në Kosovë Lauren Booth. Ajo në një rrëfim mbi jetën e saj ka treguar për konvertimin në fenë islame “Familja ime gjithmonë është frikësuar se mund të kaloj në ekstremizëm, por këtë fe e zgjodhi zemra ime” ka thënë ajo. Mirëpo se si e zgjodhi këtë fe ka treguar vet ajo.

Një prej ditëve kam vizituar një xhami* e që për mua ishte hera e parë dhe përshtypjet ishin mahnitëse, ku dhe kalova tërë natën në dysheme, sepse ashtu ndjehesha më afër Zotit. Dhe nga mëngjesi i së nesërmes, unë fillova faljen bashkë me myslimanë të tjerë” ka thënë Lauren.

Ajo është nënë e dy vajzave dhe kur vendosi të konvertohej në myslimane, vajzat e saj iu drejtuan asaj me disa pyetje, njëra nga to ishte nëse bëhesh myslimane a do të vazhdosh të pish ende alkool? Dhe përgjigja e saj ishte se si një myslimane nuk do e prek më kurrë me dorë alkoolin. Ato u gëzuan dhe brohoritën “Yesssss”.

Lauren Booth ishte e njohur si gazetare në BBC dhe agjenci tjera të njohura ndërkombëtare. Ajo raportonte edhe për luftën në Irak e Palestinë, rrugë e cila i dha kahje tjetër kësaj gazetareje. Në vitin 2006 ajo njihet si gazetare që bënte kundër argumente për luftën në Irak dhe Palestinë.

E pyetur nëse ka diskutuar ndonjëherë me ish-kryeministrin e Britanisë, Tony Blair rreth fesë, ajo tha se për shkak të mospajtimeve politike, ka një kohë të gjatë që nuk ka komunikuar dhe nuk ka pasur rastin të flas për shaminë ose Islamin në përgjithësi. Derisa gruaja e Tony Blair, që është motra e Lauren-it, nuk ka kundërshtime për shaminë dhe pranimin e fesë islame. Tani Lauren Booth është praktikuese e Islamit dhe aktiviste për të drejtën dhe fuqizimin e gruas në shoqëri.

Për Kosovën thotë se nuk kam pasur ndonjë ide se çfarë shteti është, ishte e verbër nga paslufta dhe kjo ishte një mundësi që të njihet për së afërmi me popullin shqiptar.
___________________
* Kjo xhami është xhamia e Hazreti Masumes që gjendet në qytetin Kum (Republika Islame e Iranit).




There are 2 comments

Add yours

Post a new comment