
Robërit u tërhoqën për në Sham, ku arritën pas disa ditësh.
Shami ishte në festë. A nuk mund të festonte për “fitoren” e Jezidit?! Ai po priste kokën e prerë të “armikut”, kokën e Hyseinit – nipit të Resulullahut (s), Pejgamberit të Zotit. Kjo aventurë e joshi me kënaqësi Jezidin. I fryrë me krenari, Jezidi filloi të përmendte të parët e tij e bëmat e tyre, duke cituar një varg nga vjershat e tij:
“U përpoq Hashimi të shtjerë në dorë mbretërinë,
Por, jo – as mesazh i erdhi dhe as frymëzim i zbriti!”
Ja, kjo është edukata e jezidëve.
Në Sham, Imami Zejnelabedin’ mundi t’u flasë njerëzve dhe t’i zgjojë ata nga befasia. U shpjegoi atyre faktet, të vërtetën: se ai dhe i ati dëshmor, si dhe gjithë familja, nuk ishin kundërshtarë të shtetit islam, sikurse u ishte thënë njerëzve, dhe as armiq të Islamit dhe Kur’anit, sikurse ishin akuzuar me shpifje e gënjeshtra.
Dhe pas kësaj, Imami (a) vazhdoi:
“…Ai që më ka njohur mua, më njeh kush jam; ai që nuk më
ka njohur, po i tregoj për veten dhe nga rrjedh… Unë jam biri i Muhammed Mustafait… Unë jam biri i Ali Murtezait… Unë jam biri i Fatime Zehrasë… Unë jam biri i prijëses së grave…
Unë jam biri i të therurit të Qerbelasë…”
Ende pa mbaruar të shqiptojë në vazhdim fjalëzën “unë”,
njerëzit shpërthyen në të qara me kuje.
Kjo thirrje e fortë e Imamit i vetëdijësoi banorët e Shamit
dhe u zgjoi atyre kujtesën, pra se kishin të bënin me Ehli Bejtin – familjen e Pejgamberit (s)!
Në Sham filluan shenjat e para të revoltës, sepse njerëzit po njiheshin me të vërtetën. Jezidi e kuptoi se revolucioni kundër tij mund të shpërthente, prandaj urdhëroi largimin e robërve dhe të kokave të prera nga Shami. Pastaj ai sinjalizoi njerëzit të mos e përmendin emrin e Hyseinit.
Kush përmendte emrin e Hyseinit, e priste burgu ose vdekja.
THERORIZMI DHE REVOLUCIONI
I pari që përmendi emrin e Hyseinit (a) ishte shoku i tij i mirë, Xhabir bin Abdullah El-Ensari. Ai vizitoi varrin e prijësit të dëshmorëve. Atje derdhi lotët e tij të rëndë e të sinqertë. Këto lot u thyen në një furtunë gjatë gjithë historisë.
Ata që injorojnë vlerën e këtyre lotëve nuk bëjnë gjë tjetër veçse përsërisin fjalët e jezidëve dhe mbajnë mbi qafë mëkatin që ato përmbajnë si edhe mëatin e autorit të tyre.
Por… në ditët që vijnë, admiruesit e Hyseinit drejtohen për në Qerbelë dhe derdhin reke lotësh, kryejnë rite të tilla fetare që shkojnë deri në vetëmohim. Ata ruajnë gjakun e pastër të Hyseinit si një pishtar i ndezur për revolucion. Ata ruajnë mësimin e këtij therorizmi që të mbetet shembull e t’u flasë brezave të ardhshëm.
Njerëzit nuk do të harrojnë revolucionin e prijësit të revolucionarëve, të Hyseinit (a), kundër padrejtësive dhe përsekutimeve.
Për këtë, e vetëm për këtë, Benu Umeje e Benu Abbas ndaluan vizitat në varrin e Hyseinit (a) dhe në varret e dëshmorëve të tjerë. Por… me gjithë përpjekjet e armiqve dhe agjentëve të tyre, përkujtimi i dëshmorëve dhe përkushtimi ndaj tyre u ngrit si një përmendore madhështore dhe pikërisht atje ku ata derdhën gjakun e tyre të pastër.
Drita e shehadetit do të shkëlqejë gjatë të gjitha kohëve, ndërsa epoka e shehadetit do të mbetet si një himn që do të dëgjohet deri në amshim.
Dhe së fundi, Hyseini na ka mësuar se gjaku i derdhur për çështjen e Zotit mposht edhe shpatat. Ai na mësoi se jeta me shtypje, vuajtje e mundime nuk është gjë tjetër veçse vdekje, përderisa vete ai i ndaloi muslimanët t’u nënshtrohen uzurpuesve.
Ai na mëson se një pakicë mund një shumicë me lejen e Zotit, dhe këtë e arrin me qëndrimet dhe idetë e tij kundër veprës së tiranëve.
Hyseini është një shkollë për të parmatosurit në revolucionin e tyre kundër shtypësve, qofshin të armatosur deri në dhëmbë.
Hyseini është imam për të gjithë ata që punojnë për vendosjen e një pushteti të drejtë dhe islamik.



