1.3

LUTJA E DITËS SË MËRKURË NGA IMAM SEXHADI (a.s.)

Spread the love

Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim.

Falënderimi e lavdërimi janë vetëm për Allahun, i cili natë e bëri mbulesë, gjumin pushim dhe ditën jetesë. Vetëm për ty është lavdërimi dhe falënderimi. Ti më ringjalle mua nga vendi kur isha i shtrirë, e sikur Ti të dëshiroje do ta kishe bërë gjumin tim të përhershëm. Gjithmonë e vazhdimisht falënderime e lavdërime që nuk i numërojnë dot krijesat.

O Zoti im! Vetëm për ty është falënderimi dhe lavdërimi. Ti krijove e përsose, Ti caktove e gjykove, Ti i bërë të vdesin dhe Ti ngjalle, Ti ke bërë të sëmurë dhe Ti shërove, Ti fale dhe vure në sprovë, Ti mbi Arshin u lartësove dhe sundimin Ti e zotërove. Varfëria ime e thellë kërkon mëshirën Tënde, hidhërimi im është zmadhuar prej teprimeve dhe janë të shumta shkarjet e rrëshqitjet e mia, por pendimin unë e bëjë me sinqeritet vetëm para Teje.

Madhëroje dhe dhuro paqe e shpëtim për Muhamedin, vulën e profetëve dhe për familjen e tij të mirë e të pastër! Bëj që unë të kem ndërmjetësimin e Muhamedit (paqja e shpëtimi i Allahut qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij) dhe mos më privo prej shoqërimit të tij, me të vërtetë vetëm Ti je më i Mëshirshmi i Mëshiruesve.

O Zoti im! Vendos për mua në ditë e mërkurë katër gjëra: fuqinë time bëje në bindjen Tënde, aktivitetin tim bëjë në adhurimin vetëm për Ty, dëshirën time të madhe bëje në arritjen e shpërblimit Tënd dhe përkohshmërinë time forcoje në ato veprime qe e bëjnë të detyrueshme për mua dhimbjen e madhe të dënimit Tënd, me të vërtetë Ti je i Dhembshuri për atë që dëshiron.

ALLAHUMME SAL-LI ALA MUHAMMED VE ALA ALI MUHAMMED

(Revista “Vlera”, nr. 7, nëntor 2011, fq. 26)




There are no comments

Add yours