4.1

Libri “Principet e fesë”

Spread the love

Tashmë në dorë të lexuesve vjen libri më i ri nga Shtëpia Botuese “Dielli Pas Reve” me titull “PRINCIPET E FESË”.

Tematika dhe përmbajtja e këtij libri, iu shërben lexuesve që brenda 30 ditësh të mësojnë fenë islame, në mënyrën më të lehtë dhe më të shpejtë.

Për t’ua vënë në disponim çështjet jetësore të sqaruara me argumente shkencore, ne për lexuesit vigjilent që janë gjurmues të së vërtetës, kemi përgatitur një varg prej tridhjetë leksionesh të zgjedhura nga grupi i dijetarëve islame dhe bashkëkohorë.

Disa nga mësimet në këtë libër janë:

– Krijuesi i universit;

– Muhamedi (s.a.a.) Profeti i paralajmëruar;

– Zbulimi i fshehtësive të natyrës;

– Si është fshehur Imami?;

– Historia e Sakifes;

– Islami dhe liria e të menduarit;

– Puna dhe përpjekja;

– Islami ofron provokim;

– Ndryshueshmëria e jetës së njerëzve;

– Pas vdekjes etj.

Librin mund ta gjeni në bibliotekën e Institutit “Naim Frashëri” në Prishtinë. Apo porositni përmes e-mail adresës [email protected] që përmes postës të vjen në shtëpitë tuaja.