4.1

Mburrja për të kaluarën

Spread the love

Mburrja për të kaluarën

Muslimanët e sotëm mburren me atë se feja islame i ka nxjerrë femrat nga kthetrat e barbarizmit dhe i ka dhënë rol më të lartë në krijim. Gjithashtu muslimanët lëvdohen se gratë muslimane janë më të vlerësuara në krahasim me gratë moderne të cilat vërtet janë si një objekt për reklamimin e bizneseve të ndryshme. Gjithashtu muslimanët cekin se si për daljen nga Xheneti nuk ka gabuar vetëm Hava por ka gabuar edhe Ademi (paqja qoftë mbi të dytë) së bashku dhe në të njëjtën kohë, kështu që me këto fjalë mburrësie mbahen me vite të tëra pa menduar se ata që mburren e shëmtojnë të kaluarën me të tashmen e reales së hidhur.

Me çka shikohet sot bota?

Në teori, bota shikohet përmes syzeve me xhama të trëndafilta, ndërsa në praktikë kjo teori plotësisht injorohet. Në fakt, bota muslimane shpesh ka tendencë për të jetuar mbi dafinat e lavdisë së vjetër, duke i përkujtuar të arriturat e filozofëve të mëdhenj, edukatorëve, shpikësve, shkencëtarëve arabë që shpikën algjebrën, kiminë, matematikën, alkiminë dhe shumë të arritura mjekësore dhe shkencore-astronomike. Lëvdohen me shtetin e tyre islamik, i cili në atë kohë ishte i njohur në gjithë botën. Përkujtohet pasuria e madhe e abasitëve kur nuk ka pasur asnjë të varfër dhe s’ka pasur kujt t’i jepet zekati (lëmosha), por askush nuk bën asgjë për të ndryshuar gjendjen e tashme, stagnimin total moralizues të botës islame dhe muslimane në përgjithësi.

Autore: Ikballe Berisha Huduti

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 13, janar 2015, fq. 14)