mendjet e kornizuara

Në vend të editorialit MENDJET E KORNIZUARA DHE TRUTË E SHPËLARË

Spread the love

Shumica e mediave perëndimore po udhëhiqen nga një ideologji e strukturuar për shekullin 20 dhe 21. Kjo ideologji promovon antivlera duke i reklamuar e kamufluar në emër të vlerave njerëzore. Kjo rrymë, ideologji socio-filozofike që është emëruar me emrin “modernizëm” ka futur rrënjët e saj në shoqëritë perëndimore me pretekstin se kjo mënyrë e jetës është më e shëndoshë, më e përshtatshme dhe më me perspektivë.
Kjo rrymë moderniste bazohet tek: njeriu i bardhë, gjuha angleze dhe besimi i krishterë.
Duke e parë botën moderne përmes këtij prizmi (njeriu i bardhë, gjuha angleze dhe besimi i krishterë) që vë në lëvizje zhvillimin e strategjisë së idesë moderniste, ne vështrojmë një shoqëri të degjeneruar, shërbëtore e robotizuar përmes teknologjisë moderne, e cila e humb kontekstin e të jetuarit normal, ngase modernizmi arrin ta bëjë rob të gjërave materiale, duke humbur ngrohtësinë dhe ndjenjën e të pasurit familje dhe duke krijuar një boshllëk shpirtëror.
E gjithë kjo dukuri e shëmtuar dhe e dhimbshme, arrihet shumë lehtë nga përkrahësit e masonëve të cilët përmes aparaturës së tyre shumë të perfeksionuar arrin që tek shoqëria e sotme të formojë “mendje të kornizuara” dhe “tru të shpëlarë”. Për këtë ideologji moderniste ndihmojnë disa qindra e mijëra persona, të cilët, nën përkrahjen e masonëve dhe shërbëtorëve të tyre, jashtë mase mitizohen dhe hiperbolizohen përmes talentit që mund ta ketë një person, si dhe investojnë shuma të mëdha për të krijuar figura të famshme në fushat e ndryshme, si të muzikës, kinematografisë, modës e sportit, të cilët artistë, apo figura të famshme pastaj luajnë rolin teatral të tyre duke shfaqur idenë sioniste-moderniste të tyre tek masa e gjerë e shoqërisë.
“Mendjet e kornizuara“ arrijnë të bëhen atëherë kur ata e shohin fenë si diçka të panevojshme, zakonet i shohin si të pakuptimta, të kota, si diçka të vjetërsuar, festat fetare si të parëndësishme dhe kështu pra formohet një dukuri tjetër e quajtur “Shprehu lirë”. Ndërsa unë pyes se sa i frytshëm mund të jetë të shprehurit e mi të lirë, kur një ide moderniste më ka mësuar se si të mendoj duke më ushqyer dhe futur në kornizë trurin tim.
Ndërsa për sa i përket dukurisë tjetër që njihet si “shpëlarja e trurit”, kjo më shumë paraqitet tek njerëzit fetarë që janë të dhënë pas besimit por nuk kanë njohuri të mëdha rreth bazamenteve dhe njohurive të Kur’anit. Këtyre fetarëve, që nuk kanë njohuri të mjaftueshme rreth fesë së tyre, grupet, sektet e devijuara, së pari ia bëjnë të pavlerë gjithashtu zakonet, ritet fetare, traditat kombëtare edhe pse nuk janë në kundërshtim me Islamin dhe në fund i orientojnë pasuesit e vet duke i futur mësime të reja në trurin e shpëlarë. Atëherë krijesa njeri, bëhet si një kafshë të cilës për t’i treguar orientimin se nga të shkojë, duhet të vendosë frerët në gojë dhe dy pjesë të lëkurës përreth syve, e këto pjesë lëkurash aludojnë me dukuritë e quajtura “Bidat” dhe “Shirk”.
Kjo pra ishte një ilustrim më i thjeshtë dhe konkret për ata prijës fetarë që ua shpëlajnë trurin pasuesve të tyre fetarë që nuk studiojnë por i marrin gjërat verbërisht apo duke dëgjuar vetëm disa ligjërata nëpër xhami apo në rrjetet sociale.

Me dua dhe respekt : Ikballe Berisha Huduti




There are no comments

Add yours