ad5441887bf7134347bffdd5991cbe3d

Lopatat e varkëtarit

Spread the love

Lopatat e varkëtarit

Një varkëtar po  i kalonte udhëtaret me varkën e tij nga një anë e liqenit në anën tjetër.
Udhëtareve ua kishin tërhequr vëmendjen lopatat e varkëtarit. Në njërën nga lopatat e varkëtarit shkruante besim, kurse në tjetrën të punosh.
Udhëtarët me kureshtje e kishin pyetur se çfarë ishte kuptimi i tyre.

Ai ishte përgjigjur: Për të kaluar nga njëra anët liqenit në tjetrën kam nevojë për të dy lopatat. Punë duke besuar. Pa pasur besim asnjë punë nuk vyen. Mungesa e njërës nga këto është sikur të mundohesh ta lundrosh varkën me vetëm një lopatë. Për të arritur suksesin, kemi nevojë për këto të dyja. Përndryshe mbesim aty ku jemi. Nuk arrijmë assesi aty ku dëshirojmë.