26. Koha

Menaxhimi i frytshëm i kohës

Spread the love

Koha jote është jeta jote, ajo është duke u shkrirë mu sikur akulli në mënyrë konstante.Mos lejo kohën tënde që të humbasë.Koha nuk mund të jetë pa një strukturë. Ti duhet të rregullosh ditën dhe natën tënde, të organizosh rutinën e punës dhe të vendosësh çdo aktivitet në secilën periudhë. Kjo është një metodë për të rikujtuar Zotin dhe kjo është një përbërës i nevojshëm për lumturinë shpirtërore dhe është pjesë adhurimi.

Zoti është betuar në kohën

Arabisht:

بِسْمِ اللَّـهِ الرَّحْمَـٰنِ الرَّحِيمِ

وَالْعَصْرِ
إِنَّ الْإِنسَانَ لَفِي خُسْرٍ
إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَتَوَاصَوْا بِالْحَقِّ وَتَوَاصَوْا بِالصَّبْرِ

Transliterimi:

Bismil-lahirr-rrahmanirr-rrahim

Vel-‘asr
Innel-insane lefi khusr
Il-lel-ledhine amenu ve amilus-salihati, ve tevasau bil-hakki, ve tevasau bis-sabri.

Përkthimi

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

Pasha kohën!
Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt.
Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t’i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.

Përdore kohën tënde deri në lindje të diellit në 4 mënyra për të kujtuar Zotin

Përdore:

1. Duke bërë namaz
2. Duke falenderuar Zotin tënd.
3. Duke lexuar Kur’an.
4. Duke reflektuar

Reflekto mbi gabimet e tua dhe planifiko ditën tënde me bindjen dhe vëmendjen drejt Zotit. Gjatë ditës duhet të angazhosh veten me veprime në të cilat ti merr përfitime, prandaj përdore kohën tënde në katër mënyra:

E para është të kërkosh njohuritë e dobishme me vetëdijen drejt Zotit, është mënyra më e mirë e shfrytëzimit të kohës dhe më e vlerësuara ndër të gjitha, pasi rrit vetëdijen ndaj ekzistencës së Zotit.

E dyta është nëse nuk je i gatshëm të përdorësh marrësh dije përdore kohën tënde në lutje shtesë nga 4 mënyrat e kujtimit të Zotit të lartcekura.

E treta është të veprosh në mënyrë të tillë që të sjell lumturi në zemrën e besimtarit duke bërë vepra të mira. Njëra prej tyre është të vizitosh të sëmurët në spital dhe të ushqesh të varfrit.

E katërta është të shpenzosh kohën tënde duke bërë një jetesë të ndershme duke punuar. Të kujdesesh për veten dhe familjen është një formë e duhur për shpenzimin e kohës ky rast po ashtu është pjesë e adhurimit por gjithsesi bëj kujdes nga lakmia sepse e shkatërron besimin.

Koha e shenjtë

Përpiqu të zgjohesh nga gjumi përpara sabahut, kësaj kohe të shenjtë dhe lejo zemrën dhe gjuhën tënde të kujtojë Zotin. Pastro trupin dhe vishu në mënyrën e duhur me vëmendjen drejt Zotit. Lutu në shtëpinë tënde dhe më pas shko në xhami me qetësi dhe duke kujtuar Zotin. Lutu në grup sepse është 27 herë më mirë sesa të falesh vetëm. Mos dështo ta kompletosh këtë akt kaq të vlefshëm. Nëse ti je neglizhent atëherë çfarë përfitimi ka të kesh njohuri ose dije? Mbi të gjitha fryti  i dijes është ta veprosh atë. Harmonizo jetën mes adhurimit, punës dhe përparimit. Kur dielli të bëhet i kuq përpiqu të lutesh Zotit. Ti duhet të kërkosh falje derisa dielli të ulet. Gjithashtu duhet të ruash kohën për familjen dhe komunitetin. Përpara se të flesh rishiko edhe njëherë çfarë ke mësuar. Mos e mbyll ditën me veprime të pavlera. Duhet ta dish se gjumi është si vdekje dhe të zgjohesh është si rilindje. Bëhu gati të takosh Zotin kur ti fle me pastërti në shpirt dhe vullnet.

(Redaksia e revistës “Vlera”, nr. 27, tetor/nëntor 2018, fq. 29)




There are no comments

Add yours