stresi

Çfarë është ankthi, depresioni dhe paranoja

Spread the love

Autor : Ikballe Berisha Huduti

Ankthi është pjesë e jetës tonë dhe funksioni i tij mund të krahasohet me atë të tensionit të gjakut – ne na duhet një nivel i caktuar i tij që të jetojmë, por nëse ky nivel ngrihet shumë atëherë mund të na dëmtojë.

Dr. Enila Cenko

Studimet psikologjike lidhur me ndjenjën e ankthit vërtetojnë se ankthi ka ndërlidhje me tiparet e personalitetit. Kur jemi te tiparet mund të themi se personat që kanë më shumë probleme me ankthin kanë këto tipare pozitive, siç janë: kreativiteti, miqësia, ndjeshmëria emocionale dhe ngrohtësia, empatia, sinqeriteti etj. Këto tipare pozitive kur i posedon një person, ai më shumë është i prirë të ketë ankth, ngase lidhet emocionalisht, është ambicioz dhe i përkushtuar për idenë, mendimin dhe ndjenjën që ka për të tjerët dhe për veten. Ndërsa disa tipare të tjera e përkeqësojnë dhe e rrisin ankthin, duke u munguar vetëbesimin tek personat përkatës, pra, tek personi në fjalë që është i prekur nga ankthi. Persona të tillë dëshirojnë që ta shohin veten të përkryer, të pagabueshëm, gjithnjë të suksesshëm, ka nevoja të theksuara që të vlerësohet nga të tjerët, të sfidojë kritikat ndaj vetes etj.

Simptomat e ankthit

Kur përjetoni ankth zemra ju rreh fort, frymëmarrja shpeshtohet, muskujt tensionohen dhe duart ju djersiten. Ndërsa kur jeni të qetësuar, ndodh tërësisht e kundërta. Rrahjet e zemrës janë më të ngadalta, frymëmarrja është e thellë dhe keni temperaturë normale trupore.
Njerëzit që vuajnë nga ankthi kronik shpenzojnë një pjesë të mirë të ditës duke u shqetësuar dhe duke u frikësuar për çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Ky lloj ankthi është paralizues, na detyron të harxhojmë shumë energji emocionale dhe ndërhyn në aktivitetet tona të përditshme duke na bërë të ndihemi të lodhur fizikisht dhe të ngarkuar psikologjikisht. Lajmi i mirë për të gjithë ata që bashkëjetojnë me ankthin është që çdokush mund të mësojë të menaxhojë ankthin nëpërmjet teknikave të ndryshme, qoftë me meditim apo me metodat fetare si falja e namazit (pasi edhe namazi është një lloj meditimi), kryerja e zikrit (përmendja e pandërprerë e Zotit duke e përkujtuar me emrat e Tij) etj.

