gjumi është si vdekje dhe të zgjohesh është si rilindje

Namazi – Tregime për fëmijë

Spread the love

Sytë e përlotur

Asnjëherë nuk e harroj. Para disa viteve kur isha në klasën e tretë dhe me shokët luaja futboll, një nga fëmijët thërriti me zë të lartë nga një rrugicë: Fëmijë! Ka humbur një fëmijë i vogël dhe është duke qarë! E ndërpremë lojën dhe të gjithë së bashku shkuam pranë saj. Pamë një vajzë të vogël që kishte flokë të zeza e të bëra gërshet dhe sytë iu ishin skuqur nga të qarët e shumtë. Ajo ishte e lodhur vetëm përsëriste fjalët: “ Nëna, nëna ime ku është?”

Unë thashë: “Ta dërgojmë atë në një xhami që me anë të atropolantit nga minarja ta shqiptojnë emrin e saj dhe ndoshta prindërit e saj mund të gjenden”. Fëmijët e pranuan mendimin tim dhe të gjithë së bashku shkuam në drejtim të xhamisë. Gjatë rrugës, njëri prej fëmijëve i bleu akullore vajzës së vogël, por ajo nuk e pranoi akulloren dhe duke qarë tha: “ Unë dëshiroj nënën time!”. Me shumë vështirësi e kuptova që vajza e vogël quhej Merjeme.

Shërbëtori i vjetër i xhamisë me anë të mikrofonit disa herë tha: “ Është gjetur një vajzë e vogël me emrin Merjem. Luten prindërit që sa më parë të vijnë në xhami”. Vajza e vogël qante dhe kërkonte nënën e vet, dhe në fund ajo e ndërpreu të qarët sepse nëna e saj i erdhi! Vajza vrapoi në drejtim të nënës dhe u qetësua kur e përqafoi atë.

Edhe ne gjithashtu jemi si ky fëmijë i vogël dhe gjatë gjithë jetës shkojmë pas një njeriu apo gjësendi që të gjejmë qetësi. Ajo gjë nuk mund të jetë paraja, pozita, forca, bukuria apo gjëra të tjera materiale. Sepse, një pjesë e njerëzve i posedojnë këto gjëra, por prapëseprapë nuk kanë qetësi dhe gjithnjë janë të shqetësuar e të brengosur. Në Kur’anin e Madhëruar thuhet: “ Ata që besuan dhe me të përmendur Allahun, zemrat e tyre qetësohen, pra ta dini se me të përmendur Allahun zemrat qetësohen”.

Dhe, namazi është rruga më e mirë për të arritur qetësi.

Falje të namazit – njohuri për fëmijë.

Veprimi i parë për të falur namazin është marrja e abdesit. Imam Bakir (a.s.) ka thënë: “ Namazi pa abdes, nuk është namaz”

Rroba të bukura

Në kohën kur Imam Hasani (as) dëshironte të falte namazin, i vishte rrobat më të bukura. E pyetën atë: “Pse gjatë faljes namazit i vishni rrobat më të bukura?”. Imami u përgjigj: “Zoti është i bukur dhe e do bukurinë. Për këtë arsye, unë i veshi rrobat më të bukura kur falem dhe i lutem Zotit”. Gjatë faljes së namazit rrobat e falësit duhet të jenë t pastra dhe hallall, është e preferuar që rrobat të jenë me ngjyrë të bardhë dhe të pastër si dhe të kenë erë të mirë.

Yjet mbi tokë

Gjatë faljes së namazit, vendi i faljes së namazit duhet ët jetë i pastër dhe hallall. Vendi më i preferuar për të falur namazin është xhamia. I Dërguari i Allahut (saa) ka thënë: “Xhamitë janë shtëpitë e Zotit mbi tokë. Ashtu sikur yjet janë ndriçues për banorët e tokës, ashtu edhe xhamitë janë ndriçues për banorët e qiellit”.

Shikimi domethënës

Personi i cili falet duhet të drejtohet kah Qabeja. Qabeja është sekreti i unitetit të myslimanëve. Kur të gjithë myslimanët e rruzullit tokësor drejtohen nga Qabeja, atëherë krijohet një pamje e bukur. Qabeja e madhëruar është shtëpia e cila ndodhet në qytetin e Mekes.

Në fillim të Islamit, kur i Dërguari i Allahut (saa) nuk ishte shpërngulur ende në Medine, trembëdhjetë vite të tëra e falte namazin në drejtim të Bejtul Mukadesit. Pas shpërnguljes në qytetin e Medinës, populli jehud filloi që t’i ngacmonte myslimanët dhe duke i përqeshur atyre u thoshin: “ Në qoftë se feja e Muhamedit është fe e ndarë në vete, atëherë përse nuk posedon një Qabe të ndarë, por e falë namazin në drejtim të Qabesë sonë (Bejtul Mukadesit)?” Këto thënie shqetësuan pa masë zemrën e pastër të Dërguarit (saa).

I Dërguari i Allahut (saa) në mes të natës zgjohej nga gjumi, dilte jashtë nga shtëpia dhe shikonte drejt qiellit të natës. Ai ishte në pritje të shpalljes së Zotit. Një natë zbriti ajeti nga ana e Zotit xh.sh.: “Ne shumë herë po shohim kthimin e fytyrës tënde kah qielli , e Ne gjithqysh do të drejtojmë ty në drejtim të një kileje (Qabeje) që ti e do atë” (Sure Bekare – 144).

Në vitin e parë të shpërnguljes, i Dërguari i Allahut (saa) me anë të festës së Ummi Besherit kishte shkuar në mes fisit Beni Salim në pjesën perëndimore të qytetit të Medinës. Në kohën kur i kishte falur dy rekatet e para të namazit të drekës në drejtim të Bejtul Mukadesit (Qabesë së parë), zbriti urdhri i Zotit për t’u kthyer në drejtim të Qabes. I Dërguari i Allahut (saa) pjesën tjetër të namazit e fali në drejtim të Qabesë dhe që nga ajo kohë ajo u bë kibleja e përhershme e myslimanëve.