6.1

LETRA E IMAM ALIUT A.S. DËRGUAR DJALIT TË TIJ IMAM HASANIT A.S.

Spread the love

Prej prindit i cili është i vdekshëm, i cili i pranon vështirësitë e kohës, i cili ia ka kthyer shpinën jetës, i cili i është dorëzuar fatit të kohës, i cili e qorton këtë botë, i cili banon vendbanimet e të vdekurve dhe i cili nesër do t’i braktisë – djalit i cili lakmon atë që nuk mund të arrihet, i cili ecë rrugës së atyre që janë zhdukur, i cili është shënjestër e sëmundjeve, i cili është syrgjyn i ditës i cili është viktimë e vuajtjeve, rob i kësaj bote, tregtar i mashtrimit të saj, obligues i dëshirave, i vdekjes, aleat i brengave, shok i mjerimit, viktimë e vuajtjeve, i cili është i pushtuar nga pasionet dhe i cili është pasardhës i të vdekurve!

Kurse tani, vërtet, atë që e kam kuptuar nga rrotullimi i kësaj bote rreth meje, nga sulmet e furishme të kohës ndaj meje dhe të afruarit e asaj bote, mjafton të më mbrojë nga të kujtuarit e kujdo qoftë, pos të vetes dhe nga të persiaturit jashtë vetes. Mirëpo, kur të kufizohen në brengat e mija duke i lënë brengat e të tjerëve, mendja ime më shpëton dhe mbron nga dëshirat e mija. Kjo spastron çështjet e mija dhe më udhëheq drejt seriozitetit, ku nuk ka lojë, dhe drejt së vërtetës e cila nuk është turbulluar me gënjështër. Të konsideroj pjesë të vetëvetes, më saktësisht, të konsideroj tërësi timen. Kështu, nëse të ndodhë diç, ajo është sikur të më ndodhë mua. Dhe nëse vdekja të vjen, është njësoj si të më vinte mua. Ajo që është e jotja më intereson njësoj si edhe ajo që është e imja. Prandaj, po ta shkruaj këtë këshillë si rrugë të kërkimit të ndihmës përmes saj, qoftë se mbeten gjallë, qoftë se nuk do të ekzistoj më.

Të këshilloj të jesh i vetëdijshëm ndaj Zotit, biri im, të jesh i patundur në dispozitat e Tij, ta përmbush zemrën tënde me përkushtim ndaj Tij dhe të mbahesh për litarin e Tij. Cila lidhje është më e sigurt se lidhja midis teje dhe Zotit, nëse mbahesh për litarin e Tij?!

Fresko zemrën tënde me këshillë të mirë, qetësoje atë me durim, forcoje atë me besim të qëndrueshëm, ndriçoje me urtësi, bëje të përvujtur duke kujtuar vdekjen, nxite të besojë në kalueshmëri, mundësoji të shikojë vuajtjet e kësaj bote, paralajmëroje për fuqitë e kohës dhe shpejtësinë e ndërrimit të natës dhe ditës, njohtoje me ngjarje e popujve të lashtë, përkujtoja atë që u ka ndodhur atyre të cilët kanë qenë para teje, si dhe kalo midis vendbanimeve dhe gjurmëve të tyre, shiko atë që kanë bërë, prej ç’vendi janë larguar nga miqtë dhe janë vendosur në shtëpitë e vetmisë. Së shpejti do të jesh i ngjajshëm me ndonjërin prej tyre. Prandaj përgadite vendin e qëndrimit tënd dhe mos e shit botën e ardhshme tënden për këtë botë.

Hiqu diskutimit rreth asaj për çka nuk ke njohuri dhe mos fol lidhur me atë që nuk ka të bëjë me ty. Largohu nga shtegu nga i cili frikësohesh që të mos humbesh, ngase të përbajturit, kur ekziston frika nga të shtemëngurit, është më i mirë se të përzierit në punë të rrezikshme. Urdhëro për punë të mira, do të jesh nga të mirët. Pengo kryerjen e veprave të këqia me dorë e fjalë dhe përpiqu të jesh sa më largë atij që bënë keq. Lufto në emër të Allahut, me luftë të sinqertë dhe mos të largojë kurrë një qortim nga Zoti. Hedhu në rrezik për të Vërtetën, kudo qoftë ajo, dhe orientohu në të kuptuarit e fesë. Mëso shpirtin tënd të pësojë vuajtje, meqë vetia më e mirë e karakterit është durimi në çështjet e së Vërtetës në të gjitha punët tua mbështetu te Zoti yt, ngase ashtu do të mbështetesh në ndihmëtar të sigurt dhe mbrojtës të fortë. Kërko vetëm nga Zoti yt, ngase Ai në dorë ka gjithçka, dhënien dhe refuzimin. Kërko të mira sa më shumë që mundesh.

