3.1

Pse gratë nuk ishin pejgambere?

Spread the love

Pse gratë nuk ishin pejgambere?

Asnjë grua në realitet nuk ka qenë pejgambere, e dërguar e Zotit, në këtë pozitë kanë qenë vetëm meshkujt. Kjo nuk do të thotë se femra është e privuar, por kjo vetëm tregon se femra është e ndryshme nga mashkulli dhe se roli i saj në shoqëri është në përputhje me aftësitë dhe mundësitë e saja gjinore.

Është e vërtetë se feja islame nuk lejon që gratë t’i kryejnë të gjitha llojet e bizneseve apo punëve. Për shembull, një grua nuk mund të jetë imam (prijëse) në namaz dhe të udhëheq lutjet. Arsyet janë shumë praktike dhe logjike. Femra çdo muaj ka ciklin menstrual, pas lindjes së fëmijës ajo është lehonë dhe ka gjakderdhje që tek disa femra zgjat deri në dyzet ditë, kjo gjendje e saj numërohet si e sëmurë dhe e papastër, andaj ajo nuk mund të fal namazin dhe nuk mund të agjërojë.

Çka tjetër nuk mund të bëjë femra?

Duhet të ceket gjithashtu se femra ka një zë tingëllues si dhe të bukur provokues, mund t’ia tërheq vëmendjen meshkujve dhe t’i dekoncentrojë nga meditimi për Allahun e Lartësuar. Nuk është e thënë nëse gruaja nuk mund të jetë prijëse në namaz, e pastaj të mos jetë aktive në jetën publike. Gratë mund të studiojnë fenë, shkruajnë libra dhe mbajnë ligjërata në lidhje me fenë. Është e njohur se Fatime ez-Zehra (paqja qoftë mbi të), pra bija e Pejgamberit (paqja qoftë mbi të dhe mbi familjen e tij) ka mbajtur edhe fjalime politike. Në Tunizi, Siri dhe Irak e sidomos në Iran, gratë janë të vendosura në vende kyçe në gjykatë, si dhe janë përcaktuar si gjykatëse në sektorin e mosmarrëveshjeve familjare.

Irani është i vetmi vend ku ligji islamik është i respektueshëm dhe i aplikueshëm dhe mbi 30% e grave janë të ulura në parlamentin e këtij shteti, gjithashtu një grua është emëruar në postin e nënkryetares. Sigurisht, këto femra janë të veshura si duhet, flokët dhe i gjithë trupi i tyre është i mbuluar sipas parimeve fetare, kështu që tek këto femra nuk ka pengesa për kryerjen e përgjegjësive, biznesit dhe karrierës së tyre.

Autore: Ikballe Berisha Huduti

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 13, janar 2015, fq. 14)




There are no comments

Add yours