Shkaktarët e depresionit

Çdo sëmundje fizike apo ndonjë ndryshim i gjendjes shpirtërore tek njeriu ka paralajmërimet dhe shkaqet paraprake, prandaj shkenca e psikologjisë në suaza të mësimeve islame ka vërtetuar se janë tre shkaktarë kryesorë që njeriun e sjellin deri tek depresioni, e ato janë:
– Ankthi,
– Paniku (shqetësimi i befasishëm), dhe
– Mendimet negative.
Ankthi, paniku dhe mendimet negative te dikush paraqiten më shumë e te dikush tjetër më pak. Prandaj, ka shumë metoda paraprake për të larguar depresionin ku ankthi, paniku dhe mendimet negative janë shkaktarë të tij. Ne duhet së pari të përforcojmë vetëbesimin dhe pastaj të kuptojmë disa gjëra para se të fillojmë ta ndihmojmë veten se si ta largojmë ankthin e të mos prekemi nga depresioni.
Mendimet tona ngacmojnë emocionet tona, gjithashtu edhe ne vetes i shkaktojmë panik (shqetësim të befasishëm) për gjëra shumë të panevojshme dhe të vogla. Prandaj, paniku nuk është gjë tjetër vetëm se një gjendje që ne ia krijojmë vetes në kokën tonë. Njerëzit që kanë panik e dëmtojnë veten e tyre sepse në mendjen e tyre fusin mendime të këqija, emocione të këqija dhe pastaj krijojnë gjendje të rëndë si psikike ashtu dhe fizike.
Më lartë e cekëm se ankthi është një sëmundje e cila paraqitet tek personat që kanë tipare pozitive dhe tipare negative. Po kalojmë tek tiparet negative, se si një person gjithnjë posedon atë ndjenjën se dikush nuk po e vlerëson sa duhet dhe kjo pra është një ndjenjë jo reale se ai duhet të jetë gjithnjë perfekt në krahasim me të tjerët (ky ves më shumë përkon me një lloj mendjemadhësie) etj.
Prandaj, personat që kanë ankth dhe i shkaktojnë stres vetes, nuk merren me veten dhe me sjelljet e tyre të pakontrolluara por i japin përparësi vetëm vetes, duke mos pranuar asnjë kritikë nga të tjerët dhe në një moment vërtetohet se ky person me kësi tiparesh negative, mund të kalojë edhe në sëmundje më të rënda psikike. Themi sëmundje më të rënda, ngase kur njeriu është në depresion, në vetvete posedon shumë ankth dhe fillon të mendojë vetëm negativisht, asgjë nuk i duket e drejtë, asgjë nuk i duket e bardhë, dhe po t’i flasësh për të mirë atij i duket e kundërta e saj, ngase nuk pranon kritikën dhe i jep përparësi vetëm mendimit negativ dhe pesimist që ka. Kështu pra, nëse një klient i tillë nuk shfaq dëshirë për të dalë nga ankthi e depresioni, ai në njëfarë mënyrë i ofrohet edhe sëmundjeve të tjera të rënda psikike siç është paranoja që njihet si sëmundje psikike me çrregullim mendor progresiv që zhvillohet ngadalë dhe karakterizohet nga ideja e mendjemadhësisë, e persekutimit (përndjekjes), e dyshimit (vesveseve) etj.
Nëse duam ta konkretizojmë këtë rast, do të përmendja jetën e artistëve, prej të cilëve ka të tillë që për një kohë kanë qenë shumë të famshëm, e pastaj i bie fama, nuk ka më cilësi në punën e tij, fillon të humbasë adhuruesit e tij duke mos arritur ta përballojë mossuksesin, ngase është mësuar gjithnjë që ta duartrokasin, kështu që ky person ose kalon në depresion nëse vërtetë e ka dashur atë famë të madhe, ose nga pakënaqësia dhe frika se s’mund të përballojë një realitet të dhimbshëm që e ka krijuar në kokën e tij. Atëherë ky lloj individi merr doza të mëdha të drogës apo i ndodhin aksidente të rastësishme, apo edhe vetëvrasje, ngase të tillë njerëz janë të prekur prej sëmundjes së paranojës, e paranoja është tërheqje nga e keqja, ajo theksohet në frikë dhe personi ka frikë se do t’i ndodhë diçka e keqe, por këtë e ka futur në kokën e vet dhe kështu ligji i tërheqjes i ofron edhe rrezikun nga ai mendim negativ që ka për veten. Për ta zbutur depresionin e ankthin, këta individë konsumojnë drogën, alkoolin e të tjera gjëra, si arsye për ta tejkaluar më mirë këtë mossukses në jetë.
I njëjti rast si shembull i lartpërmendur ndodhë edhe tek njerëzit radikalë fetarë, të cilët duke e mbajtur veten si besimtarë dhe duke u indoktrinuar nga literatura apo nga ligjërata të prijësve fetarë, ata e pranojnë fenë nga frika e ndëshkimit dhe ndodhive të këqija në këtë botë e jo nga dashuria dhe njohuria e thellë e fesë dhe besimit. Prandaj të këtillë persona, nga mosnjohja e mirë e fesë apo nga njohja shabllone e marrjes së parimeve të fesë përmes logjikës së shëndoshë, nga ankthi që i krijojnë vetes, se nëse nuk e bëjnë këtë, kështu do të hakmerret Zoti ndaj meje, nëse nuk i kryejnë obligimet fetare (doemos, me frikë ose me dashuri) do të më gjejë dënimi i Zotit, e të tjera mendime dhe kështu pra arrijnë të bëhen kokëfortë, këmbëngulës e të frikshëm pa pasur asnjë bazë logjike, e për këtë Profeti Muhammed citon në librat e haditheve se: “Kokëfortësia dhe torollaku janë motër e vëlla.”

Si mund ta vërejmë nëse jemi paranoik apo jo?

Paranoja është një gjendje jo e mirë kur ne jemi të frikësuar nga jeta dhe nga mjedisi që na rrethon, kur ne ia ndjellim të keqen vetes, pra, kur kemi mendime negative, kur i sinjalizojmë vetes se do të na ndodhë diçka e keqe, kur mendojmë se askush nuk na do, të gjithë janë kundër nesh etj. Ose, ja një shembull më konkret: një person paranoik është duke vozitur makinën dhe në sekondë i shkon mendja se si mund ta lëvizë timonin duke dalë nga rruga apo edhe mund të ketë ndonjë aksident vdekjeprurës.
Prandaj, nga dëshira e asaj që nuk dëshirojmë të kemi as ankth e as depresion, e aq më pak të mos prekemi nga ndjenja e trishtuar e paranojës, si krijesa me forcë dhe mendje të shëndoshë njerëzore duhet të gjejmë një nga dy alternativat përkatëse:
– Ose t’i shmangim (mendimet e këqija) dhe ta largojmë rrezikun, ose
– t’i dalim përballë të keqes.
Pse na duhen këto dy alternativa? Sepse një person me një gjendje të tillë është duke vuajtur, dhe një njeri me mendime të këqija është duke i shkaktuar dëme vetes edhe të tjerëve, prandaj nëse personi është në këtë gjendje, duke vuajtur nga kjo ndjenjë apo ndoshta sapo ka filluar t’i kuptojë simptomat e kësaj sëmundjeje paranoike, atëherë më e mira e të mirës është që ky person të merret me këto dy alternativa: Ose t’i shmanget mendimeve të këqija ose të përballet me situatën e keqe. Përballja me të keqen është një punë shumë e rëndësishme sepse lidhet me mendimet tona, prandaj duhet bazuar në alternativën e parë, që t’i shmangemi mendimeve të këqija dhe të veprojmë me alternativën e dytë, të përballemi me të keqen. Si shembull, nëse kemi ndjenjën paranoike se do të na ndodhë diçka e keqe, duhet t’i themi vetes: “Jo, unë jam në rregull, kam patentën e shoferit, kam njohuri, rruga është e mirë, frenat i kam të mira dhe unë besoj tek Zoti se asgjë nuk ndodhë pa dijen dhe dëshirën e Tij, unë e kam nisur punën me Bismilah apo fillon të lexojë ndonjë sure (lutje) etj.”

