1.1

LUTJA PËR FËMIJËT

Spread the love

1. O Allah!
Bëhu mirëbërës ndaj meje
Dhe plaki fëmijët e mi,
Duke m’i bërë më të mirë
Dhe duke më lejuar që t’u gëzohem!

2. O Allahu im!
Bëji jetët e tyre të gjata,
Zgjati afatet e tyre,
Rrite më të voglin prej tyre,
Forcoje më të dobëtin prej tyre,
Bëji të shëndoshë trupat e tyre,
Dhuroji përkushtim fetar,
Dhe veti morale,
Bëji të mirë në
Shpirtrat e tyre,
Gjymtyrët e tyre,
Dhe çdo gjë që më shqetëson nga gjendja e tyre,
Dhe derdhe në duart e mia furnizimin e tyre!

3. Bëji të virtytshëm, të drejtuar, mendjehollë,
të dëgjueshëm dhe të bindur ndaj Teje,
adhurues dhe mirëdashës të miqve të Tu,
Dhe gjithnjë kundërshtues dhe plot urrejtje ndaj të gjithë armiqve të Tu!

4. O Allah, përmes tyre, jepi fuqi dorës time,
Forcoji supet e mia të rënduara,
Shtoje numrin tim,
Zbukuroje praninë time,
Ruaje kujtimin tim,
Më zëvendëso kur të jem jashtë shtëpisë,
Më ndihmo në hallet e mia
Dhe bëji
Që të më dashurojnë,
Besnikë, të afërt,
Të sinqertë, të dëgjueshëm,
Asnjëherë të padëgjueshëm,
Të pasjellshëm,
Kundërshtues, apo kundërvajtës!

5. Më ndihmo në rritjen e tyre,
Edukimin e tyre,
Dhe në mërzinë time për ta,
Më jep prej tyre fëmijë meshkuj,
Bëje këtë mirësi për mua,
Dhe bëji ata mbështetje për mua,
Në atë çka kërkoj prej Teje!

6. Dhe na jep të mira në këtë botë,
Dhe të mira në botën tjetër,
Dhe na ruaj nga dënimi në zjarr!

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 14, prill 2015, fq. 36)




There is 1 comment

Add yours

Post a new comment