Kuptoje këtë porosi timen dhe mos e harro kurrë, ngase me të vërtetë fjala më e mirë është ajo e cila sjell dobi. Dhe dije se nuk ka kurrë një të mirë nga dituria e cila nuk sjell dobi. Nëse dituria nuk është e dobishme, atëherë as mësimi i saj nuk është i arsyeshëm.

Biri im, kur kuptova se jam plakur mirë dhe kur hetova se po ligështohem, nxitova ta lë këtë amanet ty dhe i paraqita këshillat kryesore të saj, ashtu që vdekja të mos më arrijë para se ta zbuloj atë që më flenë në zemër, para se urtia ime të goditet siç është goditur trupi im dhe para se të mposhtin fuqitë e pasionit dhe tundimet të kësaj bote, duke të bërë si deve kokëfortë. Zemra e të riut vërtet është si ara e papunuar, e cila pranon çdo gjë që hedhet në të. Nxitova pra të këshilloj para se zemra të ngurtësohet dhe përmes mendjes tënde frytet e përvojave të të tjerëve. Kështu do të ishte kursyer që vetë të kalosh nëpër këto përvoja. Në këtë mënyrë do ta shmangësh barrën e kërkimit të tyre dhe do të ruhesh nga vështirësitë e përpjekjeve. Me këtë arrin njohuri mbi atë që na e kemi përjetuar, e kupton madje edhe atë që na ndoshta e kemi lëshuar.

Biri im, edhe nëse nuk arrita moshën që e arritën ata para meje, megjithatë i kam shqyrtuar veprat e tyre dhe kam menduar mbi ngjarjet nga jeta nga jeta e tyre. Kam ndjekur gjurmët e tyre, ashtu që jam bërë si ata; në realitet, përmes asaj që kam mësuar nga ata sikur kam jetuar me ta prej fillimit gjer në fund. Prandaj kam qenë në gjendje të dalloj atë që është e pastër nga ajo që është e fëlliqur dhe atë që është e dobishme nga ajo që është e dëmshme.

Burimi: www.dielli.net




There are 13 comments

Add yours
  1. Howard Tews

    Excellent site. A lot of helpful info here. I am sending it to some friends ans additionally sharing in delicious. And certainly, thanks to your effort!

  2. tlover tonet

    I’m not that much of a online reader to be honest but your blogs really nice, keep it up! I’ll go ahead and bookmark your website to come back in the future. Cheers

  3. Luxury Female Escorts

    Woah! I’m really enjoying the template/theme of this site. It’s simple, yet effective. A lot of times it’s hard to get that “perfect balance” between superb usability and visual appearance. I must say that you’ve done a very good job with this. Also, the blog loads extremely fast for me on Firefox. Exceptional Blog!

  4. hire a hacker uk

    What¦s Taking place i’m new to this, I stumbled upon this I have discovered It positively useful and it has helped me out loads. I hope to give a contribution & assist different customers like its aided me. Great job.

  5. aizen power

    What Is Aizen Power? Aizen Power is presented as a distinctive dietary supplement with a singular focus on addressing the root cause of smaller phalluses

  6. legit hackers for hire

    Thank you for some other fantastic post. Where else may just anyone get that kind of information in such an ideal method of writing? I’ve a presentation subsequent week, and I’m at the search for such info.

  7. Ikaria lean belly juice reviews

    Hey this is kind of of off topic but I was wanting to know if blogs use WYSIWYG editors or if you have to manually code with HTML. I’m starting a blog soon but have no coding skills so I wanted to get guidance from someone with experience. Any help would be enormously appreciated!


Post a new comment