2.1

DALLIMET E NJOHJES SË SHUHUDIT (DËSHMISË)

Spread the love

Autor: Dr. Eidi Ekber

Dyshoj në gjithçka të gjallë, kam gjetur diç me çka dyshoj në të gjitha dyshimet, e kjo diçka, në të vërtetë, është ideja ime e cila del nga brendia ime, prandaj kjo ide ekziston – nëse ajo ekziston, është brenda meje, atëherë edhe unë jam që ekzistoj. Mendoj, pra ekzistoj” – Rene Dekarti

Përse Dekartit (Descartes) deklaroi këtë mendim i cili bë i njohur? Çfarë përfundimi kishte arritur për të deklaruar këtë?

Dekarti erdhi në këtë përfundim, ngase para kësaj dyshonte në gjithçka. Filozofët atëbotë përsiatnin shumë lidhur me këtë dhe ofronin teori gjithfarëshe. Për shembull, rreth vetes shoh botën, por mund të jetë kjo vetëm fantazia ime, është e mundur që kjo botë nuk ekziston fare. Mirëpo, a kam unë edhe ndonjë dyshim për gjitha atë çka dyshoj? A është e mundur që gjithçka në çka dyshoj (qiejt, dielli, hëna) dyshoj se ekziston? A kam ndonjë dyshim lidhur me të gjitha këto dyshime? Nëse kam, atëherë paskam një njohuri të brendshme e cila është krejt tjetër.

Ai dyshimi i cili dyshon në të gjitha dyshimet tjera, është pikërisht njohuri e qëndrueshme, njohuri e brendisë (ilm-e huzuri) – është fjala për njohuri inteligjente e cila dallon nga të gjitha tjerat. Dekarti e përmbyll në këtë mënyrë: “Dyshoj në gjithçka të gjallë, kam gjetur diç me çka dyshoj në të gjitha dyshimet, e kjo diçka, në të vërtetë, është ideja ime e cila del nga brendia ime, prandaj kjo ide ekziston – nëse ajo ekziston, është brenda meje, atëherë edhe unë jam që ekzistoj. Mendoj, pra ekzistoj”.

Ibni Sina, 700 vjet para Dekartit e ka deklaruar po këtë mendim, duke e kuptuar se nuk është diçka me rëndësi, andaj e ka flakur tej. Ai kishte zbuluar disa vërejtje për këtë mendim dhe e kishte lënë anash. Katër llojet e rrugëve për arritjen e njohjes janë:

1. Rruga e shqisave (havas);
2. Rruga e mendjes (akl), kur me ndihmën e filozofisë dhe logjikës konkludojmë për gjëra të botës tjetër;
3. Rruga e njohjes së sinqeritetit të dikujt (te’abudi);
4. Rruga e dëshmimit direkt nga brenda (ilm-e huzuri).

Tri të parat kërkojnë ndërmjetës, kurse e katërta jo. Tri të parat mund të jenë gabim, kurse e katërta jo.

(Revista “Vlera”, nr. 14, prill 2015, fq. 38-39)




There is 1 comment

Add yours

Post a new comment