21. Qerbelaja

Ç’është Qerbelaja e Naim Frashërit?

Spread the love

Vargjet e mëposhtme janë marrë nga poema “Qerbelaja” e Naim Frashërit, botuar së pari në vitin 1898 në Bukuresht, nga shoqëria “Dituria”. Në këtë fragment, të shkëputur nga kreu i tetëmbëdhjetë i veprës, Naimi bën përshkrimin e skenës makabre që mbisundonte në rrafshinën e Qerbelasë fill pas betejës, ku në dukje, Imam Husejni dhe përkrahësit e tij ishin shkatërruar njëherë e përgjithmonë, ndërkohë që armiqtë e tyre kishin korrur sukses. Më pas, në një ndryshim të beftë toni, ai e përgënjeshtron këtë përshtypje të gabuar dhe shpall se ishte pikërisht ushtria e vrarë e Husejnit që kishte ngadhnjyer atë ditë e që me veprimin e saj, i kishte dhënë jetë Islamit dhe e kishte gdhendur emrin e vet në përjetësi.

Diell’ ish’ duke përmbysur
dita ishte më të ngrysur
qiell i tër’ ishte nxirë
jeta ish’ bër’ errësirë
e vërteta ish’ drobitur
gënjeshtra ishte rritur.
Kështu dukej në të parë
dhe nga puna që kish’ ngjarë
mbretëronte Mavijeja
s’kish të bënte Fatimeja,
Imam Hysejni ish’ vrarë,
Jezitit i vinte mbarë,
kishte mundurë Syfjani
edhe Shimri e Mervani,
kishin mundur Perëndinë
edhe Muhamet Alinë.
Po kjo nuk ish’ e vërtetë
ishte nj’e rreme ndë jetë
Imam Hysejni fitonte
dh’e vërteta mbretëronte,
Imam Hysen’ ish’ nderuar,
Jeziti ishte shkretuar,
Hysejni mir nder për jetë,
Jeziti nëmën e shkretë,
Hysejni kish Perëndinë
e Jeziti djallëzinë.

Për Hysejnë përgjërohen
në dashuri afrohen
edhe sonte njerëzija
qajnë për ngjarjet e tija.
Jeziti me gjithë shokë
nëmënë kanë mbi kokë
dhe këtu dhe nd’atë jetë
dhe ndaj Zotit të Vërtetë.

Kush do Muhamet-Alinë
edhe beson Perëndinë
do Hasan e Fatimenë
dhe qan për Imam Hysenë
nuk bën jezitërinë
djallëzinë e ligësinë
se ata që janë vrarë
e ranë dëshmimëtarë
ranë për një të vërtetë
q’ajo na nderon në jetë.

Armikët e mallëkuar
s’e kishin kupëtuar
që ata zotërinjtë q’u vranë
e nderuan Qerbelanë.
Atje tek ra zoti ynë
edhe gjithë gjak e mbynë
vete edhe sot njerëzia
falet nër këmbët të tija.
O lule! Moj e vërtetë!
Të qofshim falë për jetë!
Zotërinj ju keni vuar
Neve na kini nderuar.

O vëllezrë shqipëtarë!
Pa qasuni duke qarë
dhe mbani zi këtë ditë
t’u xbresë nga Zoti dritë.
Pa kujtoni Qerbelanë
Gjithë zotërinjtë t’anë!

Me të lënë këtë jetë
Imami, zot i vërtetë
Shpirt i math vate te Zoti
Tek kish’ qenë edhe që moti…

 

Marrë nga www.dielli.net




There are 120 comments

Add yours
  1. home wifi viettel

    Aw, this was an extremely good post. Taking a few minutes and actual effort to generate a top notch article… but what can I say… I put things off a whole lot and don’t manage to get anything done.

  2. Rastrear Teléfono Celular

    El sistema Android le permite tomar capturas de pantalla sin ningún otro software. Pero aquellos que necesitan rastrear capturas de pantalla en secreto de forma remota necesitan un rastreador de captura de pantalla especial instalado.

  3. Rastrear Teléfono Celular

    Después de apagar la mayoría de los teléfonos móviles, se eliminará la restricción de ingreso de contraseña incorrecta. En este momento, podrá ingresar al sistema mediante huella digital, reconocimiento facial, etc.


Post a new comment