Maca e katundit në qytet

Spread the love

Një macë shkon nga fshati në qytet. Atje takohet me macat e qytetit. Macat e qytetit e pyesin macën e katundit:

– “Pse erdhe ti këtu në qytet, kur e ke më mirë në katund? Atje është më bollëk, ka bukë, ka mish”.

– “Po besa, ashtu është, por për një copë bukë po m’i japin edhe dy másha kré” – ia kthen maca e katundit.*

Kjo video qesharake që zgjat 20 sekonda paraqet frikësimin e tri maceve nga një qen, sepse ato janë të koncentruara në vështrimin e zogut që endet skaj tyre. Frikësimi nuk vjen si pasojë e frikës por si pasojë e trembjes. Në këtë rast, nuk vlen thënia popullore: “Tre maca e hanë një qen”. Shikim të këndshëm!

* Tregoi: Hysen Rrecaj, nga fshati Llaushë (Drenicë, viti 1958), cituar nga: “Nga folklori ynë II (kallëzime dhe përralla)”, përmblodhi: Anton Çetta, botues “Rilindja”, Prishtinë 1989, fq. 352.




There are no comments

Add yours