IslamologjiMësime IslamePër jetëPsikologjiSociologji

Lutja për mënjanimin e brengave

  1. O lirues i brengave,
    Mënjanues i shqetësimit,
    Mëshirëbërës në këtë dhe në botën tjetër,
    Dhe i gjithëmëshirshëm për të dyja,
    Bëj rahmet mbi Muhammedin dhe familjen e Muhammedit,
    Më liro nga brenga ime,
    Dhe mënjanoje shqetësimin tim!
  2. O Një, i Vetëm, Strehim i Amshueshëm,
    Ai i Cili nuk ka lindur
    As është lindur,
    Dhe me të Cilin askush nuk është i barabartë.
    Më ruaj
    Më pastro
    Dhe largoje pikëllimin tim!
    Këtu lexohet ajeti (2:255), dy sure të mbështetjes (113dhe 114) dhe suren e njësisë (112)
    Ajetul Kursia – Është më mirë të lexohet në gjuhën arabe.
    Në emër të Allahut, Mëshiruesit dhe Mëshirëbërësit!
    Allahu,
    Nuk ka zot pos tij,
    Të Gjallit, të Amshueshmit.
    nuk e merr as të koturit, as gjumi:
    E Tij është gjithçka
    Që ndodhet në qiej dhe Tokë.
    Kush mund të ndërhyjë tek Ai,
    Pos me lejen e Tij?
    Ai e di ç’ka para tyre
    Dhe ç’ka pas tyre,
    Ndërsa ata nuk arrijnë asgjë nga dituria e Tij,
    Pos asaj që do Ai.
    Arshi i Tij përfshin qiejt dhe Tokën;

Mbajtja e tyre nuk e rëndojnë Atë;
Ai është i Lartmadhëruari, Famëlarti!
Surja Felek – Është më mirë të lexohet në gjuhën arabe.
Në Emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!
Thuaj: Të drejtohem o Zot i agimit
Nga e keqja e gjithçkaje që Ai ka krijuar,
Nga keqja e errësirës kur dendësohet,
Nga e keqja e atyre të fryjnë në nyje,
Nga e keqja e ziliqarit kur ka zili!
Surja Nas – Është më mirë të lexohet në gjuhën arabe.
Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!
Thuaj: Të drejtohem o Zot i njerëzve,
Mbret i njerëzve,
Allah i njerëzve,
Nga e keqja e pëshpëritësit përgjues,
I cili pëshpërit në zemrat e njerëzve,
Edhe prej xhinëve edhe prej njerëzve!
Surja Ihlas – Është më mirë të lexohet në gjuhën arabe.
Në Emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!
Thuaj: Ai është Allahu, Një,
Allahu, Strehim i Amshueshëm,
Nuk ka lindur dhe nuk është i lindur,
Dhe askush nuk është i barabartë me Të!
Pastaj thuaj:

  1. O Allah,
    Të lutem
    Me lutjen e atij
    Nevoja e të cilit është e fuqishme,
    fuqia e të cilit është e brishtë,
    mëkatet e të cilit janë të shumta,
    Me lutjen e atij i cili nuk gjen
    Kurrfarë ndihmësi për nevojën e vet,
    Kurrfarë forcuesi të brishtësisë së vet,

Kurrfarë falësi të mëkatit të vet,
Pos Teje,
o Kamës i madhështisë dhe bujarisë!
Kërkoj nga Ti
Vepër me të cilën do ta duash atë që e kryen
Dhe siguri me të cilën do t’i japësh fitim atij që është i sigurt
Me vërtetësinë e sigurisë
Në lidhje me përmbushjen e urdhrit Tënd!

  1. O Allah,
    Bëj rahmet mbi Muhammedin dhe familjen e Muhammedit,
    Merre shpirtin tim gjersa është i bindur në sinqeritet,
    Këputi nevojat e mia nga kjo botë,
    Bëj që dëshira ime për atë që është te Ti
    Të bëhet gjakim për Të takuar,
    Dhe më jep besim të vërtetë tek Ti!
  2. Kërkoj nga Ti
    Mirësinë e shënimit që është sajuar
    Dhe kërkoj strehim te Ti
    Nga e keqja e shënimit që është sajuar.
    Kërkoj nga Ti
    Frikën e robërve prej Teje,
    Robërimin e atyre të frikuarve përulësisht prej Teje,
    Sigurinë e atyre të cilët kanë besim te Ti,
    Dhe besimin e atyre të cilët kanë uzdajë te Ti.
  3. O Allah, bëje
    Dëshirën time në kërkimin tim
    Si dëshirën e miqve të Tu në kërkimin e tyre,
    Dhe druajtjen time
    Si druajtjen e miqve të Tu!
    Më inkuadro në kënaqësinë Tënde me punët
    Në të cilat nuk do ta lë anash asgjë nga besimi Yt
    Duke u frikësuar prej ndonjërës nga krijesat e Tua!
  4. O Allah,
    Kjo është nevoja ime,
    Pra bëje të madhe dëshirën time për të,
    Bëje të qartë pendimin tim në të,
    Mbushe atë me argumentin tim,
    Dhe përmes saj shëroje trupin tim!
  5. O Allah,
    Dikush zgjohet në mëngjes,

Me uzdajë dhe shpresë në diç tjetër krahas Teje.
Unë zgjohem në mëngjes,
Ndërsa Ti në çdo gjë je uzdaja ime dhe shpresa ime,
Prandaj cakto për mua ato që janë më të mirat në fund
Dhe më liro me mëshirën Tënde nga tundimet mashtruese,
O më i Mëshirshmi nga mëshiruesit!

  1. Dhe Allahu bëftë rahmet mbi të parin tonë,
    Muhammedin, Pejgamberin e zgjedhur të Allahut,
    Dhe familjen e tij të pastër!

Të ngjashme

Back to top button