Test psikologjik nga Dr. COWLEST

Nga ky testim personal me pyetje dhe përgjigje ne do të vërtetojmë veten se sa paranoikë dhe të frikësuar jemi nga e keqja.
1 – “A ju mungon vetëbesimi dhe a e konsideroni veten të paaftë për të përballuar kushtet e jetesës?
2 – A vuani nga një ndjenjë e dhimbshme e druajtjes dhe të qenët і turpshëm?
3 – A e keni të vështirë në një mbledhje të takoni dikë të cilin nuk e keni takuar më parë, dhe a ju bën kjo gjë të ndiheni në siklet dhe në ankth?
4 – Nuk ndiheni і qetë kur jeni vetëm?
Nëse përgjigjja për pyetjet e mësipërme do të jetë “po”, atëherë ju jeni і frikësuar. Si përfundim do të themi se shumë persona me çrregullime të ndryshme të ankthit për një kohë të gjatë mund ta kenë ngarkuar veten shumë rëndë duke mos e hetuar për shumë muaj, madje edhe vite se kanë arritur në një gjendje të stresit të akumuluar të nivelit të lartë. Menaxhimi i suksesshëm i simptomave të stresit konsiderohet një kusht shumë i rëndësishëm i mbisundimit dhe evitimit të çrregullimeve të ankthit. Një hap kyç në këtë drejtim do të ishte që individi të “jetë në kontakt” me trurin e vet, për të arritur të njohë simptomat e ndryshme të stresit, të vetëdijesohet për praninë e tyre e pastaj të ndërmarrë veprimet e duhura të menaxhimit dhe mbisundimit të tyre përmes relaksimit të thellë.

1- Etika dhe zhvillimi shpirtëror, f. 201, autor: Sejjid Muxhteba Musavi Lari, botoi: Instituti Ndërkombëtar Kërkimor “Rumi”, Tiranë 2013.




There are 178 comments

Add yours
  1. Kaithlyn

    I have been exploring for a bit for any high quality articles or weblog posts
    on this kind of area . Exploring in Yahoo I ultimately stumbled upon this
    web site. Reading this info So i’m happy to exhibit that I
    have an incredibly excellent uncanny feeling I found out exactly what I needed.
    I such a lot indisputably will make certain to don?t
    put out of your mind this website and give it a look regularly.

  2. 룸 알바

    That amount could payy for 10 months of youngster care, seven months of rent payments aand 11 months of food fees, thee National Women’s Law Center calculated.

  3. 토지노솔루션

    It is perfect time to make some plans for the future and it is time to be happy. I have read this post and if I could I desire to suggest you few interesting things or suggestions. “토지노솔루션” Perhaps you can write next articles referring to this article. I desire to read more things about it!

  4. 두윈카지노

    Right here is the perfect blog for anyone who wants to understand this topic. You know a whole lot its almost hard to argue with you (not that I actually will need to…HaHa). You definitely put a fresh spin on a topic that’s been written about for many years. Great stuff, “두윈카지노” just wonderful!

  5. 두윈바카라

    I absolutely love your blog and find a lot of your post’s to be just what I’m looking for. Would you offer guest writers to write content for you? “두윈바카라” I wouldn’t mind producing a post or elaborating on many of the subjects you write related to here. Again, awesome site!

  6. zakupy online

    You are actually a just right webmaster. The website loading velocity is amazing.
    It seems that you’re doing any unique trick.
    In addition, the contents are masterpiece. you’ve done a fantastic task on this matter!
    Similar here: dyskont online and also here: E-commerce

  7. link building

    Good day! Do you know if they make any plugins to assist with SEO?

    I’m trying to get my site to rank for some targeted keywords but I’m not seeing very good results.
    If you know of any please share. Kudos! I saw similar blog here:
    GSA Verified List

  8. sklep

    Wow, awesome weblog format! How long have you ever been blogging for?
    you made blogging glance easy. The overall look of your web site is wonderful,
    let alone the content! You can see similar here sklep


Post a new comment