5.1

RESPEKTI PËR LIGJIN SIPAS IMAM ALIUT (paqja qoftë mbi të)

Spread the love

Për rehatinë dhe sigurinë e popullatës, ligjet janë të nevojshme. Kur ne e kuptojmë përparësinë e veprimit në përputhje me ligjin, atëherë do bëhemi qytetar të mirë. Në shoqërinë e civilizuara, njerëzit nuk mund të jetojë pa ligje. Aty ku mbisundon ligji i xhunglës, aty nuk ka shoqëri të civilizuar. Për udhëheqjen e mirë të administratë shoqërore, të rëndësisë esenciale janë ligjet e përcaktuara në mënyrë të drejtë. Këto ligje shërbejnë për mirëmbajtjen e rendit dhe për të siguruar ndëshkimin e merituar dhe adekuat për fajtorët. Për rehatinë dhe sigurinë e popullatës, ligjet janë të nevojshme. Në vendet ku ka mirëkuptim në mes të njerëzve dhe ligjvënësve, ligjet nxirren për levendinë e njerëzve, prandaj edhe ata i respektojnë këto ligje. Në një shtet mund të ketë mbarëvajtje të përgjithshme nëse populli i atij vendi i nënshtrohet ligjit.

Në vendet ku ligjvënësit punojnë me motive të fshehta egoiste dhe gjatë formimit të ligjit nuk e kanë ndërmend mbarëvajtjen e njerëzve, aty njerëzit nuk nderojnë ligjin dhe në atë shoqëri paraqiten pakënaqësitë. Respekti për ligjet kur legjitimohet për të mirën e popullit është esenciale dhe prindërit duhet t’ua shpjegojnë fëmijëve këto. Kur fëmija vëren se prindërit e kalojnë rrugën vetëm prej vendkalimit të këmbësorëve, ai do të kuptojë se edhe ai duhet të bëjë të njëjtën. Ai do të pranojë shprehinë e ndjekjes së ligjeve të sigurisë dhe asnjëherë të mos t’i shkelë ato.

Prindërit duhet t’u tregojnë fëmijëve se automobilat dhe mjetet tjera lëvizëse e kanë të drejtën e lëvizjes nëpër rrugë dhe këmbësorët mund të shfrytëzojnë vetëm kalimin e këmbësorëve kur dëshirojnë të kalojnë në anën tjetër të rrugës. Këmbësorët që e anashkalojnë këtë rregull bëjnë kundërvajtje dhe janë të ekspozuar rrezikut të fatkeqësisë. Kur fëmija të kuptojë përparësinë e veprimit në përputhje me ligjin, ai do bëhet një qytetar i mirë.

Hazret Imam Aliu (paqja qoftë mbi të), urdhëruesi i besimtarëve thotë: “Shprehitë janë natyra e dytë e njeriut”.

Redaksia e revistës “Vlera”.




There are 5 comments

Add yours
  1. Jerrell Stolz

    I am often to running a blog and i really respect your content. The article has actually peaks my interest. I’m going to bookmark your site and preserve checking for brand spanking new information.

  2. KAS coin prediction

    Hey! This is my 1st comment here so I just wanted to give a quick shout out and tell you I genuinely enjoy reading through your blog posts. Can you suggest any other blogs/websites/forums that deal with the same subjects? Thanks!

  3. najtańszy sklep

    You are truly a excellent webmaster. The site loading
    velocity is incredible. It seems that you are doing any unique trick.

    Furthermore, the contents are masterpiece.
    you have performed a great task on this matter!
    Similar here: sklep online and also here: Bezpieczne zakupy


Post a new comment